Mirë se vini në Krahinën e Kosovës

Mirë se vini në Krahinën e Kosovës

Nga Nezir H.Kraki - 24/09/2020

Pavarësisht çka thonë argatët trutharë të bandave politike të cilët perparimin dhe pasurimin e tyre e bëjnë mbi mjerimin e popullit...
Një gjë mos e harroni!

S’ka ndodhë n’historinë e re që një vend, nga statusi i shtetit të pavarur, papritmas të shëndrrohet në zonë gjeografike të padefinuar, në të cilën dhe me të cilën bëhet veç biznes. Pa asnjë konsideratë apo identifikim shtetëror apo politik.

Por kjo nuk është e vetmja anë tragjike e kësaj vakie të gërditshme.

Ana tjetër e saj është fakti që edhe biznesin në zonën gjeografike të Kosovës do ta bëjë shteti nga i cili Kosova u nda me gjak, me dhunime, me djegie e me barbari.

Pikërisht ai shtet tash na mbivendoset jo veç neve në Kosovën e shitur e të vjedhur nga komitat e zagarëve të kravatuar, por edhe shqiptarëve tjerë në Ballkan, si superfuqi ushtarake, politike dhe ekonomike.

Kjo na nxjerrë neve brutalisht nga loja e aleancave që i kishim deri tash me Ameriken dhe Evropën. Vendin tonë në kancelaritë e fuqishme tash e tutje e marrin ata që para 20 viteve ishin armiq te atyre vendeve.

Prandaj festohet e këndohet në Beograd. Jemi kthy ne kohen e asaj thenjes « Trepça punon, Beogradi nderton ». Tash e tutje thuhet « Kosova dhuron, Serbia feston ».

Shkoi Amerika, shkuan aleancat, shkoi pavarësia, shkoi huq lufta...

Mirë se vini në vitin 1974, në Krahinen e Kosovës.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco