UÇK – Spekulimet për shtab të përgjithshëm

UÇK – Spekulimet për shtab të përgjithshëm

Nga Ibrahim Kelmendi - 07/08/2020

Edhe për mua që mendoja se kam qenë goxha i informuar për zhvillimet e Luftës çlirimtare, gjegjësisht për UÇK-në, lista zyrtare e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm, që kanë marrë statusin e veteranëve, qe befasuese. 
Ja emrat:

1. Adem A. Grabovci, 063042, Saradran, VETERAN
2. Adem Z. Demaçi, 047401, Prishtinë, VETERAN
3. Agim H. Çeku, 000002, Qyshk, VETERAN
4. Ali I. Ahmeti, 057538, Zajaz, VETERAN
5. Alush S. Agushi, 064628, Drenoc, VETERAN
6. Avdi H. Raci, 00004, Siqevë, VETERAN
7. Azem R. Syla, 000007, Kishnarekë, VETERAN
8. Berat S. Luzha, 045873, Begracë, VETERAN
9. Bislim S. Zyrapi, 042992, Studençan, VETERAN
10. Fatmir K. Limaj, 014976, Banjë VETERAN
11. Fatosh Q. Klosi, 039569, Tiranë, VETERAN
12. Hashim H. Thaqi, 000001, Burojë, VETERAN
13. Isni B. Thaqi, 055439, Burojë, VETERAN
14. Jakup J. Krasniqi, 000478, Negroc, VETERAN
15. Jashar H Salihu, 056983, Batushë, VETERAN
16. Kadri F. Veseli, 064383, Mitrovicë, VETERAN
17. Lahi Sh. Brahimaj, 000003, Jabllanicë, VETERAN
18. Musa H. Jashari, 006952, Prekaz i Poshtëm, INVALID
19. Naim R Maloku, 003095, Llabjan, INVALID
20. Nait Xh. Hasani, 000475, Randobravë, VETERAN
21. Nuri I Bexheti, 016257, Tetovë, VETERAN
22. Ramë G. Buja, 045994, Bujan, VETERAN
23. Rexhep D. Selimi, Aqarevë, VETERAN
24. Sabit L. Brokaj, 032393, Brataj, VETERAN
25. Sabit Sh. Geci, 004153, Llaushë, INVALID
26. Sali Sh. Veseli, 041623, Smolicë, VETERAN
27. Shaip H. Muja, 016162, Gradicë, VETERAN
28. Sokol M. Bashota, 014814, Caravik, VETERAN
29. Sokol Q. Dobruna, 059504, Gjakovë, VETERAN
30. Sylejman Selimi, 014588, Aqarevë, VETERAN
31. Xhavit I Ferizi, 000014, Plluzhinë, VETERAN
32. Xhavit M. Haliti, 057611, Novosellë, VETERAN
33. Xheladin H. Gashi, 050416, Komoran, VETERAN

Më 11 mars 1998 në Kosovë duhet të ketë ndodhur improvizimi i formimit të Shtabit të Përgjithshëm (ShP). Ata që kanë dezinformuar për ekzistencë të mëhershme të ShP tashmë rezoltuan se ishin mashtrues hileçarë ose të mashtruar e të shpërdoruar nga kUmandandët e “shtabit të rognerit”! 
Po të pyeteshin, vet disa nga këta persona që janë në këtë listë, do të mohonin të kishin qenë ndonjëherë anëtarë të ShP. Duke i pas kolegë në Kryesi të Lëvizjes Jashar Salihun dhe Ali Ahmetin, di se këta nuk ishin anëtarë të atij ShP. Nuk me besohet të kenë qenë edhe Sabit Brokaj (atëherë ministër i mbrojtjes në Qeverinë Majko) dhe Fatos Klosi (Kryeshef i Shërbimit në Shqipëri).

Pyetjes, kush i ka caktuar emrat e personave që duhet të kenë marrë pjesë në mbledhjen themeluese të ShP, më 11 qershor 1998, nuk di t’i përgjigjem. Vetëm kUmandantët e “shtabit të rognerit” mund të përgjigjen. Ndoshta edhe Jakup Krasniqi dhe ndonjë tjetër, që janë shpërdoruar nga kUmandantët. 

Nga i kanë marrë kompetencat pjesëmarrësit në atë mbledhje të themelojnë ShP dhe të vendosin për veten e tyre të jenë anëtarë të ShP?

Në libra dhe komunikime publike Koloneli Dilaver Goxhaj është prezantuar anëtar i ShP, ndërsa në këtë listë nuk është emri i tij! Përse?

Në debatet grindavece që i kanë shkaktuar kërcënimet e Gani Gecit, për të identifikuar autorin e Komunikatës nr. 59, lëshuar në emër të ShP, vet Hashim Thaçi, - i cili në listë zyrtare të veteranëve ka numrin 000001 (Hashimi me gjasë nuk e di se zerot para njëshit nuk përbëjnë vlerë, por pas zeros), - ka mohuar autorësinë. Rexhep Selimi, Inspektor i ShP, këmbëngul që autor ishte Hashimi. Po të pyeteshin edhe 31 anëtarët tjerë të kësaj liste, do të refuzonin autorësinë. Këto “fizkultura” rreth kësaj komunikate problematike dëshmojnë si është shpërdoruar edhe emri i ShP apo sa frikacakë janë anëtarët e tij.

Këto janë ca arsye që Hashimi, tashmë me bythë në prush, ulurit: “Historinë e Kosovës nuk mund ta rishkruan askush!”, meqë do që të zyrtarizohen si histori këto manipulime e komplote.

Improvizimi i themelimit të ShP ka ndodhur për shkak të alarmimit të kUmandantëve të “shtabit të rognerit”, që kishin informacion se Fehmi Lladrovci dhe Bekim Berisha, të dy me përvojë të madhe luftarake në Kroaci, do formonin shpejt komandë të përgjithshme të UÇK-së, bashkë me komandantët e shtabeve të zonave operative dhe ushtarakët që i kishin bërë përvojë lufte në Kroaci, Bosnjë e Slloveni. Prandaj kUmandantët e sabotuan dhe izoluan Fehmiun, ndërsa Rexhep Selimi urdhëroi dëbimin e Bekim Berishës nga Kosova... 

Paraprakisht është simuluar për një shtab, i quajtur Shtabi Qendror, i formuar në vitin 1994, në përbërje: Nait Hasani (i kooptuar nga Xhavit Haliti), Rexhep Selimi, Xheladin Gashi dhe Sokol Bashota (të kooptuar nga Azem Syla), si dhe emigrantët Xhavit Haliti dhe Azem Syla si udhëheqës. Por, edhe ai shtab humbi funksionalitetin e tij, kur në fillim të vitit 1997 qe burgosur Nait Hasani...

Fatmirësisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës i sfidoi edhe këto sabotime e komplotet që ia bënë kUmandantët e “shtabit të rognerit” (Xhavit Haliti, Azem Syla, Rexhep Selimi, Hashim Thaçi), si kjo me “themelim” të ShP me këta 33 anëtarë dhe angazhimet “në emër” të ShP!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco