Vetëm një Qeveri e unitetit, mund ta nxjerri Kosovën nga kriza politike

Vetëm një Qeveri e unitetit, mund ta nxjerri Kosovën nga kriza politike

Nga Hisen Berisha - 05/07/2020

Vetëm një Qeveri e unitetit, mund ta nxjerri Kosovën nga kriza politike dhe institucionale në të cilën është katandisur.

Që të kemi sukses ta thyejmë ketë sulm të Serbisë dhe Rusisë, ne duhet që fillimisht të diskutojmë dhe të krijojmë Qeverinë e unitetit  kombëtarë me këto detyra:

1. Tejkalimin e situatës së krijuar nga GJ.S dhe menaxhimin e pandemisë;

2. Krijimin e kushteve nëse konfirmohet aktakuza, të zgjidhet presidenti dhe të  krijohet Ekipi i Unitetit për vazhdimin e bisedimeve për  arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

3. Reforma zgjedhore apo krijimin e ligjit të ri zgjedhor, një ligj i cili shoqërinë kosovare do ta kthej në trupë zgjedhore demokratike.

Ekipi i unitetit, duhet që platformën për bisedime ta ndërtoj mbi tre shtylla themelore si:

- Njohja e Kosovës shtet i pavarur nga SHBA në kufijt ekzistues;

- Gjykimi dhe Vendimi Trubunalit te Hagës për drejtësi, mbi të drejtën për shpalljen e pavarësisë;

- Përmbajtja germës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës në çfarëdo vendimmarrje;

Kryeministri Kosovës të disiplinoj bashkëbiseduesit nga Serbia!

Presidenti serb ka deklaruar pas ndaljes të mbahet takimi i Washingtonit, se "nuk do të bisedoj me përfaqësuesit shqiptarë lidhur me Kosovën por me një përfaqësim ndërkombëtar në Paris apo edhe Bruxel".

Vlerësoj se duhet që Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hoti, ta DICIPLINOJ, ish-ministrin e Millosheviçit dhe shegertin e kriminelit çetnik Sheshelj.

Ky diciplinim do të arrihet nëse Kryeministri Hoti, e refuzon vazhdimin e bisedimeve me neoçetnikun Vuçiç dhe bisedimet më tej deri sa të tejkalohet kriza e shkaktuar me aktakuzat, të vazhdohen në nivel kryeministrash me ekipet e tyre. Në këtë rast nga Serbia të pranohet bisedimi me Kryeministren Bernabiç.

Garantë e suksesit është po ashtu gjithpërfshirja në Ekipin e unitetit, e tërë spektrit politik kosovar pa përjashtuar komunitetet jo shumicë ku aludoj edhe në serbet q? e pranojnë Republikën e Kosivës si shtetin e tyre.

Pa një gjithpërfshirje të tillë, me një platformë bisedimesh të ndërtuar mbi shtyllat e theksyara më sipër dhe miratuar nga të gjithë atëherë rezultatet e bisedimeve do të jenë të destinuara në dështimin procedural parlamentar. Opozita me mospërfshirje do ta bëj të pamundur miratimin e tyre në Parlament.

Veprim i mençur i qeverisë Hoti aktualisht pas publikimit të aktakuzës nga Tribunali special i Kosovës, ne pikëpamjet e mija dhe asaj se si po rrjedhin ngjarjet duke e nisur nga ajo qe e konsideroj si pikënisje që është momenti kur u bë publike AKTAKUZA dhe mënyra se si u bë publike, vlerësoj se tribunali special,  ka goditur shtetin e Kosovës dhe se neper filtrin e këtij tribunali do kalojnë anëtaret dhe strukturat partiake te të gjitha partive politike shqiptare, qoftë si te akuzuar qoftë si dëshmitarë qofte si të dyshuar. Kjo ka me e sjellë një situate të nder politike për shtetin tonë.

Kjo situate do duhej që faktorin politik kosovar ta detyron të akordohet që përballoj këtë situate ashtu siç e kaluam ofensivën millosheviçjane si një tersi dhe unik.

Qe te kemi sukses ta thyejmë ketë sulm te Serbisë dhe Rusisë, ne duhet që fillimisht të diskutojmë dhe të krijojmë një Qeveri të Unitetit Kombëtarë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco