Çka po i mungon pakos së rimekëmbjes?

Çka po i mungon pakos së rimekëmbjes?

Nga Mimoza Kusari - 13/07/2020

Në diskutimin për rishkimin e buxhetit, shumë komente që i dhamë ne përfaqësuesit e opozitës, qeveria aktuale gjeti përgjigje të kota, duke na përmendur se kanë nevojë për mbështetje, por në rishikim specifikisht kishin lënë anash sqarimet dhe detajet. Me fjalë tjera, qeveria e kërkon çekun bllanko nga Kuvendi se pastaj këta e dijnë se si i shpenzojnë mjetet.
Nuk është për çudi që ju duhet të mbajnë në diskrecion të vetin buxhetin, ashtu sikur i mbajnë marrëveshjet politike në mes të partnerëve, të cilat nuk janë asgjë më shumë se pazare për interesa të tyre të ngushtë.

Në ndërkohë, në tërë Kosovën, në të gjitha komunat dhe qendrat e shërbimit civil ka pezullim të punës dhe vonesa të gjata në procedim të kërkesave, për shkak të numrit të kufizuar të zyrtarëve në vendet e punës. Në fakt, Qeveria edhe me vendim e zvogëloi numrin e zyrtarëve në punë për shakak të rrezikut për përhapje të mëtutjeshme të pandemisë.

Po çfarë mund të bënte Qeveria dhe të përfshinte në rishikim dhe çfarë do të duhej të bënin Komunat e Kosovës (në vend se të kërkonin gjendje të jashtëzakonshme), është të punonin intenzivisht të mundësonin ofronin shërbimet online. Aplikimet për dokumentet bazike, regjistrimet e automjeteve, lejet e ndërtimit, etj, të gjitha do të duhej të ishin në proces të finalizimit, apo të finalizuara tashmë, të përfshira në rishikim për zhvillim të mëtutjeshëm të shërbimeve online të shtetit dhe stimulim të kompanive.

Çfarë pune kanë kryetarët e komunave të merren me deklarata politike për politikën nacionale, kur spitalet i kanë të mbushura me pacientë të infektuar? Çfarë pune kanë kryetarët e komunave të mbyllin shërbimet për ata qytetarë që kanë nevojë, kur do të duhej që tanimë në bashkëpunim me Qeverinë t’i kishin të përgaditura platformat online për shërbime?

Ky është realiteti i ri i pandemisë, nuk është gjendja e jashtëzakonshme, nuk janë vetëm ora policore dhe FSK-ja në rrugë, është i tërë sistemi i ofrimit të shërbimeve online.
Ekonomia nuk mund të bllokohet, por duhet të udhëzohet si të funksionojë me realitetin e ri.

Domosdoshmëria është Nëna e zbulimit, andaj nëse tani nuk është e qartë tek vendimmarrësit se tash duhet të aktivizohet i tërë potenciali kreativ, asnjëherë nuk do të jetë e qartë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco