Manuali i qeverisë për të humbur betejën me COVID-19

Nga Agron Demi - 14/07/2020

Politikat e Qeverisë Hoti jo vetëm që po dështojnë sistematikisht për të mbrojtur qytetarët nga kriza shëndetësore e ajo ekonomike, por ato shpërfaqin pabarazinë dhe mungesën e solidaritetit me shtresën e varfër te vendit.

“Covid-i po shkon, vera po vjen”. Ky ishte mesazhi sa shpresëdhënës e aq edhe euforik i infektologut Valbon Krasniqi më 24 maj, ato ditë kur numri i të infektuarve nga Covid-19 kishte arritur në numra edhe njëshifror. 

Ndoshta kjo eufori, se Kosova e fitoi luftën ndaj virusit, bëri që koalicioni i ri qeverisës i cili mori besimin në Kuvend më 3 qershor, emëroi për ministër juristin Armend Zemaj (LDK), deputet në Kuvendin e Kosovës që nga viti 2007, me shumë pak përvojë menaxheriale, e aspak përvojë në menaxhimin e sektorit të shëndetësisë.

Por, virusi nuk shkoi askund. Ai u kthye edhe më fuqishëm. Pak ditë para se të largohej nga qeverisja, Qeveria Kurti hoqi të gjitha masat kufizuese, të cilat gradualisht ishin vendosur që nga 13 marsi 2020. Në mbrëmjen e 3 qershorit, kur vetëm se Kuvendi mandatoi qeverinë e re me në krye Avdullah Hotin, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri të ditur se deri në atë kohë ishin regjistruar 1,142 raste pozitive, 871 prej të cilëve ishin shëruar dhe ishin regjistruar 30 vdekje.

Dyzet ditë pas, gjendja ka ndryshuar drastikisht. Sot kur flasim, janë 5,118 të infektuar, prej të cilave 2,640 janë raste aktive dhe numri i vkdekjeve ka arritur në 108. 

Kjo gjendje e rënduar bëri që Qeveria Hoti të ndërmarrë një sërë masash me 13 korrik duke vendosur të mbyllë disa veprimtari ekonomike si formë e parandaluese e shpërndarjes së Covid-19.

Mbyllja totale e ekonomisë nga mesi i marsit deri në fillim të qershorit shkaktoi dëme të mëdha në ekonomi, duke shënuar rritjen më të ulët ekonomike në tre mujorin e parë të regjistruat ndonjëherë që nga pas lufta, rënie të të hyrave buxhetore, rritje të papunësisë e rëndim të gjendjes sociale. Për të mos mjaftuar kjo, që nga fillimi i pandemisë, Kosova përjetoi edhe krizën më të madhe institucionale, kur Kuvendi shkarkoi Qeverinë Kurti duke ia pamundësuar kësisoj hapësirën e veprimit; u pamundësua aprovimi i bazës së re ligjore për adresimin e sfidave nga pandemia; u pamundësua aprovimi i marrëveshjeve ndërkombëtare financiare të cilat do të mundësonin financimin e masave për sanimin e dëmeve në ekonomi.

Deri në momentin kur ky shkrim del për publikim, Kuvendi nuk ka aprovuar ende në lexim të dytë ndryshimet buxhetore, të domosdoshme për të bërë pagesat financiare për ata që janë mbetur të papunë si pasojë e pandemisë, e për bizneset që përballen me vështirësi financiare. Dje e sot në Kuvendin e  Kosovës ende po diskutohet për menaxhimin e krizës shëndetësore nga qeveria e vendit.

Por, përderisa masat kufizuese shkaktuan dëme në ekonomi, njësoj u dëshmua edhe përtej kufijve të vendit se ekonomia dëmtohet edhe nga largimi i tërësishëm i masave. 

Sipas dy studimeve të ndryshme, masat e distancimit social janë më të favorshme për ekonominë se sa mos ndërmarrja e masave. Suedia, ndër vendet e vetme në Evropë që nuk ndërmorri masa kufizuese ndaj Covid-19, po përballet me shkallë të lartë të vdekjeve nga virusi, e njëkohësisht edhe me pasoja ekonomike.

Ngurrimi i Qeverisë Hoti për të qenë më strikte sa i përket zbatimit të masave mbrojtëse ndaj Covid-19, refuzimi për të aprovuar Projektligjin për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë me arsyetimin se nuk është i nevojshëm, përkundër rekomandimit të Gjykatës Kushtetuese që të nxirret ligj i veçantë; paaftësia për të rritur numrin e testeve ashtu siç premtohej me programin qeverisës, bëri që Kosova të futet në listën e shteteve që janë duke e humbur luftën me pandeminë. Për krahasim me shtetin fqinj Maqedoninë Veriore, e cila ka numër të përafërt të banorëve me vendin tonë, Kosova ka kryer dy herë më pak teste.

Për pasojë, shumë vende duke përfshirë edhe Maqedoninë e Malin e Zi e kanë vendosur Kosovën në listën e vendeve që nuk duhet vizituar, përndryshe është obligative karantinimi dy javorë.

Edhe pse u premtua rritja e numrit të testeve, në fakt procedurat e testimit vetëm u vështirësuan. Përderisa qytetarët mund të bëjnë testet vetëm nëse tregojnë simptoma të dukshme, politikanët dhe familjarët e tyre i kryejnë testet edhe pa pasur simptoma. Gjatë diskutimeve në Kuvend, ministri Zemaj i ftoi publikisht deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që ‘të mos ngurrojnë, por të shkojnë t’i bëjnë testet, ngase virusi i’u vërehet në sy”. Në kohën kur ministri bëri këtë deklarim, më shumë si sulm ndaj rivalëve politik se sa si kërkesë e sinqertë, me dhjetëra qytetarë kthehen mbrapshtë duke mos arritë të kryejnë testet, ani pse jo vetëm sytë, por i tërë trupi tyre jep sinjale të pranisë së virusit.  

Pabarazia në testime është shenjë e parë se çfarë mund të ndodhë nëse vie deri tek situata kur duhet të vendoset se kush do të trajtohet me respiratorë me prioritet. Përvoja e gjertanishme ka treguar se kur resurset shtetërore janë të pakta, ata që kanë përparësi në shfrytëzimin e tyre nuk janë ata që kanë nevojë më shumë, por ata që janë më të fuqishëm politikisht.

Përderisa institucionet publike nuk po gjejnë zgjidhje buxhetore për të ndihmuar personat që janë prekur më së shumti nga pandemia, me lehtësi të madhe po vazhdojnë të marrin vendime të cilat vetëm rëndojnë sektorin privat dhe qytetarët. Më 13 korrik, Qeveria mori vendim për mbylljen e sërishme të shumë kategorive të bizneseve dhe bartjen e obligueshme të maskave.

Një maskë një përdorimshe në barnatore kushton së paku 50 cent. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 18% e popullsisë së Kosovës jetojnë nën kufirin e varfërisë, apo me më pak se 1.85 euro në ditë, kurse 5.1% jetojnë në varfëri të skajshme, apo me më pak se 1.31 euro në ditë. Shprehur në numra, mbi 217 mijë qytetarë të moshës madhore jetojnë në varfëri, e për të cilët blerja e një maske përbën 27% deri 38% të buxhetit ditor.

Pandemia dëshmoi në gjë: kur shoqëria përballet me një rrezik të jashtëm, skena politike nuk bashkohet, përkundrazi vetëm acarohet edhe më tej. E ata që e pësojnë më së rëndi janë ata 217 mijëra qytetarë që jetojnë me rreth 1 euro në ditë dhe vartësit e tyre. 

Nga ulëset e institucioneve publike, zyrtarë me paga mesatare mujore prej 2.000 euro, obligojnë qytetarët që jetojnë me më pak se 1.31 euro në ditë që të bartin maska që kushtojnë se paku 0.5 euro. Përderisa qytetarët që jetojnë në varfëri obligohen që të blejnë maska, në anën tjetër zyrtarët publikë me paga mijëra euro maskat mbrojtëse i blejnë me buxhet të shtetit, bile me çmim shumëfish më të lartë se ai i tregut. Marrja e vendimeve ndëshkimore, pa u shoqëruar edhe me masa lehtësuese financiare, nuk është strategji efikase për luftimin e pandemisë.  

Nuk ka formulë të dëshmuar se si shtetet mund ta fitojnë luftën ndaj Covid-19. Por, në situatën që ndodhet Kosova në prag të kolapsit shëndetësor, me qëllim të përballimit sa më të lehtë të pandemisë, institucionet e vendit do të duhej që të aprovojnë marrëveshjet ndërkombëtare financiare, dhe të vendosin fokusin në ndihmën të komunitetit të biznesit e solidarizimit  me pjesën më të të dëmtuar nga kriza e pandemisë së koronavirusit—të varfërit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco