'Ata po kqyrin me u ba si Natasha Kandiqi'

'Ata po kqyrin me u ba si Natasha Kandiqi'

Nga Valbonë Bajrami - 25/09/2020

U çue nji grup kogja i madh në Kosovë, po kqyrin me u ba Natasha Kandiça. Asaj i ka dhezë që ka folë për krimet në Kosovë sepse ka pasë krime makabër. Pothujse e vetme në habitatin e shtetit të saj, normal që instancat ndërkombëtare i kanë kushtue vëmendje. 

Në anën tjetër, në Kosovë, për 1000 serb që përfolet se janë vra, janë ba grup i madh, biles edhe analista që pa fije marrje vjedhin edhe citate të Kandiç, që t'ban me kuptu që në tanë këtë farë katrahure nuk asht zhvillu naj hulumtim në vete, por ma lehtë, vjedh fjalë të gojve të huja, zavendësoj faktorët, apo në rastin Kosovë/Serbi, ndërroja venin viktimave, dhe mos helbet po dhezë fama e Natashës. 

Jo të nerum analista, nuk ju dhezë me marë çmime ndërkombëtare si Natasha, sepse e para jeni ba shumë. E dyta, jeni piliqa në veprimtari ndaj të drejtave të njeriut. Ju duhen pak thinja sa të Natshës. 

Ju duhet edhe me u ungjë me nxe karrikën, dhe me i vëndu në peshore sa ka qenë totali i të vramve në Kosovë bazue në nacionalitet. Ju duhet me vlerësu damin mental territorial. Ju duhet me matë çdo frymë banori se qysh asht përshtatë në liri - qoftë depresion në masë apo edhe çoroditje si qentë kur zgjidhen prej zingjirëve - dukuri normale bazue në rrethana që ka qenë Kosova. 

Ju duhet edhe intelekt përtej kafeve që mledhni gjoja dëshmi: 'kam nie prej filanit e fistekes' Ju duhet artikulim për ate se çfarë flisni dhe GUXONI me theksu UÇK si akronim i përgjithshëm se gjoja paska ba krime ndaj serbëve. Me emna individual, keni të drejtë. 

Asht e pakapshme me menue se qysh ndikojnë ironizimet e jueja ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, te ata/o ushtar/e që kanë luftue me nerë, dhe mbas luftës janë përkamë në mënyrën ma të poshtër të mundshme, si materialisht si në gjendjen e tyne mentale. 

Për dallim nga Natasha Kandiç, asnjë nga këta cicëronët kundër UÇK-së, nuk keni kërku ndihmë mentale ndaj ushtarëve (automatikisht me PTSD qysh vlerësohen nëpër botë) që pjestarë dhe familjarë të tyne me i marë shërbimet e duhuna - Kandiç e ka ba këtë për popullin e saj. Juve nuk ju asht nie zani në vakt as për gratë e përdhunume në luftë. E keni shujtë krimin edhe pse përditë keni dalë në TV. 

Leni bindjet e tjerruna në 5-6 vitet e fundit që për fatin e mentalitetit të shpellave, org. vendore dhe të huja ju ka marë ma shumë se 15 vjet lobim e ende vazhdon, për me ardhë në shprehje krimi makabër i përdhunimit. Për me u diskutu hapun, hej.

Juve, kërkues të famës përmes temave komplekse sot DSM ju sheh me sy skeptik se ku bash e keni qëllimin, dhe ju futë në kategorinë "phenomenology of fame" ku pastaj seleksionoheni në kategori të çrregullimeve të personalitetit - ky asht definicioni 'bruto' që ta thotë shkenca mendore, ti grahi qysh dush për me arritë trofe "Natasha Kandiç". Por dallimi intelektual mes jush dhe Kandiç asht si nji ritëm tallava me komponim nga muzicient profesionistë. 

Me i vëndu në peshore tana krimet që janë ba në Kosovë dhe nuk kena marë asgja damshpërblim - 0--null--zero- asht hipokrizi e lloit të vetë mu çu me lypë çmime "Natasha Kandiç", apo direkt me përgjithësu Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në veprimtari - çohni prej gjumi sepse nuk jeni tu e marë asnji çmim, as në rryp nuk e keni.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco