Turpi në Tiranë, koka në Athinë

Turpi në Tiranë, koka në Athinë

- 05/06/2020

Autoqefale, në një fare mënyre shqipërohet "që vepron me kokën e vet". Pra nëse thuhet Ortodokse Autoqefale Shqiptare, nënkuptohet që vepron me kokën e vet shqiptare.....
 

Një nga ata qe ia shtuan fuqinë shenjtërimit të Kishës tone "autoqefale" (që për momentin e ka kokën greke), ishte patriarku i Kishës Ortodokse serbe i cili i pat bekuar publikisht, paramilitaret dhe ushtaret e rregullt te ushtrisë serbe të cilët ishin vrasësit e fëmijëve dhe pleqve si dhe përdhunuesit e grave shqiptare.

Hirësia e tij Patriarku serb që ftuar nga koka greke e Kishës tone Autoqefale. Patriarku ynë, Hirësia hyjnore Janullatos gjithsesi, nuk pati aq hire sa të zbuste me lutjet që i dëgjohen aq shume nga Kristoja, protestat masive te popullit te vet kundër NATO-s dhe pro vëllezërve barbare serbe.

 A thua shkëlqen kurora e Hirësisë se tij kryepeshkopit te Tiranes, Durrësit dhe gjiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiithe Shqipërisë aq shume sa te sfumoje errësirën ku notoi grigja e tij greke gjate luftës në Kosovë?

 A thua kane pushuar ne paqe eshtrat e At Nolit, te At Visarion Xhuvanit, te Papa Kristo Negovanit, te At Stath Melanit, te Dhaskal Todhrit e te Pandeli Sotirit etj kur shohin se Kisha jone eshte e pamvarme nga.......shqiptaret?

A thua është dakord me ketë kor shenjteruesish i Lumi Jezus Krisht? A kupton Jesusi shqip?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco