Instrumentalizimi i një aktakuze

Instrumentalizimi i një aktakuze

Nga Islam Lauka - 04/07/2020

Po të përpiqemi të shohim ëfarë fshihet poshtë maskës së “patriotit” të prekur e të indinjuar, rezulton se reagimi i Hashim Thaëit dhe Edi Ramës ndaj veprimit të Prokurorit Special është fund e krye instrumental

Para pak ditësh, zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se ka ngritur akuzë për krime lufte dhe kundër njerëzimit ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaëi, dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Theksohet se nxjerrja e këtij njoftimi, pa konfirmimin zyrtar të aktakuzës, lidhet me përpjekjet e përsëritura të Thaëit dhe Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së Gjykatës së Specializuar, përfshirë fushatën për shfuqizimin e saj, si dhe me orvatjet e tyre për t’iu shmangur drejtësisë.

Reagimi i institucioneve shtetërore, i subjekteve politike, medias dhe shoqërisë civile, me përjashtim të një numri të kufizuar intelektualësh, si Veton Surroi, Behlul Beqaj, Fatos Lubonja e ndonjë tjetër, përgjithësisht, ishte emocional, në frymë patetiko-patriotike. Në emisionet televizive, kushtuar kësaj teme, politikanë, diplomatë, studiues dhe analistë, pa u marrë fare me përmbajtjen e akuzës së Gjykatës Speciale, por duke iu referuar, kryesisht, raportit të Dik Martit, u vunë në garë me njëri-tjetrin, kush e kush t’i thurë më shumë lavdi Hashim Thaëit, për të përfunduar në gjetjen e “argumenteve”, në favor të tezës “kur themi UëK nënkuptojmë Thaëin, kur themi Thaëi nënkuptojmë Kosovën”. Gjykata Speciale, e miratuar me 2/3 e votave të Kuvendit të Kosovës, u vu në shënjestër si gjykatë politike dhe antishqiptare.

Të nesërmen e botimit të njoftimit, në fejsbukun zyrtar të presidentit të Kosovës u shfaq stema e UëK-së, e shoqëruar me fjalët (në shqip dhe anglisht), “Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”. Kjo ide do të zinte vend qendror edhe në adresimin e tij për qytetarët e Kosovës, më 29 qershor 2020, krahas atyre për misionin e tij historik dhe linëimin që, gjoja, po i bëhej nga Dhomat e Specializuara.

Megjithatë, edhe më i “mllefosur” se Thaëi u shfaq kyeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i njohur si kozmopolit, shpesh, edhe komprador, por që, papritur, u përfshi nga një llavë patriotizmi, me të cilën përmbyti jo vetëm Kuvendin e Shqipërisë, por edhe rrugët e sheshet e Prishtinës, gjatë vizitës së tij dyditore, nga 29 deri më 30 qershor 2020.

Sipas Ramës, njoftimi i Zyrës së Prokurorit Special, për nga forma, i ngjan fletërrufesë së tipit të revolucionit kulturor kinez, ndërsa për nga përmbajtja dhe pasojat, drejtësisë sovjetike, ku vendimi i fajësisë i paraprin hetimit të prokurorisë. Një sulm të tillë kaq të hapur dhe kaq të vrazhdë, Gjykatës Speciale nuk ia kishte bërë as Kremlini zyrtar, megjithëse ajo ka qenë dhe vazhdon të mbetet objekt i përhershëm kritikash nga Rusia.

Po të përpiqemi të shohim ëfarë fshihet poshtë maskës se “patriotit” të prekur e të indinjuar, rezulton se reagimi i Hashim Thaëit dhe Edi Ramës ndaj veprimit të Prokurorit Special është fund e krye instrumental.

Instrumentalizimi i UëK-së, nga ana e Hashim Thaëit, është një dukuri e vjetër, që e ka shoqëruar atë që në kohën e luftës, në vitet e para pas ëlirimit të Kosovës, si dhe gjatë gjithë viteve të qëndrimit të tij, relativisht të gjatë, në pushtet. Duke e identifikuar veten me UëK-në, ai arriti të ëojë përpara axhendat e veta personale dhe tani, duke u fshehur pas emrit të saj dhe luftës së drejtë që ajo zhvilloi, po përpiqet që t’i bishtnojë drejtësisë.

Në adresimin e tij publik, Thaëi mohon se është bërë pengesë për Gjykatën Speciale apo se e ka sabotuar atë. Përkundrazi, ai pohon se e ka mbështetur politikisht, me fjalë e me votë. Por e vërteta nuk është vetëm bardhë e zi.

është plotësisht e vërtetë që Thaëi jo vetëm se e ka mbështetur, por edhe ka lobuar fort për miratimin në Kuvendin e Kosovës të Dhomave të Specializuara, në vitin 2015. Ai ka “argumentet” e veta përse e bëri këtë gjë, pa vënë asnjë kusht për gjykatën. Ai përpiqet të na bindë se veprimet e tij të atëhershme, e kishin bazën tek “vizioni” për t’u rreshtuar me aleatët strategjikë të Kosovës, për të dëgjuar “këshillat” e tyre për mandatin, vendndodhjen dhe anën procedurale të Gjykatës Speciale, në mënyrë që këto ëështje të mos i kalonin Këshillit të Sigurimit, ku gjenden edhe kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës, si Rusia dhe Kina.

Por një analizë më e hollësishme dhe kritike e veprimeve të Thaëit, gjatë 10 vjetëve të fundit, duke filluar nga botimi i raportit të Dik Martit, në dhjetor 2010, i bën të paqëndrueshme “argumentet” e tij. Gjatë kësaj periudhe, Hashim Thaëi ka bërë një lojë të trefishtë, në funksion të interesit të vet, jo të ndonjë “vizioni strategjik” për Kosovën, por për t’u shpëtuar akuzave të Martit, i cili, në raportin e tij, goditjen kryesore e drejton pikërisht ndaj Thaëit.

Duke rënë pre e iluzionit se “miqtë e fortë”, kryesisht amerikanë, mund ta shpëtonin nga akuzat e rënda për krime lufte, ai u bë shumë i dëgjueshëm ndaj ëdo “këshille” të perëndimorëve. Në këtë kuadër, problemi i vërtetë për Thaëin ishte të nuhasë, sa më shpejt, se ëfarë kërkonin të arrinin ata, sidomos amerikanët, në mënyrë që ai, t’u vetofrohej i pari, pa u shqetësuar, nëse kërkesat e tyre ishin në favor, apo në dëm të Kosovës. Pasojë e këtij qëndrimi janë: elasticiteti i tij i tepruar në dialogun “teknik” me Serbinë, që ëoi në marrëveshjen e 19 prillit 2013 dhe atë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2015; amendimi i Kushtetutës dhe miratimi i ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale, duke u pajtuar me mandatin njëetnik dhe me vendndodhjen e saj jashtë territorit të Kosovës; Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi dhe këmbëngulja për ratifikim e saj, pavarësisht se me këtë akt Kosovës iu tjetërsuan rreth 8 200 hektarë tokë. Frika nga Gjykata Speciale e ëoi atë deri aty, sa të bëjë homazhe në fshatrat serbe Gorazhdevc (Pejë) dhe Grackë (Lipjan) me mbishkrime, “vrarë nga terroristët shqiptarë”, megjithëse as sot e kësaj dite autorët nuk janë gjetur dhe nuk ka asnjë vendim, nga ana e organeve të drejtësisë, për këto raste.

Në momentin që ndihej i pasigurt me “miqtë” perëndimorë në “kauzën” e tij për t’i ikur drejtësisë, ai merrte guximin të ngrihej kundër tyre. Shprehje e këtij qëndrimi janë: përpjekja për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, në dhjetor 2017, kur ai u akuzua nga ambasadori amerikan, Delaui, për “thikë pas shpine”, ndaj SHBA-së; letërkëmbimi me sekretarin amerikan të Shtetit (nëntor 2019), ku kërkohet që Gjykata Speciale të mos jetë njëetnike dhe vendndodhja e saj të jetë në Kosovë (përgjigjja e sekretarit Pompeo ishte e prerë: minimi i punës së Dhomave të Specializuara do të dëmtonte seriozisht kredibilitetin e Kosovës në botë); kërkesa drejtuar Gjykatës Kushtetuese (2017), nëse zgjatja e mandatit të EULEX-it duhet miratuar me 2/3 e Kuvendit, apo duhet bërë përmes shkëmbimit të letrave, me firmën e presidentit, e cila, nga ekspertiza juridike është konsideruar si “synim për paralizimin e Gjykatës Speciale”. Si i tillë, konsiderohet edhe njoftimi i fundit i Presidencës për të mos e firmosur zgjatjen, përtej 14 qershorit 2020, të mandatit të EULEX-it, kur dihet roli i këtij misioni në mbështjeten logjistike dhe operacionale të Dhomave të Specializuara, përfshirë sjelljen e të akuzuarve para drejtësisë dhe mbrojtjen e dëshmitarëve; mosdistancimi nga deklaratat e bëra, pas marrjes së njoftimit për ngritjen e aktakuzës kundër tij, lidhur me moszgjatjen e mandatit të vetë Gjykatës Speciale, i cili, formalisht, përfundon në gusht 2020.

Të gjitha këto veprime të Thaëit, pra si afrimi me amerikanët, ashtu edhe largimi prej tyre, të diktuara nga interesi i tij i ngushtë për t’i bishtnuar drejtësisë, kanë qenë të natyrës konjukturore. Me karakter strategjik ka qenë vetëm aleanca e tij me Vuëiëin. Ai ndihej i sigurt vetëm në qoftë se do të përmbyllte marrëveshjen me të, të përbërë nga tre elementë – kalimi i veriut në Serbi, amnistimi i ndërsjellë i krimeve të luftës dhe shfuqizimi i Gjykatës Speciale. Pikërisht loja e pistë e Thaëit me Vuëiëin dhe frika se mos ajo mbështetej nga administrata e Trampit, e cila duket se nuk u investua në dialogun Kosovë-Serbi në emër të paqes e stabilitetit të rajonit, por të agjendës së tij politike, për t’u tërhequr nga zonat e konflikteve, me gjasë, e nxiti Prokurorin Special të publikojë njoftimin për ngritjen e aktakuzës kundër Hashim Thaëit dhe Kadri Veselit.

Instrumentalizimi i njoftimit të Gjykatës Speciale, nga ana e Edi Ramës, është edhe më i dukshëm. Dy janë shkaqet kryesore që e ëuan atë drejt këtij instrumentalizimi:

Së pari, nevoja për përmirësimin e kredencialeve të tij në Kosovë, të rëna përtokë, pas nismës së ndërmarrë nga ai për “Minishengenin ballkanik”, pa u konsultuar fare me Prishtinën, pas padisë për shpifje, kundër ish-kryeministrit Haradinaj, si dhe acarimit të marrëdhënieve me ish-kryeministrin Kurti.

Së dyti, pavarësisht ndonjë tërheqjeje taktike, ai nuk e braktis lehtë idenë e tij si “babai i kombit”, në këtë rast, si “mbrojtës” i Kosovës, në ditët e saj të vështira.

Të gjitha deklarimet e tij për gjoja “shqetësimi” që po goditet UëK-ja, që po fyhet kombi shqiptar, apo mbi nevojën e bashkimit tonë për vetëdijësimin e bashkësisë ndërkombëtare për një drejtësi të paanshme, janë re pluhuri për të mbuluar intrumentalizimin e njoftimit të Prokurorit Special, në favor të interesave të tij personale. Këto interesa e ëojnë atë në inkoherenca logjike dhe qëndrimesh. Ndërkohë që në Shqipëri paraqitet si luftëtar i vetingut, i drejtësisë së pavarur, në Kosovë ai bën thirrje për “bashkim rreth flamurit”, kundër Gjykatës Speciale; i njohur për servilizmin e tij të përkushtuar ndaj ambasadorëve amerikanë në Tiranë, në Prishtinë ai u ngrit kundër Departamentit të Shtetit dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë, që e vlerësuan njoftimin për aktakuzën si një hap përpara në rrugën e drejtësisë, megjithëse, në fund të konferencës së tij të shtypit, iu kthye zanatit të vjetër, duke ia bërë qejfin Trampit, me deklaratën se ai “nuk është me Kinën”; logjika do ta donte që reagimi i tij, lidhur me ngritjen e aktakuzave për Ramush Haradinajn dhe Hashim Thaëin të ishte i njëjtë, por kjo nuk funksionon tek Rama. Haradinajn e “dorëzoi” në gjykatë, duke e konsideruar një sfidë të tij me drejtësinë, ndërsa për Thaëin luftoi në Parlamentin e Shqipërisë dhe në Kosovë, duke e quajtur akuzën kundër tij një goditje brutale ndaj UëK-së dhe Kosovës; nuk i qëndrojnë logjikës as deklaratat se po na njollosin ata që na ndihmuan të ëlirohemi nga Serbia dhe që na mbështetën në shpalljen e Pavarësisë.

Instrumentalizimi i aktakuzës të Gjykatës Speciale, nga ana e Hashim Thaëit dhe Edi Ramës, shkon në drejtim të kundërt me interesat themelore të Kosovës dhe Shqipërisë. Sot nuk kemi të bëjmë më me raportin e Dik Martit, i cili, kur u botua, u kritikua me të drejtë, si i njëanshëm, i pambështetur në fakte dhe i sponsorizuar nga Moska dhe Beogradi, por me një gjykatë ndërkombëtare serioze, prapa së cilës qëndron një rezolutë e Asamblesë Ndërkombëtare e Këshillit të Evropës, një raport i Task Forcës së BE-së, të kryesuar nga kryeprokurori amerikan, Uilliamson, një vendim i Kuvendit të Kosovës me 2/3 e votave të tij dhe, së fundi, një gjykatë që gëzon mbështetjen e plotë të partnerevë tanë strategjikë, BE-së dhe SHBA-së. Perëndimorët mund të kenë mosmarrëveshje në fusha të tjera, por janë unikë në qëndrimin e tyre ndaj Gjykatës Speciale. Kundërshtimi i saj, në thelb, është kundështim i objektivave tona strategjike për ndërtimin e një shteti demokratik, ku sundon ligji dhe ku drejtësia është e pavarur dhe e ndarë nga pushtetet e tjera. Nuk shkojnë në interes të Kosovës dhe të Shqipërisë as “intriga” e supozuar e Thaëit, as konspiracioni i pretenduar i Ramës, për “abortimin” e takimit të paqes në Uashington, nga ana e prokurorit special. Nuk shkojnë në favor të tyre as teoritë e tjera konspirative, se gjoja BE-ja nga jashtë, ose demokratët nga brenda i vunë gurë në rrota administratës së Trampit, apo se gjykata është ndikuar nga faktorë të tretë, si Rusia dhe Kina. As Brukseli dhe as Uashingtoni zyrtar nuk kanë folur për teori konspirative, ndërkohë që kanë vlerësuar pozitivisht njoftimin e Dhomave të Specializuara. Të gjitha këto “zbulime” e largojnë vëmendjen nga thelbi i njoftimit të Prokurorit Special, i cili shpreh një shqetësim shumë serioz, që ka të bëjë me vazhdimin e përpjekjeve për pengimin dhe sabotimin e punës së Gjykatës së Hagës.

Në vend të thirrjeve për mobilizim kombëtar, kundër armikut të përbashkët - Gjykatës Speciale, do të ishte mirë që Hashim Thaëi dhe Kadri Veseli të lihen të qetë për t’u marrë me aktakuzën, natyrisht, në qoftë se ajo zyrtarizohet, në mbrojtje të së vërtetës. Në rast se ata dalin të pafajshëm, gjë që urohet nga të gjithë, sië e dëshmon rasti Haradinaj, autoriteti i tyre moral e politik, por edhe imazhi i Kosovës do të njohin rritje. Në rast se, megjithatë, ata do të shpallen fajtorë, ateherë fuqitë kundërshtare të Kosovës mund të aktivizojnë edhe një herë tjetër propagandën e tyre kundër pavarësisë së saj, megjithëse nuk është një dukuri e re, ajo ka ekzistuar që në vitin 2008, por nuk ka mundur as nuk do të mund të kthejë mbrapsht rrotën e historisë. Mbrojtja dhe konsolidimi i pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës është në dorën e popullit të vet, jo të kundërshtarëve të saj.

Një ndër mësimet e vlefshme që del nga përvoja e krijimit, funksionimit dhe bashkëpunimit të Kosovës me Gjykatën Speciale është ai, sipas të cilit, klasa jonë politike, në mënyrë të veëantë, drejtuesit e institucioneve qendrore duhet të mendohen mirë para se të hedhin firmën në dokumente, qoftë edhe ato që tumiren nga aleatët tanë strategjikë. Sepse, mund të ndodhë që interesat tona të mos jenë gjithmonë identike me ato të aleatëve tanë, ose që, për arritjen e qëllimeve të politikës së tyre ditore, në ndonjë rast, “miqësia” e tyre të jetë instrumentale. Sië ishte p.sh. presioni amerikan për themelimin, sa më shpejt të Gjykatës Speciale në Kosovë, përndryshe, gjoja, këtë ëështje do ta merrte në dorë Këshilli i Sigurimit, kur dihet mirë se ekzistenca e vetos përjashton miratimin e ëdo vendimi, kur me të nuk bie dakord një prej pesë anëtarëve të përhershëm të këtij organi. Ose, sië ishte presioni i ambasadorit Grenell, kohët e fundit, për heqjen e tarifave 100% dhe të reciprocitetit me Serbinë, si dhe pezullimin e kërkesave për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, të cilat e zhveshin Kosovën nga atributet themelore të shtetësisë. Pushtetarët tanë duhet të guxojnë t’ua thonë me kohë dhe në sy edhe aleatëve tanë strategjikë ëdo mospajtim që mund të kenë për ëështje të rëndësisë jetike për vendin. Në këtë kontekst, karakteri njëetnik dhe vendndodhja e Gjykatës Speciale do të duhej të trajtoheshin para se ajo të miratohej në Kuvendin e Kosovës. Diskutimet e mëvonshme për këto tema rezultuan të jenë jo produktive dhe vunë në pikëpyetje seriozitetin e Kosovës si aktor i pjekur shtetëror.

Një mësim tjetër ështe ai, sipas të cilit, kur nuk kryhen detyrat e shtëpisë nga të zotët e saj, atëherë nuk duhet ëuditur që kur t’i kryejë dikush tjetër mund të mos të të pëlqejnë, apo më keq, mund të të shkaktojnë dhimbje. Krijimi i Gjykatës Speciale, veë të tjerash, është edhe pasojë e mosngrijtes në Kosovë, ndryshe nga vendet e tjera të ish- Jugosllavisë, të një strukture drejtësie që do të merrej me krimet e luftës. Nga ana tjetër, ndërkohë që në periudhën 1999-2020 Serbia punoi ethshëm për sajimin e dosjeve të akuzave kundër luftëtarëve të UëK-së, insitucionet e Kosovës nuk gjetën kohë për t’u marrë me sistemimin e dëshmive të panumërta për krijimin e dosjeve për krimet serbe të luftës dhe atyre kundër njerëzimit, të demonstruara në vrasjen makabër të fëmijëve, të civilëve të pafajshëm, në përdhunimin e femrave, etj. Të paktën, tani të nxirret mësimi i duhur dhe të mos hezitohet që ëështjen e të pagjeturve, të viktimave të luftës dhe të dhunës seksuale, dëmet ekonomike dhe shoqërore të pësuara nga Kosova gjatë agresionit serb, të përfshihen patjetër në axhendën e bisedimeve të ardhshme Kosovë- Serbi.

Në rrethanat aktuale, pozitat e Kosovës, si nga ana politike, ashtu edhe e kohezionit shoqëror, janë dobësuar dhe pjesëmarrja e saj në dialog vështirë të jetë produktive. Qeveria Hoti, edhe ashtu me legjitimitet të cunguar, do ishte mirë që të përqendrohet më shumë në luftimin e pandemisë, në përballimin e krizës ekonomike, si dhe të përgatisë vendin për zgjedhje të reja parlamentare, të cilat, me siguri, do të prodhonin një qeveri të ligjshme, legjitime dhe të aftë për të përmbyllur me sukses bisedimet me Serbinë, që do të ëonin në njohjen e ndërsjellë të të dy vendeve, si shtete të pavarura dhe sovrane, brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht.

(Autori, ligjërues dhe ish- diplomat karriere, ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Kosovë në vitet 2009-2014)

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco