100 milion euro potencial për investime në energji solare në Kosovë

100 milion euro potencial për investime në energji solare në Kosovë

Nga Lulëzim Syla - 30/06/2020

Me qëllim të dhënjes së kontributit si shoqëri civile në Rimëkëmbjen ekonomike të vendit, po ndajë me ju propozimin mbi potencialet
që ka vendi ynë në fushën e energjisë së ripërtëritshme, sidomos në pjesën e energjisë solare.

Projektet që mund të realizohen përmes mbështetjes së qeverisë me një pjesë si grant për familjet, bizneset dhe vetë institucionet në fushën e energjisë do të ishin këto projekte konkrete si vijon:

1. Rreth 100-200MW në fushën e energjisë solare mund të instalohen në kulmet e bizneseve brenda 5 viteve të ardhshme nësë qeveria i mbështet me 40% të fondit investiv ku në baza vjetore i bjen rreth 4-8 milion EURO mbështetje nga shteti ose për 5 vite rreth 25-40 milion euro. Por qe prap shumica e ketyre mjeteve mbeshtetese kthehen tek buxheti i Kosoves nga tatimet që paguajnë instaluesit. Nje model tjeter mbeshtetje nese buxheti aktual nuk ka mundesi mbeshtetje eshte qe ky fond prej 40% te zbritet nga tatimet qe biznesi ka per obligim të kryejë në baza 3 mujore ose vjetore.

2. Rreth 25.000 shtëpi ose rreth 100MW për 10 vitet e ardhshme mund të instalojnë sistemet solare në kulmet e tyre, ku me një mbështetje prej 30% dhe heqje të TVSH-së për këtë lloj investimi atëherë shtetit i bie të mbështesë me rreth 2.5 milion EURO në vit. Heqja e TVSH-se nuk efekton tek buxheti i vendit duke u bazuar ne ate se deri tani ka pase shume pak instalime neper shtepi private shkaku i çmimit të lartë.

3. Rreth 25MW ose rreth 1000 institucione publike perfshi ato shkollore dhe komunale mund të instalojnë sisteme solare për nevoja vetanake dhe tepricën e hudhin në rrjet.

Shënime shtesë: Si përmbledhje i bie që nga mbështetja shtetrore mund të nxiten rreth 100 milion euro investime ose rreth 200MW projekte në energji solare, qindra vende të punës dhe ulje e kostos së prodhimit tek bizneset dhe më pak import të energjisë dhe rrjedhimisht biznese më konkurruese!

E bashkangjitur është edhe tabela përmbledhëse!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco