Sindromi i Shën Naumit në shtetformimin shqiptar

Sindromi i Shën Naumit në shtetformimin shqiptar

Nga Artan Fuga - 21/09/2020

Në vend të edukimit patriotik të rinisë, u mësojmë Tur idiotin që nuk di as gjuhë, as letërsi, por bën vetëm rafting dhe plagjiaturë.

Mos vallë nuk kemi kuptuar Rilindjen Kombëtare të shekullit të 19?! Mos e kemi harruar, sepse u muar vesh që në letërsi dhe gjuhësi autorët e mëdhenj shqiptarë, klasikët tanë, i ka zëvendësuar Turi, Tur – budallai, Tur – idioti, që bën raftin, merret me marketingun e Sarandës, dhe fut hundët në qindra budalliqe të tjera! Përdor edhe shifrat e Japonisë për Shqipërinë!

Por, kur Naim Frashëri iu këndonte pyjeve, fushave, maleve, pemëve, kullotave, në fakt ai i këndonte territorit, o njerëz!

Mos e kupton Turi thjesht si poezi, si punë vjershash, gjithë traditën nga Frashëri te Fishta !

Ata në fakt shprehnin hapësirën në kohë, territorin në poezi.

Por, kujt injoranti apo injoranteje t'ja thuash!

Jo më kot panteizmi shqiptar Zotin, Natyrën, territorin e Atdheut i konsideronte në vazhdën e filozofisë të Spinozës dhe më herët akoma të sufistëve klasikë, si një e tërë e pandarë. Zoti është territori, territori është Zoti.

Po ku di Tur idioti nga panteizmi!

T'i flasësh për teorinë e Spinozës për substancën dhe qenien, për madhësitë pambarimisht të vogla, është si t'i flasësh murit!

Turi me sy të habitur në një vështrim pa shprehje, fiksuar atje larg si të dikujt autik, kur e dëgjoje si flet, bindesh se nuk dëgjonte!

Kush prek territorin ka prekur Zotin! Por, shkolla shqiptare sot nuk është në gjendje kurrsesi të interpretojë në mënyrë moderne dhe aq më pak postmoderne Rilindjen Kombëtare dhe poezinë e saj.

Më e mira çka arrin të bëjë janë aventurat idiote të Turit në këtë fushë, sikurse na e ka vërtetuar katërcipërisht me tezën e provimit të maturës.

Mos vallë kemi mendimin se bota është bërë globale tashmë, pra vlera e territorit ka rënë?

Mos kujtojmë se duke qenë në kushtet e një tregtie të lirë dhe të hapur, nuk ka më rëndësi se e kujt është ajo ferrë aty, apo ai shkëmb atje?

Ky do të ishte një gabim i madh.

Le të shohim si e ruajnë territorin e tyre vendet e Bashkimit Europian, ose Anglia, e shtete të tjera. Kur guxojnë shqiptarë të shkretë të qendrojnë pa dokumente në ato territore na i sjellin me policë në shtëpitë e tyre! Ka shembull më të madh sesi pra janë xhelozë që as mos t’u preket territori, jo më ta japin a shkëmbejnë lehtësisht atë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco