Përplasjet gjeopolitike në Ballkan

Përplasjet gjeopolitike në Ballkan

Nga Albert Prenkaj - 26/09/2020

Është më se e qartë që sot e gjith ditën kemi prani evidente të gjeopolitikave divergjente në bririn e Evropes Jug-Lindore. Përplasjet janë të ashpra, dhe secila me zell përpiqet të arrij objektivat e saja duke ndikiar në një mënyrë apo tjetren të ushtrojnë ndikimin e saj. Secila gjeopolitikë përpiqet të shtrij hegjemoninë e saj përmes: fuqisë së butë, në mënyrë hibride, përmes real-politikës, apo përmes ndërhyrjes së drejtpërdrejtë.

Në përplasjen e interesave, secila palë e interesuar poashru hedhë në etër lajme të rreme përmes mediumeve, të cilat krijojnë opinion dhe percepcion të porositur. Në Mal të Zi, u krijua një realitet politik përmes “betejes për Kishen Ortodokse”, që në realitet në vetvete ka konotacion gjeopolitik dhe ndrimin e paradigmave dhe të qeverisjes së gjatë të nomenklatures post-komuniste. Në Serbi, qeverisja stabile e Vuçiq, është tregues se gjeopolitikat e interesuara për prezencë kanë një platformë stabile për të qene present në paqe, e që mundëson një lloj modus operandi për tërë rajonin. Pra Serbia shërben si një platformë operative për të zgjeruar ndikimin ne rajon. Kosova dhe Shqipëria, përfshirë edhe Maqedoninë Veriore, si masa seizmike të përplasjeve gjeopolitike, tashmë janë arena eksperimentale në të cilat çdo ide është xixë stralli.

Ajo shkon aq largë sa që në Kosovë shkon deri tek aspekti antropologjik dhe semantik. Në ish Jugosllavi, për arsye ideologjike, thellimin e bindjes së përkatësisë dhe lidhjes me mitin e individit, në secilën republikë dhe krahinë autonome, një qyteti ju vu prefiksi Tito, ashtu siç bënë popujt tjerë, me toponime pas rikthimit të etno-nacionalizmit. Kështu asi kohe kishim p.sh.: Titograd (Podgorica e sotme), Titov Veles (Maqedoni), Mitrovica e Titos (Kosovë), Titovo Uzhice (Serbi), apo Kardelevo (sot Plloqe në Kroaci), sipas ideatorit të sistemit të vetqeverisjes së kalses punëtore, etj.

Ashtu siç kemi topinime me sufiks: srb, srbski apo srpska, srban, srbobran, srbica. Apo tentimet e shqiptarëve në Kosovë të emërojnë toponimet, kuturu, pa bazë mikrotoponimesh apo hidronimesh. Nevoja për identifikim me fuqinë e padiskutueshme që sjellë paqe dhe mirëqenje, bëri që mendësia falenderuese të shpreh tërë entuziazmin me pagëzimin e fëmijëve: Billklinton, Tonibler, ashtu siç kishte ndodhur në të kaluaren kur e njëjta mendësi lidhte jetën shpirtërore me ngjarjet e kohes me emrar Naser, Sedat, Osamë, apo llagapet që kjo mendësi i përdorë sot e kësaj dite, si: Rusi, Zhuti, Crni, Beli.

Mendësia e hapur për toponime, antroponime e pateonime që i sjellin gjeopolikat me siguri do të absorboi mite të servuara nga ndërtues percepcionesh hibride apo soft power. Secila nga ato kërkon humus të volitshëm për të mbjellur faren apo hasmërinë ndaj divergjencës së pranushme në terren.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco