Emisioni i munguar i Fevziut për Valbonën

Emisioni i munguar i Fevziut për Valbonën

Nga Islam Lauka - 06/06/2020

E pashë emisionin e Blendi Fevziut, “Udhëtim, Lumi i Shalës-Valbonë- Theth”. Vërtet shumë i bukur. E falenderoj shumë atë dhe ekipin e tij për angazhimin dhe përkushtimin.

Por ka di?ka që nuk shkon në këtë emision. Ndërkohë që paraqitet me hollësi rruga nëpër liqenin e Komanit, deri në Lumin e Shalës, si dhe ajo nga Qafa e Valbonës, deri në Theth, Gryka e Valbonës mbetet krejtësisht në terr.

Fevziu përpiqet ta mbulojë këtë terr informativ me pak fjalë mbi Ciklin e Kreshnikëve dhe Varrin e Omerit në Klysyrë (të cilin, gabimisht, e quan monument historik, kur dihet se kemi të bëjmë me legjendë, jo me histori) dhe, si me magji, gjendet në rrjedhën e sipërme të Valbonës.

Jashtë kameras, pra jashtë vëmendjes së shikuesit mbetet “Ura e të Shtrejtit”, shkëmbi i “Nuses së ngrime”, Shpella e Bajram Currit, Liqeni i Xhemës, Quki i Dunishës, Kollata, Mulliri i Valbonës, etj, etj, me vlera të jashtëzakonshme natyrore, turistike, kulturore e historike, që përbëjnë elementë thelbësorë të identitetit të Luginës së Valbonës.

Nuk mendoj se mungesa e kohës ka qenë arsyeja e këtij boshllëku informativ. Problemi është se në pjesën që ka mbetur jashtë kameras, ndodhen dy njolla turpi, monumente historike të shtetit, drejtësisë dhe shtypit të kapur-dy hidrocentrale, në përfundim e sipër.

Blendi Fevziu është njëri ndër ata që nuk qëndroi, kur iu kërkua, përkundrazi, i bëri bisht rezistencës kundër ndërtimit të hidrocentraleve. Para rreth katër vjetësh, i kam dërguar mesazh në celularin e vet për të organizuar një debat tek “Opinion”-i, që drejtohet prej tij dhe nuk ka denjuar as të kthejë përgjigje. Iu luta një mikut të tij të ngushtë t`ia përcillte këtë shqet?sim dhe përgjigja e tij, nëpërmjet mikut të vet, ishte: “Kjo temë nuk ka interes!”.

ngaNuk e di ?farë interesash të errëta e kanë shtyrë Blendi Fevziun që të heshtë kur nuk duhej heshtur, por e di që kjo temë kishte shumë interes për kanalet e tjera televizive, duke e trajtuar atë gjërësisht, si Top Channel, News 24, TVSH, Zëri i Amerikës, etj. Shtoj se Tv Klan është kanal me licensë kombëtare dhe si i tillë, e ka për detyrë të trajtojë ?ështjet me interes publik, si Parku Kombëtar i Valbonës që po sakatohej nga aleanca e krimit dhe korrupsionit me politikën.

Hobs shkruan se hipokrizia është ligësi e dyfishtë, si mëkat dhe si fshehje e tij. Mbase Fevziut i ka ardhur turp të kalojë nga njollat e turpit, (megjithëse, ai mund të kalonte andej e t`i linte ato jashtë kameras, për të mos i bërë kurban të tyre, bukuritë e tjera të luginës) për ndalimin e të cilave ai nuk bëri asgjë. Nëse është kështu, ai mund ta lajë turpin e tij, duke bërë tani një emision për ështjen e ndërtimit të hidrocentraleve, sepse edhe Valbona, edhe Lumi i Shalës, janë ende të kërcënuara seriozisht prej tyre. Si i thonë, më mirë vonë, se kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco