Presidenti dhe joshja nga kjo pozitë

Presidenti dhe joshja nga kjo pozitë

Nga Dorajet Imeri - 06/08/2020

Sistemi Politik i Kosovës, është ndërtuar asisoji që posti i presidentit të jetë jo pak i rëndësishëm.

Nominalisht, presidenti i Kosovës, është institucion që balancon pushtetet, kompetencat e të cilit nuk lejon dominimin e një institucioni të caktuar. Historikisht, kemi dy tregime lidhur më presidentin, pasi ai post deri në viti 2006, bartej nga president Rugova, rrjedhimisht Lidhja Demokratike e Kosovës, post i cili ishte vazhduar të bartej më pas nga president Sejdiu. Tregimi i dytë është se, nga presidenti Sejdiu e deri më tash, posti i presidentit ka krijuar jo pak kriza politike, duke shfaqur në këtë mënyrë edhe kompleksitetin e madh që tregon ky post politik. Rasti Sejdiu, Rasti Pacolli, Rasi Jahjaga, edhe pse të ndryshme si procedura, kanë një të përbashkët, ky post ka qenë përherë një mundësi e mospajtimeve politike, që shpesh ka gjeneruar kriza politike, e implikime edhe të Gjykatës Kushtetuese, e cila në dy rastet e para ka shkarkuar të dy presidentët, ndërsa në rastin e tretë, pra të president Jahjages, kemi pasur një ndërhyrje të qartë nga jashtë, përmes Ambasadës Amerikane.

Sot, posti i presidentit, ka vazhduar të jetë po aq problematik, pasi ai është parë si një post që është ndarë mes partnerëve të koalicionet, duke e dobësuar që në fillim kredibilitetin e tij, pasi presidenti deri tash, përjashto rastin Jahjaga, është shprehje e kompromisit mes partnerëve të koalicionit që qeverisin vendin.

Së këndejmi, posti i presidentit mund të jetë edhe pika ku partnerët e koalicionit mund të shprehin mospajtimet e tyre, rrjedhimit mund te ketë edhe rrëzim të qeverisë, ose edhe shpërbërje të kuvendit, nëse nuk gjendet një emër që i siguron votat e mjaftueshme për t’u bërë i pari i vendit.

Tash për tash, siç edhe e kam thënë një mendim tjetër, vërehet se ka një krizë të theksuar në mes partnerëve të koalicionit qeverisës, ndërsa shkaktarët janë të shumtë. Partnerët e koalicionit kanë dallime të mëdha, pasi bashkimi i tyre ishte i shpejtë, i pa menduar dhe i pa harmonizuar, që nga fillimi. Problemi më i madh është posti i presidentit, pasi AAK, vlerësoj se ka pretendime reale për të.

Në anën tjetër, NISMA, kërkon që këtë moment ta kapitalizojë, me ndonjë ministri, ose poste të tjera publike. Kosova deri tash, ose më mirë thënë, klasa e saj politike, nuk ka arritur ta kapërcej veten, të zgjedhë një president konsensual, apartiak, ndërsa sigurisht se nuk mund të ndalem në emra të përveçëm, por do të ishte mirë që, postin e presidentit të ketë ndonjë burrë ose gra, i/e dëshmuar në jetën politike, institucionale ose akademike, me kredenciale të pathyeshme kombëtare, intelektuale dhe morale, për çka kam besimin se Kosova, mund të prodhojë një të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco