Tri porositë e presidentit dhe zhgënjimi i madh i luftëtarëve!

Tri porositë e presidentit dhe zhgënjimi i madh i luftëtarëve!

Nga Kamer Elezaj - 05/06/2020

Sot pash sa e sa intervista të luftëtarit të UÇK-së Haxhi Shala, njeri nga luftëtarët famëmëdhenj të U'ÇK-së.

Më erdhi keq për të. Fliste për nderin që shqiptari ka për mikun, fliste për fjalën e dhënë dhe si e ndryshoj mendimin për të dhënë votën për qeverinë Hoti.

Mu duk i shfytyruar dhe mu kujtuan fjalët e plakut tonë të moçëm Smail Zeneli, axhës së babait tim, që thoshte se ata burra që nuk kanë burrni vetëm për burrni bëjnë llafe. Ata burra që nuk mbajnë besën vetëm për besë flasin. Ai na udhëzonte të mos u besojmë burrave që flasin shumë për besën, se po që se je i besës nuk ke nevojë të flasësh për besë.

Presidenti i Kosovës nuk kishte nevojë për votën tënde Haxhi Shala.

Po që se Presidenti do kishte nevojë për një votë do e thërriste vajzën e vëllait të vetë, mbesën e tij, që është deputete e PDK-së dhe pa asnjë problem do ua siguronte një votë më shumë qeverisë Hoti.

Por jo, të nderuar – kësaj ngjarje i vjen era lojë jo e pastër dhe që është lojë duket nga helikopteri!

Presidenti me këtë lojë deshi të dërgoj tri porosi:

1. Presidenti deshi të dëshmonte se PDK është parti unike që udhëhiqet nga Veseli dhe se PDK do mbetet parit "opozitare".

2. Presidenti deshi të na dëshmoj të gjithëve se e ka blerë edhe Ramush Haradinajn, kundërshtarin më të madh të ndarjes së Kosovës.

3. Presidenti deshi tu dëshmoj LDK-së se është ai që e formon qeverinë përmes përpjekjeve të tij duke ua siguruar votën vendimtare, pa pasur nevojë ta marrë këtë votë nga PDK-ja.

Dhe sonte doli prapë në një program televiziv për të treguar se vazhdon me planin e vetë për "marrjen" e Bujanovcit, Medvegjës dhe Preshevës përndryshe i njohur si plani për ndarjen e Kosovës.

Dhe kjo ishte porosia e tij kryesore – se po e vazhdon misionin e tij - por për kumtimin e kësaj porosie priti sa të formonte qeverinë.

Sa kushton ndarja e Kosovës të nderuar pjesëmarrës të kësaj nate intriguese dhe çfarë të dhënash kishte marrë presidenti nga miku i vetë ambasador për tua mbushur mendjen ju për të përkrahur presidentin.

Apo mos të nderuar luftëtarë jeni zhgënjyer nga votuesi që nuk ju votoj aq sa prisnit edhe pse mbrojtët vendin nga ndarja për gati dy vjet dhe keni vendosur të hiqni dorë nga kjo mbrojtje

Se për një votë shtesë në parlamentin e Kosovës presidenti nuk kishte përse ta merrte gjithë atë rrugë në mes të natës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco