Covid 19 nuk është lakuriq nate edhe nëse ka lindë nga ai

Covid 19 nuk është lakuriq nate edhe nëse ka lindë nga ai

Nga Elmi Olluri - 06/07/2020

Më mirë t’i mbyllim (karantinojmë) ne këto vatra me Covid19, me gjendje të jashtzakonshme, se sa ta lëm Kosovën në mëshirën e Covid19. Siç janë duke vazhduar infeksionet pas 2 muajve ekonominë e Kosovës do ta ketë tërsisht Covidi në duart e veta?

( Spanja për 60 raste të reja, karantinoi Katoloninë sot)

Unë mendoj që:

Masat e ndermarra  nuk do të ulin numrin e infeksioneve.

Kufizimi i lëvizjes nga 21 e mbrëmjes deri në 5 të mengjesit, sikur të ishte ne shtetin Gjerman do të ishte qesharake, sepse ata këtë kohë e kan kohë gjumi.

Ndërsa, për Kosoven kjo kohe ështe 80% kohë shtëpie - gjumi.

Covid19 nuk është Lakuriq nate që aktivitetin e tij e ushtron natën!

Nuk di pse ekonomia ka rëndësi më shum se shëndeti?

A jemi aq të verbër që mos të shohim se i mbyllëm apo s’i mbyllëm këto qytete këto vetvetiu do të mbyllen deri ne tetor, pra do t’i mbyll Covidi19.

Bile do t’i mbyll edhe ato më vitalet siç jane spitalet, KEKU, etj. etj.

Me 14 mars pata kërkuar publikisht që pacientve të dyshuar t’i bëhen testet ne spitalet regjionale dhe aty të trajtohen, sepse mund të ndodhë kjo që ndodhi mbrëm - nese ka ndodhë: për shakë të ngarkesës së madhe ne klinikën Infektive?

Ndërsa në fillimin e përhapjes se Covid 19 në Vushtrri pata kërkuar publikisht të vendoset në karantinë Vushtrria që të mbrohet Prishtina.

Për politikën ndoshta janë masa të fuqishme dhe me vend, për ndaljen e përhapjes se infeksionit Covid 19, por nese IKSHP  ka vendosur kështu mendoj që është për brengosje!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco