Kur matesh me hijen e mëngjesit

Kur matesh me hijen e mëngjesit

Nga Artan Hoxha - 30/06/2020

COVID 19 i mori sot jeten mjekut te QSUT, pedagogut Arjan Pushi, ndjese paste! Ky ishte rasti i pare i humbjes se jetes nga ky virus i nje stafi te sistemit tone shendetesor. Qofte i fundit! 

Ne gjurmim te rasteve me COVID 19, nga testet e perditshme kane rezultuar te prekur nga virusi plot mjeke dhe infermiere krahas pacienteve te shumte te QSUT, aq sa tashme mendohet nga shumekush se QSUT eshte vatra me e fuqishme e perhapjes se COVID 19. 

Informacionet qeveritare mbi shkallen e penetrimit te virusit ne strukturat shendetesore jane te pakta, te te pjesshme dhe te pakuptueshme. E dhena me e fundit mbi testimin serologjik te personelit shendetesor, date 11 qershor, tregon se nga 2244 testime te kryera ne 7% te rasteve personat e testuar kane zhvilluar antitrupa, pra 7% e tyre jane prekur nga virusi. 

Qeveria pretendon se ky eshte nje tregues optimist – vetem 7% qenkerkan prekur –  por, i aplikuar ne gjithe bashkesine e mjekeve dhe infermiereve te sistemit tone shendetesor, qe numeron mbi 16 mije vete gjithsej vetem ne sektorin publik, do te jepte nje rezultat te frikshem te numrit te mjekeve dhe infermiereve te prekur. Mos qofte keshtu!

Ndaj kerkohet transparence per gjithcka, shpjegime te qarta, te plota e te sakta, ndryshe krijohen keqkuptime e shtremberime, me apo pa dashje, mbi situaten, me efekt te fuqishem ne nxitjen e nje sjelljeje te papershtatshme te individeve, grupeve te ndryshme dhe shoqerise ne pergjithesi.

Eshte tashme fare e qarte se shqiptaret, masivisht, u futen ne fazen e rihapjes, aty nga gjysma e dyte e majit deri ne fillim te qershorit, te shkujdesur e me mendjelehtesi. Kjo sjellje nuk ishte thjeshte e vetem e individeve, si qenie te shkeputura hesap me vete, por edhe si qenie institucionale, publike e private , pra duke ndikuar a diktuar vete sjelljen e institucioneve. 

Nje sjellje e ketille u formesua dhe u ushqye nga suksesi i lehte i fazes se pare, periudha e fillimit te marsit deri ne mesin e majit, gjate te ciles Shqiperia u dallua edhe per numrin e vogel te rasteve te reja ditore e kumulative per 1 milion banore, edhe per numrin e ulet te rasteve aktive per 1 milion banore, edhe per numrin e ulet te vdekjeve per 1 milion banore. 

Shqiperia bente pjese tek 5 vendet me treguesit me te ulet ne Evrope, pozicion ky qe nuk kompromentohej as nga numri absolutisht me i ulet ne kontinent i testeve te kryera per 1 milion banore. Nje pozicion te ketille, “kampion ne gjithe dynjane”, e reklamoi disa here me plot mburrje edhe Kryerilindesi yne ne profilin e vet ne Facebook.

Tashme eshte mese e qarte se suksesi i fazes se pare i dedikohet mbylljes se shpejte te kufijve, me sa duket ne nje moment kur numri i te infektuarve te ardhur nga jashte do te kete qene shume, shume i vogel, kombinuar me nje kufizimin ekstrem te levizjes dhe kontakteve ekonomike e shoqerore te brendeshme, perfshire deri aplikimin e fashave orare te shetitjes e psonisjes, ndalimin e shetitjeve ne parqe e bregdet dhe masa te tjera, nje pjese deri ne absurd.

Propaganda qeveritare ne kete faze te pare gershetoi elementin e frikesimit nga semundja, perforcuar edhe nga lajmet e shumta nderkombetare percjelle nga media shqiptare, me ate te ashpersise se masave ndeshkuese te aplikuara ndaj “nje pakice te pandergjegjshme qe rrezikonte jeten e shumices solidare”. Popullsia e trembur, mbledhur si bagetia rreth bariut, i pranoi me deshire kufizimet qeveritare ndersa pakica e pabindur u ndeshkua me mijera masa represive administrative e policore e u kercenua edhe me masa penale te adoptuara posacerisht e urgjentisht ne legjislacionin penal. 

Mbi shifrat e faze se pare Qeveria krijoi teorine e vet te “suksesit ne gjithe dynjane”, si produkt deterministik i veprimeve te saj duke krijuar e perhapur iluzionin se zhvillimet varen nga qeveria dhe jo nga shoqeria. 

Nderkaq, krijohen vetiu pozicione ekstreme e refraktare tek individe a segmente shoqerore qe kerkojne shpjegime te tjera ekstreme te tilla si ajo se e paskeshim kaluar semundjen qe ne janar a shkurt apo se paskemi cilesi te vecanta imunitare apo se kjo puna e virusit qenkerka loje nderkombetare, etj. 

Me keto mendime e paragjykime, hyrja ne fazen e hapjes u be me menyren me te keqe te mundeshme. Ndersa dy muaj me pare ishim kampionet e Evropes sot jemi nder vendet me nivelin me problematik te treguesve qe pasqyrojne gjendjen e momentit dhe tendencen e afert. 

Kur takohemi ne pyesim tjetrin si je e jo si ke qene. Kete po ben edhe Bashkimi Europian. Me daten 1 korrik BE hapi kufijte per levizjen e lire perjashtuar disa vende, mes tyre edhe Shqiperia jone, “kampionja e dynjase” ne prill e maj sipas Kryerilindesit. 

BE vleresoi numrin e rasteve te reja per 1 milion banore. Me shifren e sotme prej 69 vete dhe mesataren shtate ditore prej 70 vete kete tregues e kemi 25, duke u radhitur ne vendin e 10 ne Kontinentin Evropian, pra hyjme ne 10 vendet me nivelin me te larte te ketij treguesi kur kemi qene nder 5 vendet me nivelin me te ulet te tij. 
BE vleresoi edhe numrin e te semureve aktuale per 1 milion banore, numer qe tregon potencialin infektues aktual. Kete tregues sot, me 1014 vete te semure aktive, e kemi 337, duke u radhitur ne vendin e 15 per keq ne Kontinentin Evropian. Me 13 maj te semuret aktive ishin 161 vete e per 1 milion banore ishin 58 vete;  ne 8 qershor ishin 284 vete e per 1 milion banore vec 100 vete. Ecuria duket e forte drejt perkeqesimit ne javet e ardheshme.  

Edhe sa I perket numrin ne total te te prekurve nga virusi qe nga fillimi i pandemise, ndersa ishim ne 5-shen pararoje  deri dy jave me pare, kemi humbur me shpejtesi disa vende ne klasifikim e vijojme te humbasim ndersa ende mbahemi ne nivel te mire te treguesit te vdekjeve per 1 milion banore por, edhe ketu, nese vijon sic ka nisur, me 3 vdekje ne dite, do perkeqesohemi ne klasifikim. 

Nese perkeqesimit te treguesve i shtojme edhe shkallen e mosbesimit qe mund te kete BE tek ndershmeria dhe/ose saktesia e shifrave te servirura nga qeveria jone, ne kushtet kur vijojme te jemi me “kokefortesi” kampionet e numrit te ulet te testeve per 1 milion banore, arrihet lehte tek konkluzioni se Evropa, sot per sot, na vlereson te semure e te rrezikshem, me gjasa per gjithe kete sezon veror, me pasoja si per ne qe nuk dalin dot jashte edhe per te huajt qe do te ngurrojne edhe me shume te vijne ketu per pushime.

Ndaj dhe Kryerilindesi, ne kete faze deshtimi i eshte pervjedhur kesaj teme, as nuk levdohet me, ore e minute, me sukseset e papara kunder Koronavirusit as nuk del me, orar pa orar, te trembe dynjane me bombarduesit imagjinare te luftes se trete boterore e me denimet kunder diversanteve e dezertoreve te luftes, sic bente ne fazen e pare kur ndihej me i zoti e me i mencuri i Kryeministrave te dynjase.

Ca se eshte i gjate e ca se u mat me hijen e mengjesit…kush e di se si iu duk vetja…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco