'Shporru Isa Mustafa, jo gjueti shtrigash!'

'Shporru Isa Mustafa, jo gjueti shtrigash!'

Nga Ramazan Bekteshi - 30/06/2020

Isa Mustafa është një politikan autokrat, inatçi dhe një milioner i Kosovës. Derisa populli i tij vuante, ai notoi neper ujërat e turbullta te komunizmit, në epokën e mjegulluar të Bukoshit e të Hashimt, ai është politikani me një karrierë politike më të gjatë se Tito dhe Enveri, një karrierë që shkaktoi plotë padrejtësi, tradhti, dhe disfata për qytetarin, por profite për vetveten.

Largohu Isë, për rolin tuaj të pa dinjitet dhe te servilit gjatë kohës së pandemisë. Ti zgjodhe kohën e sëmundjes së shekullit, për të bërë grushtet, dhe linçove gruan më të votuar dhe më të famshme të vendit, ashtu si veprove kohë më parë me Donikën. Ti Isë, njëjte si një ajtollah i Iranit u ke shpall luftë grave më të zgjuara dhe më të guximshme të LDK-së dhe Kosovës, vetëm se janë femra kryengritëse që i denoncojnë veprimet tua joparimore.

Shporru Ise, për 1001 mëkatet tua të pafalshme, sepse ti gjithmonë zgjodhe rrugën e tradhtisë, servilit dhe interesit. Ti bërë atentat ndaj gruas me performancën më të lartë të shpallur nga UNDP, ndaj gruas më të votuar ndonjëherë në Kosovë, atentat, ndaj krye-parlamentares Vjosa Osmani.

Ik Mustafa i Ziu, sepse në kohe krize dhe pabesisht vendose të shkarkosh nënkryetaren e LDK-së. E shkarkove, vetëm se ajo e shprehu publikisht qëndrimin e saj kurajoz, të sinqertë, epik e te rrallë, se nuk deshi koalicion me PDK-në, sepse ajo nuk pajtohej me politikat e Thaçit për vendin, sepse guximi i saj është më i fuqishëm se arma juaj prej qyqari dhe gjuetari të shtrigave. Krokamët e një tufe korbash tuaj kundër Vjosës shfaqen si te ajo poema e famshme Korbi e Edgar Alan Poe-së që ‘simbolizon jetën në pikëllim pas humbjes’. Sorrat s’e frikësojnë dot shqiponjën që guximshëm u ngritë edhe më lartë. Andaj, Isë ec!

Shko Ise, sepse e keqpërdore turpshëm dhe me dinakëri Fondin e Qeverisë, 3%-shi (1992-1999) , sepse s’ke qenë transparent as me fondin UFORK (1999-2010) me seli ne Prishtinë dhe milionat e humbur, ç‘ndodhi me kapitalin e Dardania Bankës në Tiranë dhe kreditë qe s’u kthyen kurrë, kujt ia shitët bankën me Bukoshin, kush e vodhi degën e saj në Prishtine me 2003, arkën me 3 milion euro. Këto abuzime do të duhej të ishin hetuar në Kosovë, por atje peshqit e mëdhenj ende notojnë të patrazuar.

Shko Isë, sepse me krimet tua duhet të merren dhomat e specializuara në Hagë, të përgjigjesh për djersen dhe sakrificat e mërgimtarit, për kafshatën që ua mori fëmijëve të vet për fondin tënd.

Largohu Ise, qe shtyhesh vetëm me gra, qe zvarrit dhe linçon zonjat e Kosovës, vetëm se të janë kundërvënë me guxim, shko shërohu nga paranoja, gjeneralisimi, stereotipi dhe paragjykimi, nga anti-feminizmi. Shko, përballu me ndërgjegjen tënde që nuk e ke, ndërgjegjen e përlyer me nënshkrimin tënd të tradhtisë për Zajednicën dhe faljen e Çakorrit. Ikja, do të ishte i vetmi akt racional në karrierën tuaj, shko, sepse të erdhi koha!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco