Ja sesi mashtron Rama me listat elektorale…

Ja sesi mashtron Rama me listat elektorale…

Nga Kastriot Islami - 21/09/2020

 

Edi Rama në mënyrën më të turpshme ka gënjyer me hapjen e listave zgjedhore… Listat zgjedhore nuk hapne dhe ai e di shumë mirë këtë sepse e ka propozuar qëllimisht këtë opsion sepse ka frikë nga hapja e listave që do të thellonin reagimin negative qytetar ndaj kandidatëve të tij të neveritshëm për qytetarët. Dhe kjo do të rriste e thellonte humbjen e madje mund edhe të shpërbënte me shpejtësi sektin e tij…

Rama nga frika e madhe ka hequr dorë nga hapja e listave por jo nga mashtrimi për të deklaruar se listat janë hapur ndërkohë që ato janë “ngurtësuar:…

Kjo lojë hileqare e mashtruese ka edhe një arsye tjetër, Rama kërkon të cvendosë vëmëndjen e partive politike dhe të qytetarëve nga dobësia e tij dhe e sektit të tij duke vepruar tinëzisht me ndalimin e koalicioneve sepse përmes këtij veprimi mendon/ëndërron të shkatërrojë koalicionin masiv të qytetarëve me opozitën… Gjë qëështë e pamundur dhe do të kthehet në boomerang…

Nga shëmbulli i paraqitur në tabelën e mësipërme ëpr një qakr me 11 deputetë shihet lehtësisht:

Qarku supozohet se ka 11 deputetë (një qark i tillëështë SHKODRA) ndërkohë që me një pejsëmarrje rreth 50 % sasia e voatave të vlefshme do të ishte rreth 110 mijë.

Supozojmë se në zgjedhje marrin pjesë tre partitë “tradicionale” Partia I, Partia II dhe Partia III dhe disa parti të tjera të vogla dhe disa parti të reja, si dhe kandidatë të pavarur…

Supozojmë se 2 partitë tradicionale marrin përkatësisht i) Partia I  merr 55 mijë vota, ii) Parti e II merr 36 mijë vota dhe iii) Partia e III merr 9100 vota. Kurse të gjithë partitë e tjera dhe kandidatët e pavarur marrin gjithsej 19 mijë vota…

Nga aplikimi i formulës D’Hondt, mandatet e fituara nga partitë rezultojnë : i) Partia e I merr 6 mandate, ii) Partia e II merr 4 mandate dhe iii) Partia e III merr 1 mandat. Kurse të gjithë partitë e tjera dhe kandidatët e pavarur nuk marrin asnjë mandat.

Hapi i mëtejshëm i dedikohet përcaktimit të kandidatëve fitues.

Cdo parti i ka rënditur kandidatët sipas preferencës së kryetarit të Partisë, le të supozojmë se për cdo parti ato janë të paraqituara si në tabelën shoqëruese të këtij shkrimi. Në këtë tabelë krahas pozicionit në rënditje është vendosur edhe sasia e voatave të marra nga cdo kandidat për të 3 partitë “tradicionale” që kanë marrë mandate.

Fillimisht llogaritet ‘HERËSI” sipas opsionit të propozuar nga Rama. Konkretishtm”HERËSI”, i) për Partinë I është 9167 vota; ii) për Partinë e II është 9000 dhe iii) për Partinë e III është 9100. Një kandidat duhet të marrë një votë më shumë se ‘Herësi” në mënyrë që të prishë renditjen e kryetarit të partisë ose të zhvendoset ne zonën fituese për të fituar mandatin.

Përfundimi është i qartë, asnjë nga kandidatet e 3 partive nuk arrin të marrë aq voata së ta tejkalojë ‘Herësin” përkatës, prandaj nga asnjë nga 22 kandidatët e 3 partive nuk arrin të zgjidhet deputet sepse votat e fituara prej tyre, ndonëse shumë me tepër se votat e fituara nga kandidatët e vendosur nga kryetarët e 3 partive në krye të listës,  nuk mjaftojnë për tu zhvendosur në zonën fituese.

Konkretisht

•     Për partinë e I,7 kandidatët e vendosur nga krye të listës nga kryetari i partisë zgjidhen deputetë duke grumbulluar përkatësisht 1850, 1800, 1800, 1800, 1800, 1800 dhe 1800 vota. Ndërkohë që4 kandidatë të tjerë, ndonëse grumbullojnë përkatësisht 8000, 9000, 9000dhe 9150 vota, pra rreth 5 herë më shumë se kandidatët në krye të listës nuk marrin dot mandate deputeti se listat janë të mbyllura.

•     Për partinë e II,4 kandidatët e vendosur nga krye të listës nga kryetari i partisë zgjidhen deputetë duke grumbulluar përkatësisht 0, 0, 0dhe 0 vota. Ndërkohë që7 kandidatë të tjerë ndoënse grumbullojnë përkatësisht 5000, 5000, 6000, 5000, 5000, 5000 dhe 5000 vota, pra më shumë se kandidatët në krye të listës nuk marrin dot mandate deputeti.

•     Për partinë e III,vetëm 1 kandidat i vendosur nga krye të listës nga kryetari i partisë zgjidhet deputetë duke grumbulluar përkatësisht 0vota. Ndërkohë që10 kandidatë të tjerë ndonëse grumbullojnëdderi në 9000 vota, pra më shumë se kandidati në krye të listës nuk marrin dot mandate deputeti.

Përfundmi është i qartë:

Të 11 deputetët e zgjedhur nga të 3 partitë kanë përfituar nga vendosja në krye të listës nga kryetari I partisë ndonëse kanë grumbulluar shumë herë më pak vota, nga 0 deri në 1850 vota, sesa 22 kandidatët për deputetë të të 3 partive që janë vendosur nga kryetarët e partive në pjesën jofituese të listës…dhe kanë grumbulluar nga 5000 deri në 9150 vota…

Kjo “llogaritje” tregon qartë se listat zgjedhore janë të rënditura në mënyrë të ngurtësuar në atë masë saqë zgjedhësit me votën e tyre e kanë pothuajse të pamundur ta ndryshojnë rënditjen… Thënë ndryshe lista zgjedhore janë të mbylluar ndërkohë që shumica e kandidatëve për deputetë, mashtrohen duke menduar se kanë mundësi që me punën e tyre të ndryshojnë renditjen. Por mashtrimi më I madh është për qytetarët që kanë kërkuar të hapen listat duke menduar së do të kenë mundësi të vendosin për emrin e deputetit të tyre…

Nëse ky draft mashtrues do të miratohej në kuvend:

•     Qytetarët do tëshikonin përsëri në kuvend të njëjtët deputetë kukulla, hajdutë, kriminelë trafikantë e injorantë,  të urryer prej tyre dhe të neveritshëm në ekstrem, dhe do të ndjeheshin të zgënjyer që kanë qënë të paaftë për ti larguar;

•     Shumë kandidatëtë partive të vogla apo vecënërisht tëpartive të reja do te zgënjeheshin se nuk do të mund të fitoninasnjëmandat…ndonëse kanë luftuar apo I kanë besuar Ramës së listat do të hapen;

•     Qytetarët, pavaresisht se kanë kërkuar lista të hapura,  nuk do të kishin asnjë mundësi për të vendosur qoftëedhe për 1 deputet, dhe ne fund të zgjedhjeve dotë mësonin shikoje se në parlament do të ishin të njëjtat forca politike dhe po të njëjtët personazhe, sepse praktikisht me ndryshimet e bëraështëmë e vështire mundësia qëzgjedhësit të vendosin për përbërjen e kuvendit…

•     Me iluzionin që po ju krijon Rama qytetarëve me mashtrimet e reja… synon të vazhdojërrugën e nisur me bandën e tij të hajdutëve, kriminelëve, trafikantëve dhe kukullave perverse…

•     E vërteta nëse qytetarët nuk reagojnë masivisht dhe pikërisht sot, do të jetëshumëe hidhur…

 

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco