Portreti i vërtetë i Shaban Polluzhës

Portreti i vërtetë i Shaban Polluzhës

Nga Bajram Mjeku - 13/07/2020

Shkas per publikimin e këtij postimi sot, u bë dilema e disa miqve të mi në rrjete sociale se cili është portreti i vërtetë i heroit Shaban Polluzha, duke ngatërruar fotografinë e tij me fotografinë e një luftëtari të panjohur dhe për këtë ndjeva përgjegjësi të jap këtë sqarim.

Fotografia e vetme që e shihni në këtë postim e kryekomandantit Shaban Polluzha, për gjysmë shekulli është ruajtur nën direkun e hambarit të familjes së tij.

Në vitin 1990, Ramadan Polluzha, djali i Shaban Polluzhës ia dhuroi gazetarit dhe publicistit Muhamet Mjeku, derisa ky i fundit po këtë vit botoi librin e tij me titull: "Shaban Polluzha, Lufta e Drenicës".

Megjithëse kanë kaluar tridhjetë vjet, mbaj mend se fotografia ishte jashtëzakonisht e dëmtuar, pasi për gati gjysmë shekulli ka mbetur nën mëshirën e kohës.

Të njëjtin fat e kishte edhe fotografia e toger Mehmet Gradicës, i cili nga familjarët e mi kujtohej si strateg i shquar ushtarak, fjalëpak dhe me disiplinë të jashtëzakonshme. Edhe fotografia e toger Mehmet Gradicës, për herë të parë është publikuar në librin e lartshënuar.

Me këtë rast, dëshiroj të theksoj edhe një fakt të çuditshëm. Disa të ashtuquajtur historian kosovarë, deri në fund të viteve tetëdhjetë në librat e tyre, heroin Shaban Polluzha e cilësonin si "bandit" dhe Brigadën e tij legjendare e cilësonin si "bandë". Me të rënë Muri i Berlinit, ngarendën të shkruajnë libra të rinj dhe nga cilësimi "bandit", të njëjtit pa fije turpi e cilësonin "hero"!

Fotografia e heroit Shaban Polluzha, të cilën e shihni në ballinën e librit "Kosova në dimrin e vitit 1945" i botuar në vitin 2002, është në fakt ribotim i librit "Shaban Polluzha, Lufta e Drenicës", me disa plotësime nga drama e vitit 1945.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco