Kosovës s'i duhet opozitë emocionale (që ndjek lajmin) por një sosh racionale (që lajmi e ndjek atë)

Kosovës s'i duhet opozitë emocionale (që ndjek lajmin) por një sosh racionale (që lajmi e ndjek atë)

Nga Fadil Maloku - 16/09/2020

1. Që fillim duhet sqaruar distingsionin midis kornizës sê të qenurit opozitar racional dhe opozitarit emocional. 

Opozitari racional, duke qenë i vetëdijsh?m p?r pamundësin? e posesimit të argumentit të vendimarrjes, në shumicën e rasteve është i detyruar ta përdor trustin e mendjes apo t? racios në veprimet e veta ditore politike. Dhe kët? qasje ai duhet t'i konsumoj e shfrytëzoj me elokuencë dhe me ndjenjë ekonomizimi. 

Që nënkupton, se çdo veprim pragmatik dhe praktik që e b?në në sken?n akruale politike, duhet ta bëj? me saktësi milimetrike dhe mundësisht me fuqinë e argumentimit! E sidomos me faktin dhe aktin e transparenc?s dhe llogaridhënies publike, në mënyrë që kështu ta animoj online qytetarinë për temat e interesit publik. 

2. Po pse opozitë emocionalle, shtrohet pyetja?. N? rastin tonë këtu aludimi është më shumë tek VETËVENDOSJA se sa te PDK-ja (e cila e gjendur ende në deliriumin e prijataris? politike) ngase, ajo e ridëshmoj dhe e ridimensionoj k?t? model të sjelljes, që në sociologjinë politike shihet dhe konsiderohet jo si përparësi por si dobësi (kështu ka gjasa që t? konsiderohet, sidomos në shoqëritë me traditë dhe përvoj? të gjatë demokratike) politike. Arsyeja, është shum? e thjeshtë; Në politikën realiste, pastaj në pozicionimet blanko pro lidershipit global, e sidomos në shoqëritë, që s'kanë pas tradite demokratike, e as mundësi ndërtimi sovraniteti e pavarësie, sikurse jemi ne kosovarët, nëse, e tepron me "paradigmen e emocianalitetit", gjasat për të mbetur pothuajse shumicën e kohës politike, në cilësinë dhe pozionin opozitarit janë reale!?

3. E si dhe çfarë duhet të bëhet VV?. Natyrisht, pa asnjë dilemë, nj? këshilltarë i strategjisë s? komunikimit dhe një sish i komunikimit strategjik do përgjigjej; opozitë racionale! Por, racionaliteti këtu më shum? ka të bëj? me raportin që ky subjekt e "ndërtoj dhe konsumoj" si mandat bashkqeverisës me Ldk-n. Ku LDK-ja finoke e (Isa Mustafës) njohur me "kulturën e cinizmit" dhe me traditën e dredhive dhe oportunitetin politik që e trashëgoj padyshim nga grupet dhe klanet e shkoll?s (së Kumrovcit!) komuniste, që u infiltruan qysh nga koha e inaugurimit të Ibrahim Rugovës, arriti ta fus VV në grackën e emocionalitetit sociopolitik, ku asaj iu amputuan " thikat, hartat dhe gjaku", që kinse po përgaditet jo në "shtëpinë e kuqe, e as ate të kaltërtë", po pikërisht aty ky caktohen fatet e kombeve të vog?la, pra, n? Shtëpinë e Bardhë! S'këndejmi, Kosovës aktualisht i duhet një opozitë që di mundet dhe vepron n? mënyrë milimetrike racionalisht, e jo emocionalist!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco