Rrofshin tre cubat

Rrofshin tre cubat

Nga Nga Liri Loshi - 05/06/2020

Dy cuba shkojnë të cubi tjetër në ora një pas mesnate. Pa paralajmërim! Dhe rrijnë bukur gjatë! Edhe në ora një e edhe me qëndru gjatë!!! Absurd pas absurdi...

A ju ka ndodh dikujt nga ju të ju vijë dikush në ora një të natës për me ndejtë me juve?! Jo nuk ju ka ndodh. Sepse ju nuk jeni cuba. Jeni qytetarë normalë të Republikës së Kosovës.

Mua më ka ndodh me m’ardhë njerëz shpesh pas mesnate, jo vetëm në ora një, por edhe në ora dy, tre, katër... Ata ishin pacientë. Le që zgjohesha unë, por zgjohej edhe gruaja ime nga gjumi dhe m’i bënte gati barërat që t’ju jipja të sëmurëve. Pra ata kishin siklet. Dhe doktori nuk ka punë tjetër pos të mjekojë ata që vuajnë nga dhembejt, temperatura, apo edhe vetëm nga një ndjenjë e keqe.

Po cubat?! Çfarë sikleti kanë cubat?!Cubat nuk kanë siklet natën. Nata është ajami i tyre. Ata mund të kenë siklet ditën, sepse i pikasë dikush dhe i quan me emër tjetër, si hajna për shembull. Por, kur cubat vënë kravatat, ata pretendojnë se më nuk janë cuba. Janë kapedanë. Kapedanë të cubave!

Dy cubat i kërkuan kokrrën cubit tjetër për ta hequr shtetin nga dora e burrështetasit të parë pas lufte dhe për t’ia kthyer atë prapë cubërisë! Dhe cubi ua dha kokrrën. Dhe falë asaj kokrre tani kemi një shtet të cubave! Urime populli im i dashur, i urtë e i përulur para cubave!

Rrofshin tre cubat! Rrofshin të gjithë cubat!

Vdekje shtetit!

Vdekje popullit!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco