Ne do ta nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e Ramavirusit dhe një grushti oligarkësh

Ne do ta nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e Ramavirusit dhe një grushti oligarkësh

Nga Lulzim Basha - 06/07/2020

Nga Lulzim Basha.

Fushat e Devollit janë magjepsëse, nga puna e jashtëzakonshme e fermerëve punëtorë të kësaj zone. Pavarësisht vështirësive të shumta, ata vazhdojnë ta punojnë tokën, duke derdhur mund e djersë, por në fund nuk arrijnë të mbulojnë as kostot.

Të dëshpëruar i gjeta fermerët e Devollit, të cilët ishin detyruar të hidhnin tonalata prodhime të tyre edhe këtë vit.

Me krenari dhe revoltë më treguan se sa i mirë është prodhimi i këtij viti, por sesi nuk kishte treg për të, sepse prodhimi i ardhur nga jashtë mbyste tregun.

Kostoja e prodhimeve të tyre është e lartë dhe mbështetja nga shteti zero. Pesticidet që i blejnë dyfish më shumë se në Greqi janë të një cilësie të keqe, çmimi i naftës është më i shtrenjti në rajon dhe grumbullimi e aksesi në treg kontrollohet nga pak duar. Fermerët më treguan se e shisnin kilen e qershive 500 lekë (të vjetra) aq sa ishte dhe kosto, ndërkohë që në Tiranë e qytete të tjera, të njëjtat qershia shiten me mbi 1500 lekë (të vjetra).

Në 7 vjet kjo qeveri është tallur me mundin dhe djersën e shqiptarëve. U premtoi fermerëve çmim të diferencuar për karburantet në bujqësi, por u rriti taksat dhe e bëri naftën me çmimin më të lartë në Europë.

Premtoi se në çdo arë do të kishte ujë për të vaditur, por nuk bëri asnjë investim; fermerët janë detyruar të marrin kredi dhe të investojnë vetë.

Qindra milionë euro jep RAMAVIRUSI me tendera korruptive, që përfundojnë gjithmonë në xhepat e 5 oligarkëve, ndërkohë që fermerët vuajnë për rrugë, ujë, energji, karburant, subvencione dhe mbështetje.

Ne do ta nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e RAMAVIRUSIT dhe një grushti oligarkësh.

Ne do të akordojmë së paku 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta për fermerët shqiptarë. 50 milionë euro do të investohen çdo vit për infrastrukturën bujqësore. Do të heqim taksën "Rama" për naftën që është haraç i rëndë për fermerët.

Fermerët në Devoll më kërkuan t'i ndihmojmë për ndërtimin e frigoriferëve të përbashkët. Ekspertët tanë do të ulen të shikojnë dhe të bisedojnë me ta, për të parë praktikat më të mira të mbështetjes për këtë infrastrukturë.

Ne nuk premtojmë mrekulli, por normalitet. Me subvencione direkte për fermerët, në bazë të prodhimit, me investime në infrastrukturën rurale dhe me hapjen e aksesit në tregje, ne do të bëjmë gjithçka që prodhimi vendas të jetë i pakonkurreshëm nga eksportet sa u përket kostove, dhe do të mundësojmë eksportin e tyre.

Mirëqenia e fermerëve shqiptarë që përbëjnë gjysmën e popullsisë, do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë dhe punësimit e mirëqenies për çdo shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco