Pazar-shteti

Pazar-shteti

Nga Nezir Kraki - 14/07/2020
Derisa spitalet mbushen me të prekur nga virusi dhe testimet bëhen me të njofshëm, qeveria e pazarit e vazhdon versuljen drejt buxhetit të shtetit me shpikje postesh e shumefishim argatësh që veç do ta intensifikojnë shtetngrënien e kësaj Kosove të shkretë. Ndërkohë, tash e tutje edhe me testimet do bëhet pazar sepse shteti e pranoi inekzistencen e vet dhe u dorëzua de fakto, pa e pranuar, sepse në këtë qeveri s’ka as dije per menaxhimin e krizes e as guxim per pranimin e deshtimit. Kur votohej mocioni kunder qeverisë Kurti, unë nuk e mbroja atë qeveri veç se ishte e Albinit por e dija që politika pazar do t’ishte tragjike për Kosovën dhe popullin e saj. Dhe ja ku jemi sot me qeverinë presidenciale të Hashim Thaqit, në periudhë zie dhe në lista të zeza të botës mbarë. A kishim të drejtë ne që kërkonim stabilitet qeverisës dhe kushtetutshmëri në Kosovë? Apo kishin të drejtë ata që bëheshin rresht kokëulur pas Hashim tuxharit, sa skutave të fejsbukut sa studiove ricikluese, duke e ditë se ishin në anën e gabuar të hitorisë? « Veç le të hiqet Albini » më thoshte një argat i Thaqit brenda LDK-së, se tjerat i rregullojmë. Po a? Uh sa mirë! A po e shihni perparimin tash pa Albin « bllokuesin »? A po i shihni miliardat e Grenellit se si po na mundësojnë të testohemi në Kosovë, pa pasë nevojë të shkohet në Shkup? Se si i shpëtuam bizneset me lidhjet e reja ekonomike me Serbinë? Heeeeej! A po e shihni turmen e njerzve duke pritë te dera e linjes ajrore Prishtinë-Beograd, të kompanisë AirGrenell? O gjynaha, ikni e dorëzoni ato poste se misioni për të cilin jeni kriju nuk është më aktiv. Dështoi Hashimi, dështoi Grenelli, dështoi Rama, dështoi Batoni. Ikni dorëzoni ata bexha e ato kerre të qylit me tabela Z se perralle me tupan u bëtë. E keni marrë Kosovën me 2 raste ne dite tash i keni 202 more trullana. A e dini çka është marrja o tipa? Edhe diçka... Para se të ikni bleni maska për qyetarët se ju skeni as ku t’i vendosni, jeni te paftyre.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco