Nganjëherë 'politikën kosovare' e shpjegon vetëm letërsia...

Nganjëherë 'politikën kosovare' e shpjegon vetëm letërsia...

Nga Enver Robelli - 03/08/2020

E vërteta nuk është kurrë e përsosur dhe nuk i përshtatet të gjitha pritjeve. Ajo përherë ngre dyshime dhe pyetje. Vetëm gënjeshtra është njëqind për qind e besueshme, sepse ajo s’duhet ta shpjegojë realitetin, por vetëm të na thotë atë që duam të dëgjojmë.

Ruiz Zafón: Labirinti.

Jo, tha kleriku, «jo gjithçka duhet të merret si e vërtetë, vetëm duhet të konsiderohet si e nevojshme.
Mendim shpresëhumbur», tha K. Gënjeshtra po bëhet rend botëror.

Franz Kafka: Procesi.

O shekull i të vërtetës së paturpshme dhe i gënjeshtrës rrënjësore. Conrad Ferdinand Meyer: Angela Borgia.

Secili e tregon atë që ndodh ashtu siç e kupton, dhe nëse e vërteta atij nuk i duket e vërtetë e plotë, atëherë e qetëson veten me një gënjeshtër.

Werner Heiduczek: Aventurat e çuditshme të Parcivalit.
Politika – a duhet të jetë ajo vetëm gënjeshtër e paturpshme dhe cinike?

Edmond dhe Jules de Goncourt: Journal, 7 nëntor 1861.

Politika e mirë shikon përtej cepit të pjatës të mbrëmjes së nesërme.

Helmut Kohl.
Kur gjërat qëndrojnë keq, nuk është me rëndësi të gjendet mënyra për t’i përmirësuar ato, por të gjendet dikush, të cilit mund t’ia ngarkosh fajin.

Giovannino Guareschi: Don Kamillo dhe Pepone.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco