Qeveria ta ndalojë shfrenimin abuziv të policisë ndaj qytetarëve në bazë të Ligjit NR. 07/L-006

Qeveria ta ndalojë shfrenimin abuziv të policisë ndaj qytetarëve në bazë të Ligjit NR. 07/L-006

Nga Tomorr Avdia - 17/09/2020

Hartimi i një ligji, për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 ka qenë domosdoshmëri për të respektuar  si të drejtat dhe liritë e qytetarëve ashtu, dhe të institucioneve ligj-zbatuese të shtetit në rrethanat e reja.

Ky ishte një veprim shumë i mire në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve në një shtet demokratik.

Por zbatimi nga organet përkatëse, si inspektorat dhe policia, çdo ditë më shumë  i ligjit Nr. 07/L-006, neni 23, po kthehet në një, fuqi abuzive dhe selektive në duart e Policisë së Kosovës.

Duhet të përmendim një fakt se qytetarët e Kosovës, janë shembull nga të gjitha vendet e rajonit, për nga disiplina dhe zbatushmëria e ligjit, të fuqizuar me 20.08.2020.

Zyrtarët ligjor dhe ata policor të Kosovës e kanë shumë të qartë pasqyrën se si veprohet në vendet fqinje.

Ku maska nuk vendoset ne hapësirat e jashtme dhe shumë pak ato brenda.

Qetësia dhe besimi që u krijua tek qytetarët, për zbatimin e ligjit Nr. 07/L-006, neni 23, dhe sidomos në pikën më delikate, ajo e mbajtjes së maskës, në hapësirat publike, po kthehet çdo ditë  e më shumë në një dhunë psikologjike në duart e policisë, të cilat çdo ditë po shtrëngojnë ‘dorën dhunës’  jo vetëm me gjoba po dhe me dhunë fizike, siç ishte rasti i fundit me një qytetar të cilin e shkarraviti në sytë e femijëve të tij në sheshin kryesor të Prishtinës.

Në këtë rast nuk dua të justifikoj, ndonjë kundërshtim, apo siç thotë versioni zyrtari i policisë se i ka ofenduar, kjo mund të jetë e ‘vërtetë’, por policët duhet ta kishin këshilluar dhe vepruar në bazë të rregullave dhe situatave të krijuar, dhe veprimet e tjera apo dhe ndalimi i tij duhej bërë në një hapësirë, pa praninë e fëmijëve të tij.

Ato pamje, për ju zyrtarë të latë të policisë do të mbesin një njollë zezë në memorien qytetare, për faktin se e kanë shikuar, shumë fëmijë, pra ata do të kenë frikë të dalin me prindërit e tyre, se mos përballen me një pamje të tillë.

Ne si prindër na keni nxirë fytyrat, pasi në çdo kohë që nga mosha dy vjeçare i kam folur çdo herë për punë dhe rendësinë tuaj, në respektimi tuaj dhe besimi që duhet të kenë tek juve... Por vajza ime kur e pa atë skenë më bëri një pyetje, "babi policët a duhet t'i rrahin baballarët dhe mamatë...?

Unë u skuqa shumë dhe nuk kisha përgjigje, ndoshta e kanë një përgjigje të tillë shefat e policisë që rekrutojnë policë të tillë..

Ky veprim dje u bë temë e fortë debati në Komisionin e Sigurisë së Kuvendit të Kosovës, vetë deputetët duket që i kanë rënë pishman se kanë votuar një ligj i cili po keqpërdoret nga zyrtarët e shtetit, në dëm të qytetarëve dhe jo më në dobi të tyre.

Ndaj shkeljeve të tilla zërin e ka ngritur edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, se arrestimin e një qytetari i cili nuk e kishte vendosur maskën dhe pas një dueli verbal, në prani të familjes dhe qytetarëve, e arrestuan, ka konsideruar se përdorimi i forcës është në shpërputhje të plotë me rrezikun real pasi qytetari i dhunuar nuk i ka rrezikuar as policët në detyrë e as sigurinë e të tjerëve.

KMDLNJ thotë se pas miratimit të Ligjit për Pandeminë, është krijuar një bazë ligjore për sanksionimin e atyre që kundërshtojnë masat kufizuese të rekomanduara nga IKSHPK dhe për këtë arsye është rritur numri i ekipeve policore në terren.

“Nëse Policia e Kosovës më parë ka qenë më e kujdesshme në shqiptimin e masave ndëshkuese, tani është bërë shumë më e rreptë dhe ka shqiptuar dënime në kundërshtim me logjikën duke dënuar shoferë të automjeteve kur kanë qenë duke vozitur vetëm apo me anëtarë të familjes së ngushtë  thuhet në reagimin LMLDNJ-së.

Policia e Kosovës ka shqiptuar dënime edhe nëse qytetarët nuk i kanë vendosur maskat si duhet, pa i këshilluar ata fare.

Zbatimi i ligjit është detyrë e policisë, këtë e dimë, por detyrë e policisë është së pari këshillimi i qytetarëve, duke zgjedhur fjalë të buta që t'i pranojnë ata dhe duke prekur dhe në sedrën tyre, mundësisht, duke ju buzëqeshur pasi të gjithë jemi pjesë e jete në një kohë të vështirë.

Jo të përdoret gjoba, pa thënë as mirëmëngjesi as mirëdita, të vendoset lapsi në bllokun e gjobës, duke i bërtitur me ton të lartë, shpejt letërnjoftimi dhe vazhdon me shpejt të tjerë, në shumtën e rasteve i ndihmuar nga kolegët, të cilët kur qytetarët, japin ndonjë shpjegim apo kërkim falje, ata shpejt e ngarkojnë me akuzën ‘kundërshtim’, i zyrtarit policor.

Qeveria dhe në veçanti MSH, duhet sa më shpjet të monitorojnë veprimet, arbitrare të zyrtarëve të tyre policore, ose në të kundërtën forca e abuzimit me ligjin 07/L-006, neni 23, mund të kthehet në tragjedi, ku përgjegjësi ka një adresë, zyrën e kryeministrit.  

       

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco