Kryeministri Hoti merr ‘timonin’ e dialogut pa Thaçin

Kryeministri Hoti merr ‘timonin’ e dialogut pa Thaçin

Nga Tomorr Avdia - 07/07/2020

Përkundër mjegullës politike që ka kapluar Kosovën tash e një kohë të gjatë, diçka duket se po kthjellohet... 

Deklaratat dhe akuzat e herëpashershme për një “lojë kufijsh e hartash” në adresë të Presidentit të vendit Hashim Thaçi, janë mbështetur nga një deklaratë e këtyre ditëve e bërë nga  Bolton, ish-këshilltari i Presidentit Trump. 

Sipas tij, ideja e shkëmbimit të territoreve ishte e liderëve të Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment një propozim apo alternativë e propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Kjo deklaratë ka ardhur vetëm pak ditë pas publikimit të akuzës nga Prokuroria e  Gjykata  Speciale, duke komplikuar dhe hedhë dyshime akoma më të forta rreth figurës se Presidentit. 

E në anën tjetër, në kulmin e këtyre zhvillimeve, Kryeministri i vendit i cili që nga fillimi kishte deklaruar se do të jetë ai që do të udhëheq me dialogun Kosovë- Serbinë, megjithëse për shkaqe të njohura u anulua takimi në Shtëpinë e Bardhë i paraparë për 27, të muajit që shkoj.

Kryeministri sot ka udhëtuar për në Paris, ku është pritur me ceremoni të nivelit më të lartë në Pallatin Shan-Elize nga Presidenti Macron. 

Këtë javë po tentohet për rifillimi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësinë e Bashkimi Evropian, ish-këshilltari për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump. 

John Bolton, pohoi se çështja e shkëmbimit të territoreve është përmendur si mundësi në bisedat ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë.  Ish-këshilltari për Siguri Kombëtar Bolton, duket se pohojnë atë që është përfolur shpesh nga analistë të shumtë, ndonëse asnjëri nuk ka qenë në gjendje të japë prova, se çështja e shkëmbimit të territoreve, ka qenë një prej mundësive të diskutuara mes presidentëve Thaçi e Vuqiç në kuadër të bisedimeve. 

Ka pasur shenja që në vitin 2018, se udhëheqësit donin t'i zgjidhnin këto çështje, sepse e kishin kuptuar se nuk mund të kishte zhvillim ekonomik dhe as qëndrueshmëri, pa u normalizuar marrëdhëniet mes tyre. Kjo shkaktoi polemika të shumta në të dyja vendet. 

Kurse Ambasadori Grenell, ka mohuar të ketë qenë pjesë e diskutimeve për shkëmbim territoresh dhe ka theksuar se takimi i Uashingtonit do të përqendrohej në çështje ekonomike. 

Ambasadori Grenell, paralajmëroi se së shpejti do të caktohet një datë e re për takimin, por ende nuk ka një datë të tillë, por si duket përplasjet mes diplomacive të Brukselit dhe Uashingtonit ka bërë që bisedimet të jenë vendosur në një tavolinë të paqartë diplomatike, për vet rivalitetin që kanë shfaqur paletë.

Në këtë moment ku shefi i delegacionit tonë Kryeministri Hoti, duhet të jetë i këshilluar mirë nga stafi diplomatik dhe ai politike që të ruajë vendin në dialog, të krijojë besueshmëri te partnerët dhe të jetë i vendosur për të mbrojtur interesat e shtetit në tavolinën e bisedimeve që pritet të rëndohen të dielën në Bruksel, ku do të ballafaqohet për herë të parë me ish-partnerin e Thaçit, Vuçiqin. 

Tani, timonin e dialogut e mori në duar Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i cili  është përballuar sot, për disa minuta me presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Pallatin e Elizesë, ky ishte një test i rëndë diplomatik, për faktin që ai pallat mbretërorë mbanë në vete një moshë të vjetër dhe më shtetarë të fuqishëm që kanë shërbyer aty.  Kur dihet  mandati i shkurtër i Hoti si shefi i qeverisë për vetëm një muaji.   

Aty nisë dhe rrugëtimi i tij shumë i vështirë si shefi i vetë i dialogu me Serbinë,  pa pasur frikë që Thaçi mund t’i dilet para apo ta zhvendoste atë pas shpine, siç ka bërë jo pak herë që nga viti 2011-të, ai me partneret dhe kryeministrat që kanë qenë në detyrë. 

A do të jetë në gjendje Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, që të përballojë sfidën e dialogut kjo do të shihet shumë shpejt që nga takimi i së dielës në  Bruksel, por për këtë i duhet një mbështetje e gjerë politike dhe shoqërore, të cilën për momentin nuk e ka.   

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco