Mbi hierarkinë e interesave në politikën e jashtme

Mbi hierarkinë e interesave në politikën e jashtme

Nga Islam Lauka - 18/09/2020

“Marrëveshje historike, “e jashtëzakonshme”, “kapitull i ri për paqen në botë”, “arritje madhore për Kosovën dhe kombin shqiptar”, “hap vendimtar drejt njohjes së Kosovës nga Serbia”, k?to janë vetëm disa nga vlerësimet e administratës së Trampit, të politikës zyrtare në Prishtinë e Tiranë dhe, me ndonjë përjashtim, të shumicës së përfaqësuesve të medias në dy vendet tona.

Analiza politike kritike e takimit të 4 shtatorit në Uashington na ofron një pamje tjetër, elementët e së cilës po i rendis, më poshtë:

1. Nuk u realizua objektivi politiko-strategjik, për të cilin pati deklaruar kryeministri Hoti, për njohjen e Kosovës nga Serbia. Për ata që qëndrojnë me këmbë në tokë, kjo gjë as nuk është pritur, por deklaratat zyrtare të Avdullah Hotit, në prag të takimit, ishin që delegacioni i Kosovës nuk do të diskutojë për asgjë tjetër, ve? njohjes nga Beogradi. Në tekstin që u është paraqitur palëve nga organizatorët, me gjasë, ka ekzistuar një pikë mbi njohjen e ndërsjellë, por është refuzuar kategorikisht nga presidenti serb, Vu?i?.

2. Jo vetëm që nuk u sigurua njohja, por duket se Kosova u largua edhe më shumë prej saj. Kështu, në letrën që kryetari e delegacionit tonë firmosi për veten e tij, nuk shkruhet emri kushtetues, “Republika e Kosovës’” por termi “Kosovë (Prishtinë)”. “Argumenti se të njëjtën gjë ka bërë edhe Vu?iqi, duke pranuar termin “Serbi (Beograd)” është hileqar dhe i paqëndrueshëm. Nuk ka qenë Serbia krahinë e Kosovës, por kjo e fundit, krahinë e Serbisë. Mesazhi që presidenti serb dërgon brenda dhe jashtë vendit të tij është ky: respektova detyrimet kushtetuese, sipas të cilave Kosova është pjesë e shtetit serb. Po mesazhi i Hotit cili rezulton të jetë? Si e justifikon ai tërheqjen paradoksale nga emri kushtetues i vendit të tij?

3. Avdullah Hoti u largua edhe nga disa terma që patën fituar të drejtën e qytetarisë në bisedimet e Brukselit. Në vitin 2011, Kosova dhe Serbia nënshkruan Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), sipas së cilës, Merdari përcaktohet si pikëkalim kufitar, ndërsa në letrën e firmosur për veten e tij, ai përdor termin pikëkalim pa përcaktorin indentifikues shtetëror “kufitar”. Në vend që të bëheshin përpjekje për afrimin e terminologjisë së Bashkimit Evropian, i cili nuk e njeh Kosovën, me atë të Uashingtonit, që e ka njohur atë, ndër të parët, ndodhi e kundërta. Nuk është hera e parë që Kosova nënshkruan marrëveshje në Uashington, por është e para herë që edhe aty u referohen termave që nuk e paraqesin Kosovën si shtet të pavarur e sovran.

4. Dokumenti që u paraqit si marrëveshje mund të jetë gjith?ka, por nuk mund të konsiderohet marrëveshje, aq më pak ndërkombëtare, sepse nuk është firmosur nga dy palët - Serbia dhe Kosova, si dhe nuk parashikon procedurë ratifikimi në parlament. Arsyeja e një mangësie të tillë është refuzimi i Vu?iqit për ta njohur Kosovën si subjekt të së drejtës ndërkombëtare.

5. Me zotimin që, për një afat njëvje?ar, të hiqet dorë nga kërkesat e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, duket se Avdullah Hoti edhe vetë është dakord me Aleksandar Vu?iqin për të mos e njohur shtetin e vet si subjekt të së drejtës ndërkombëtare, pavarësisht që ky qëndrim është në kundërshtim të hapur me Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Kosovës. Zotimi i presidentit serb për të pezulluar fushatën e ?njohjeve është krejtësisht i pakontrollueshëm dhe i pazbatueshëm. Kjo u vërtetua që të nesërmen e takimit të Uashingtonit, kur Vu?iqi i kërkoi kryeministrit të Izraelit, B. Netanjahu, që të mos e njohë Kosovën.

6. Shqetësim serioz përbën futja në dokumentin e firmosur të disa pikave, të cilat prekin ?ështje të ndjeshme të shtetësisë së Kosovës si: bashkimi i Kosovës me zonën e “minishengenit” ballkanik; kryerja e një studimi fizibiliteti që ka si objekt gjetjen e rrugëve apo mundësive për shfrytëzimin e përbashkët të liqenit të Ujmanit, për energji dhe ujë; lidhjen e Serbisë me një port të detit Adriatik.

Shqetësimi ka të bëjë, në radhë të parë, me anën konceptuale. Duket se delegacioni i Kosovës nuk e ka të qartë konceptin e vijave të kuqe dhe në bisedimet me Serbinë nuk ka asnjë kufizim, ndaj pranon të bisedojë edhe për pasuritë strategjike të vendit, si Ujmani. Së dyti, duke parë lehtësinë me të cilën u pranua të diskutohej me Beogradin për këtë ?ështje, ekziston frika e krijimit të një precedenti të rrezikshëm që, pas Ujmanit, në agjendën e bisedimeve të futet edhe një pasuri tjetër strategjike, në përmasa akoma më të mëdha, si “Trep?a”. Aq më tepër, që në bisedimet e Brukselit është paralajmëruar trajtimi i ?ështjeve pronësore dhe financiare. Së fundi, deri para nisjes për në Uashington, përfaqësuesit e këtij koalicioni, përfshirë vetë Hotin, as që kanë pranuar të diskutohet për këto ?ështje. “Minishengeni” ballkanik është quajtur prej tyre “minijugosllavi”, një nismë, e cila e ?faktorizon Kosovën politikisht dhe ekonomikisht, që e minon rrugën e saj euroatlantike dhe e ?on vendin “në strofullën euroaziatike, të dominuar nga Rusia”. Për këto arsye, Kosova ka refuzuar zyrtarisht pjesëmarrjen e saj në të gjitha takimet që janë zhvilluar në kuadrin e kësaj nisme. Ndërsa, idenë e daljes së Serbisë në detin Adriatik, e kanë konsideruar si mbështetje të ëndrrës për Serbinë e Madhe dhe si kapitullim politik para Beogradit.

?farë ndodhi që, në mënyrë të menjëhershme, ata hoqën dorë nga qëndrimet e tyre “parimore”? A u bë ndonjë studim, i cili do të ofronte argumente bindëse që vlerësimet e mëparshme ishin të gabuara dhe se zotimet e marra në Uashington për këto tri ?ështje nuk do të dëmtonin interesat e Kosovës, nuk do të minonin integrimin e saj euroatlantik dhe nuk do t`i shërbenin realizimit të ëndrrës së Serbisë së Madhe, si? deklarohej më parë? E vërteta është se nuk pati as studim, as analizë. Si shpjegohet kjo tërheqje paradoksale e Hotit dhe hedhja e firmës së tij mbi to? Përgjigjen na e jep vetë kryeministri i Kosovës: ato i kërkoi presidenti amerikan, Donald Tramp.

II. Analiza kontekstuale e takimit të Uashingtonit

Avdullah Hoti nuk e vret mendjen për të kuptuar arsyet e vërteta përse administrata amerikane këmbënguli në këto kërkesa dhe, përgjithësisht, cili ishte interesi i saj që ky takim të mbahej pikërisht në këtë moment, në Uashington.

Përgjigjen e kësaj pyetjeje mund të na e ofrojë analiza kontekstuale e takimit. Konteksti i mbajtjes së tij është shumë i qartë: më 3 nëntor 2020 në SHBA zhvillohen zgjedhjet presidenciale. D. Trampi lufton për një mandat të dytë. Ashtu si ?do fushatë tjetër zgjedhore, edhe të tanishmen e shoqërojnë elementë të propagandës dhe reklamës politike. Takimi Kosovë-Serbi në Uashington ishte pjesë përbër?se e kësaj propagande, e planifikuar me kohë nga Ri?ard Grenelli dhe rrethi i afërt i presidentit amerikan. Këtë dëshmoi edhe teksti i dokumentit të nënshkruar, i cili, pavarësisht që quhet marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, gjeti vend për trajtimin edhe të shumë ?ështjeve të tjera gjeopolitike, sigurie, juridike, fetare etj., si? i shkon për shtat një fushate presidenciale në SHBA.

Profesori E. Xhozef e quajti këtë takim “teatër”, në funksion të rizgjedhjes së Trampit.

Cilat janë mesazhet kryesore që D. Trampi i përcolli elektoratit të vet?

Së pari, e siguroi atë se ai mbetet “njeriu i fortë” i Amerikës, para të cilit, udhëheqësit e tjerë të botës qëndrojnë si nxënësi para mësuesit. Skena, ku përballë tavolinës së tij në Zyrën Ovale rrinë të ulur në karrige, me radhë, Hoti e Vu?i?i, është kuptimplote në këtë drejtim.

Së dyti, e garantoi se ai është “njeri i fjalës së mbajtur”. Para katër vjetësh, Trampi erdhi në pushtet duke premtuar mbylljen e konflikteve të hapura nga paraardhësit e tij. Ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, republikani Njut Gingri?, deklaroi se presidenti Tramp normalizoi marrëdhëniet Kosovë-Serbi, ndërsa rivali i tij politik, Xho Baiden, ka udhëhequr bombardimin e Beogradit dhe ka vrarë gazetarë të pafajshëm. Të njëjtës ide i mëshoi edhe revista konservatore, “Washington Examiner”. Mesazhi është i qartë: ndërkohë që presidentët e mëparshëm i kanë detyruar ushtarët amerikanë të vriten në luftëra të huaja, jo për interesa të SHBA-së, Trampi i mbyll këto konflikte, pa luftë e tragjedi, por me marrëveshje paqësore dhe Amerikës ia kthen bijtë e vet në shtëpi.

Së treti, nëpërmjet letrave të firmosura nga Hoti dhe Vu?i?i, Trampi u paraqit para zgjedhësve të vet si njeriu i duhur që mbron interesat e biznesit amerikan në ?do cep të botës. Ballkani Perëndimor do të përfitonte, në rast se zotimet e tij për realizimin e një numri projektesh infrastrukturore në Serbi e Kosovë, nuk do të mbeteshin thjesht premtime elektorale të një kandidati presidencial, por do të ktheheshin në politikë ekonomike shtetërore të SHBA-së. Por kjo gjë mbetet e dyshimtë.

Së katërti, ai u ripërsëriti zgjedhësve qëndrimet kryesore të administratës amerikane në politikën e jashtme, të cilat, sipas llogarive të tij, mund t`i japin ndonjë pikë shtesë në fushatën elektorale: lufta tregtare me rivalin kryesor të SHBA-së- Kin?n (mospërdorimi i rrjetit 5 G); konkurrenca me Rusinë, në fushën energjetike (diversifikimi i burimeve të energjis?); raportet me Iranin (shpallja e organizatës “Hezbollah” si terroriste); mbështetja e politikës izraelite (zotimi i Kosovës dhe Serbisë për hapjen e ambasadave në Jerusalem).

Pavarësisht vulës që u jep konteksti i fushatës zgjedhore, realizimi i këtyre zotimeve do të ishte në favor të Kosovës, Serbisë dhe gjithë rajonit. Megjithatë, për interesat shtetërore të Kosovës do të ishte mirë që, krahas formulimit të përgjithshëm për “diversifikimin e energjisë”, nga Vu?iqi të merreshin zotime për ndërprerjen e blerjes së armëve nga Moska, për bashkimin e vendit të tij me sanksionet perëndimore kundër Rusisë, si dhe një zotim nga presidenti amerikan, Tramp, për të ndihmuar Kosovën, Serbinë dhe gjithë rajonin për të përballuar luftën informative dhe “korrupsionin strategjik” të Kremlinit, si instrumente të politikës shtetërore ruse për shtimin e ndikimit dhe të pranisë së saj në Ballkan.

Edhe një arritje e rëndësishme e Kosovës si njohja e ndërsjellë me Izraelin, për të cilën ka meritë të padiskutueshme kjo administratë, nuk i shpëtoi politizimit në funksion të fushatës, duke shtrembëruar të vërtetën e thjeshtë se nuk ishte Kosova ajo që nuk e njohu Izraelin, por ka qenë ky i fundit, që për arsye të vetat, ka hezituar që ta ndërmarrë këtë hap. Trampi e propagandoi si sukses të madh faktin që, gjatë presidencës së tij, Izraelin e njohën dy vende myslimane, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kosova. Futja e Kosovës në grupin e vendeve arabe dhe islamike është në kundërshtim të hapur me të vërtetën historike, gjeografike dhe identitare. Si e tillë, ajo është në kundërshtim të hapur me interesat shtetërore e kombëtare të saj.

Në funksion të fushatës ishin edhe deklaratat e presidentit Tramp, gjatë konferencës së shtypit, në përfundim të takimit, për dy nga ?ështjet që mund të luajnë rol vendimtar në përcaktimin e fituesit me 3 nëntor 2020-uljen e papunësisë, si? u shpreh ai, përtej parashikimeve, në 8.4 %, si dhe për prodhimin, s? shpejti, të vaksinës kundër Covid- 19.

Në bazë të kësaj analize, mund të arrihet në përfundimin se takimi i Uashingtonit u organizua, në radhë të parë, për t`i shërbyer agjendës personale të Donald Trampit. Për të kishte rëndësi, jo aq përmbajtja e letrave të nënshkruara, sesa fotografia dhe shfaqja në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë e “të fortit” të Amerikës, me dy udhëheqësit ballkanikë.

Këtë dëshirë të Trampit, duket se e kuptoi Vu?iqi, i cili e shfrytëzoi në maksimum për të nxjerrë përfitimet e veta, duke e kushtëzuar vazhdimin e negociatave, me plotësimin e kërkesave të tij për pika të caktuara të “marrëveshjes”. Në përfundim të takimit, dokumenti i firmosur nga presidenti serb rezultoi të jetë shumë i favorshëm për Serbinë, se sa varianti i parë i paraqitur nga amerikanët.

Por nuk veproi në të njëjtën mënyrë kryeministri Hoti. Ai nuk pati vërejtje, jo vetëm për pikat e paraqitura nga miqtë tanë amerikanë, por as për kundërpropozimet e presidentit serb. Diskutimet vazhduan sipas skemës: Vu?iqi kërkon, Hoti pranon, ndërmjetësi miraton. Kjo ndodh për shkak të mentalitetit të Hotit. Para nisjes për bisedime, ai deklaron publikisht se do të shkojë në Uashington, Berlin e Paris, pa asnjë platformë dhe pa asnjë kusht, sepse, sipas tij, ata janë miqtë tanë dhe ne duhet t`iu besojmë atyre plotësisht. Në përshtatje me këtë logjikë, nuk janë udhëheqësit e Kosovës ata që duhet të mbrojnë interesat shtetërore, por miqtë e saj. Detyra jonë, gjithnjë sipas kësaj logjike, është kërkimi dhe gjetja e rrugëve se si të mos ua prishim atyre, të veprojmë gjithmonë, vetëm si? na thonë ata, me qëllim ruajtjen e përjetshme t? miqësisë së tyre.

Kjo mendësi krijon dy probleme: nga njëra anë, e shmang udhëheqjen e vendit nga përgjegjësitë e veta për të mbrojtur interesat shtetërore dhe, nga ana tjetër, i vë në vështirësi serioze partnerët tanë, në rolin e tyre si ndërmjetësues të paanshëm. Pra, problemi i vërtetë jemi ne dhe mendësia jonë e gabuar, jo miqtë dhe aleatët tanë. Në hierarkinë e interesave jetike të ?do vendi, në rend të parë qëndrojnë ato që lidhen me mbijetesën si shtet, mbrojtjen e sovranitetit, të popullsisë, territorit, rendit kushtetues, etj. Në politikën e jashtme të Kosovës këto duhet të jenë interesa parësore. Miqësitë dhe aleancat me vendet e tjera janë në funksion të realizimit të këtyre interesave. Është paradoksale që në majën e hierarkisë së interesave të Kosovës të vendoset ruajtja e miqësisë me të tjerët, qoftë kjo edhe me administratën e Trampit, së cilës Hoti i beson verbërisht, pa pasur nevojë të mendojë, aq më pak, të dyshojë në përkushtimin e saj ndaj Kosovës, apo në ekzistencën e ndonjë interesi, që mund të mos jetë gjithmonë në favorin tonë. Në përfundim të takimit të 4 shtatorit, i dërguari i posa?ëm i presidentit Tramp, ambasadori Grenell, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë garantuese të zbatimit të zotimeve të Kosovës e Serbisë, por vetëm dëshmitare të tyre. A e vret Hoti mendjen për kuptimin dhe pasojat e kësaj deklarate?

Hannah Arendt shkruan se “Të mendosh, do të thotë të mbash përgjegjësi për botën”. Askush nuk po i kërkon Avdullah Hotit të mbajë përgjegjësi për botën, por të mendojë pak, pra të mbajë përgjegjësi për Kosovën. Këtë gjë të thjeshtë nuk po e bën as ai, por nuk e kanë bërë as të tjerët, para tij.

Sipas “etikës së përgjegjësisë” së Veberit, politikanët duhet të mbajnë përgjegjësi për pasojat e parashikueshme të veprimeve të tyre. Për ?farë etike përgjegjësie mund të flitet kur, pas kthimit nga Uashingtoni, kryetari i delegacionit të Kosovës, Avdullah Hoti, pamenduar, deklaron i ngazëllyer: e ndiej veten komod, sepse më janë hapur dyert në Uashington, Bruksel, Berlin e Paris. Deklarata të kësaj natyre mund të bëjnë vetëm të kompleksuarit apo inferiorët, të cilët e konsiderojnë sukses të madh hapjen e dyerve të huaja për ta, pavarësisht se ?farë bisedohet dhe ?farë vendoset për Kosovën dhe interesat e saj, prapa këtyre dyerve. Udhëheqësit e Kosovës duhet të mësohen që të vënë komoditetin e shtetit dhe të qytetarëve të saj para komoditetit të vet. Në të kundërtën, populli, me mjetet e tij demokratike, duhet t`i detyrojë ta bëjnë këtë.

(Autori, ligjërues dhe ish- diplomat karriere, ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Kosovë në vitet 2009-2014)

    © SYRI.net

    Lexo edhe

    Komentet

    Shto koment

    Denonco