"... Dhe deti"

Nga Hisen Berisha - 23/09/2020

Të rinjtë shqiptarë në Mal të zi, 20 deri 30 veta, kandidat për të studiuar, në mëshirën e Prishtinës, Tiranës dhe Beogradit!?

... si të duan ta quajnë por ky sezon turistik detar ju ka treguar Malit të zi e Shqipërisë, se janë kosovarët dhe shqiptarët nga trevat tjera shqiptare, ata që po i mbajnë gjallë me turizëm dhe po mbushin buxhetin e këtyre shteteve.

Prandaj, duhet t’ia shtrojnë disa pyetje vetes.

Po ashtu, edhe qeveritë e Tiranës e Prishtinës nuk mund ta kenë Ulqinin e trevat me shqiptar të Malësive, vetëm për qejf e rekreacion por edhe preokupim për ruajtjen e identitetit të tyre duke i mbështetur me:

Plan programe arsimore me theks nga Gjuha e letërsia shqipe, Historia etj.

Mbështetja me literaturë e Abetare;

Por, është detyrë e përfaqësive "te pa kuptimta" në nivel ambasadash, që t’ia lehtësojnë marrëdhëniet kontraktuale qytetarëve nga Kosova, Shqipëria e treva tjera, të interesuar për afarizëm në Mal të zi, në realizimin e interesave të tyre afariste.

Edhe më tej patriotizëm në Mal të zi mbetet krahas blerjes së sa me shumë pronave, mbështetja në fushën e arsimimit.

Nuk duhet të ketë "KUOTA" për regjistrim në Universitetet e Tiranës e Prishtinës, për 20 deri 30 studentë shqiptarë në vit nga Mali i zi, diçka ngjashëm është edhe nga Lugina e Preshevës, e që shfaqin interesim për të studiuar në profile të caktuara.

Mos harroni se Beogradi dhe qeveria serbe ju ofron studime e bursa që të studiojnë e specializojnë atje.

Patriotizmi nuk është kategori folklorike por veprim shtetëror institucional.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco