Covidi dhe besimi

Covidi dhe besimi

Nga Augustin Palokaj - 03/08/2020

Kosova është shembull edhe më ekstrem i mosbesimit në rekomandimet për të ngadalësuar përhapjen e virusit, sepse në Kosovë mbretëron një mosbesim në gjithçka. Por kosovarët nuk janë të vetmit që në përqindje të madhe besojnë në teori konsipracioni edhe rreth këtij virusi. Problemi kryesor në Kosovë është mungesa kronike e besimit në sistemin e vendim marrjes

Ilustrimi më i mirë i teorive të konsipracionit ishte biseda e imagjinuar me një konspiracionist. Në pyetjen se “çfarë mendon për virusin korona?”, ai përgigjet se “nuk ekziston virusi, por është shpikur”. I njejti në pyetjen se çfarë mendon për rrjetin 5G përgigjet se “ai rrjet ka përhapur virusin korona”. Në shqip kësaj do ti thonin “hyp se të vrava - zbrit se të mbyta”. Me fjalë tjera, nuk ia vlen të tentosh që të merresh me luftimin e teorive të konspiracionit. Sepse, pa marrë parasysh të vërtetën, konspiracionistët do ta kenë gjithmonë versionin e tyre të së vërtetës.

Por, nuk mund të qëndrosh i heshtur kur teoritë e tila bëhen të rrëzikshme. Kur në Kosovë, vendin me rekord botërorë e jo vetëm evropian me numrin e infektimeve të reja me këtë virus krahasuar me numrin e të testuarve, pothuajse një e treta e qytetarëve ende nuk beson fare se ky virus ekziston, dhe është kaq i rrezikshëm, atëherë hapësirë këtu për të mbyllur veshët nuk ka.

Edhe diaspora e Kosovës, e hutuar, e lodhur dhe e mërzitur se këtë vit nuk mund të shkojnë në kushte sadopak normale në vendlindje, është bërë pre e teorive të konspiracionit. “Unë nuk e njoh askënd që ka virusin” - është argumenti më i shpesht që dëgjohet. Tash kësaj i është shtuar edhe ai se “BE-ja paska me ia dhan Kosovës nja 200 milion euro dhe Kosova tash qëllimisht po e rrit numrin e të infektuarve për ti marrë sa më shpejt ato para”. Natyrisht, këto janë “të vërtetat” e fundit pasi janë konsumuar ato për përgjegjësinë e Amerikës, Bill Gatesit dhe Illuminatit. Janë shpenzuar edhe ato për “dënimin nga Zoti”. Madje festat fetare dhe objektet e kultit janë bërë po ashtu qendra ku është përhapur shumë virusi. Pas festave të Bajramit në pranverë, nisi rritja e rasteve në vendet e Ballkanit perendimor. Sepse njerëzit nuk dëgjuan as udhëzimet e autoriteteve shtetërore e shëndetësore, por as të prijësve fetarë që vet thonin që të mos shkohet nëpër vizita nëpër shtëpi. Edhë shumë kisha katolike në Evropë, në fillim të pandemisë, ishin vende ku me të madhe u përhap virusi. Uji i bekuar përmendej më së shpeshti si mundësi e përhapjes, sepse në një enë fusinin duart qindra pjesmarrës në mesha për të bërë kryqin me ujë të bekuar, e pastaj gjatë meshës ia shtrinin dorën njëri tjetërit për të uruar paqen. Dhe ku ka mënyrë me të lehtë për të përhapur virusin sesa kjo.

Ky virus dëshmoi se nuk ka të paprekshëm, humbën jetën shumë njerëz. Në mesin e tyre edhe shumë nga mjekët që shëronin pa cienëtë, shumë priftër në Itali që u ndihmonin të sëmuarve. Të pasur dhe të varfër.

Por, pse kaq shumë mosbesim në diçka që lehtë mund të shihet, edhepse ka ende shumë të panjohura për pasojat finale dhe mënyrën se si të luftohet ky virus. Sepse është një virus i ri dhe ende nuk dihet gjithçka për të.

Një prej arsyeve është edhe lodhja. Sepse, kur zgjat kaq shumë ankthi, njerëzit ngufatën dhe duan të shpërthejnë. Në Sarajevën e rrethuar më vite gjatë luftës, njerëzit në një moment nisën të dalin nga shtëpia, të vetëdijshëm për rrezikun se mund të vriten nga snajpëristët nga poizicionet e serbëve që e mbanin të rrethuar qytetin. Mendonin se jeta e ngujuar në shtëpi nuk ka ndonjë vlerë më dhe nuk mund të duronin më, prandaj dilnin. Pasojat psikike janë të mëdha dhe ato nuk mund të përshkruhen me të dhëna statistikore, siç mund të përshkruhen ato ekonomike. E ato ekonimike dëshmojnë se, në tremujorin e dytë të këtij viti, Evropa ka shënuar recesonin më të madhë në historinë e pas Luftës së Dytë Botërore.

Por, as pasojat nuk kanë siguruar që njerëzit të jenë më të përgjegjëshëm dhe të rritet besimi, së pari në autoritetet shëndetëore e pastaj edhe në ato shtetërorë. Ka argumente që duhet kuptuar kur përmenden veprimet nga faza fillestare, e që sot kanë dalur të kenë qenë të pavërteta. Në fillim thuhej se “maskat nuk mbrojnë”, ndërsa sot të gjitha shtetet po e bëjnë bartjen e maskave të obligueshme, së paku në disa hapësira publike, sidomos ato të mbyllurat. Dhe kanë të drjetë njerëzit të dyshojnë, sepse autoritetet pohonin se maska nuk të mbron në kohën kur nuk kishte sa duhet maska as për punëtorët shëndetësorë, e lëre më për qytetarët. Por, teoritë e konspiracionit nuk do të ishin aq me ndikim sikur të mos gjenin disa elemente logjike. Ata që kanë tendencë të besojnë në teori konspiracioni nuk duan të besojnë se askush nuk e ka ditur të vërtetën e plotë për virusin korona, e nuk e dinë as sot, më shumë se gjysmë viti prej kur ai u shfaq për herë të parë. Kosova është shembull edhe më ekstrem i mosbesimit në rekomandimet për të ngadalësuar përhapjen e virusit sepse në Kosovë mbretëron një mosbesim në gjithçka. Por, kosovarët nuk janë të vetmit që në përqindje të madhe besojnë në teori konsipracioni edhe rreth këtij virusi. Problemi kryesor në Kosovë është mungesa kronike e besimit në sistemin e vendimmarrjes.

Nëse nuk u besohet politikanëve për gjërat tjera, pse tu besohet kur flasin për masat për të luftuar pandeminë? Nëse ata që janë sot në pushtet kritikonin qeverinë e udhëhequr nga Vetvendosja për masa antikushtetuese, shkelje të të drejtave elementare, e presidenti bënte thirrje për mosdëgjueshmëri qytetare, pse tu besohet tash – edhe pse përmasat e virusit në Kosovë janë dramatike, me gjasat jo të mëdha që situata të zbutet së shpejti.

Ndoshta masat për të luftuar pandeminë në Kosovë duhet të ndërmirren nga ambasadorët e huaj, nga Quinti dhe nga ambasada amerikane. Sepse ata besohet se e kanë fuqinë e duhur në Kosovë për të kryer punë. Ata vendosin për krijimin dhe rrezimin e qeverive. Atyre u besohet më shumë edhe nga populli sesa politikanëve të Kosovës, dhe ata thirren për të ndërmjetësuar kur humb besimi mes politkanëve.

Sa bujë bëri në Kosovë një deklaratë e një eksperti nga Austria, i cuili tha se “beson se gjysma e qytetarëve të Kosovës është infektuar me korona virus”. Atij i besohet sepse është “i huaj” dhe duke qënë “i huaj”, ai e di më së miri. Sa herë kam dëgjuar në Pejë edhe miqtë që më tregonin për qëndrimet e NATO-s, sepse ashtu u kishte thënë “një ushtar italian”, dhe ai, duke qënë “i huaj”, do të duhej ti “dinte senet ma mirë se na”. Nuk ka problem se eksperti austriak nuk thirrej në ndonjë hulumtim shkencor. Dhe, edhe po të kishte ai të drejtë nuk do të ishte lajm i keq. Përkundrazi. Nëse në Kosovë gjysma e banorëve janë infektuar, dhe nëse kanë vdekur rreth 200, i bie se përqindja e vdekshmërisë nga ky virus është shuëme vogël, edhepse është e pandershme për të vdekurit të flitet si për shifra statistikore. Por, e vërteta ende është se askush nuk e di të vërtetën e plotë për këtë virus. Dhe me humbjen edhe më të madhe të besimit, e vërteta u bë një prej viktimave të virusit po ashtu.

Ka rrugëdalje ende për të kthyer besimin e humbur. Por ajo është vëtëm një: tu lihet gjithçka në duar ekspertëve.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco