Motel ‘ambasada’

Motel ‘ambasada’

Nga Agim Xhafka - 04/06/2020

Ka ditë që televizionet rrotullohen rreth lajmit të reformës zgjedhore.

E në krye të kumtit vendosen fjalitë;anëtarët e këshillit politik u kyçën brenda ambasadës amerikane,qëndruan atje 9 orë,do mbyllen dhe nesër...

Surraliste çdo gjë. As në luftë nuk jemi,as bomba nuk hidhen e sérish,si nëpër vite,politika shqiptare kapet për veshi e urdhërohet të sillet kështu e ashtu.

Këto ditë ambasada më ngjan si motel. Në mendje i shoh shqiptarët e mij të ndrydhur,me duart mbi tavolinë si nxënësit kur zysha u sheh thonjtë.

I kanë prerë apo jo. E mbi gjithçka komedia vazhdon me ambasadorin britanik. Na flet pér kushtet e pranimit tonë në BE ai që u largua vetë nga BE.

Sot shqiptarët nuk kanë besim te kjo qeveri për menaxhimin e zgjedhjeve. Se ka plot prova që ajo i vjedh me thasë e nuk e gjen gjë.

Asnjë gjemb nuk i ka hyrë Gjiknurit apo Ulsiut e të tjerëve që u provuan se futën duart te verdikti i zgjedhësve.

Alarmin dha ODIHR, por ja që ambasadorët çuditërisht gojën e kanë për të sharë opozitën. Bën mu anësia e tyre dhe kuptohet simpatia për qeverinë që në shtatë vite varfëroi popullin dhe rreth 8% i detyroi të largoheshin nga vendi.

Me sa kuptohet ambasadorët kanë hallin e interesave të tyre.

Sigurisht, nuk e kanë atdhe Shqipërinë. Ndaj bëhen arrogantë kur opozita nuk bindet, japin urdhëra si me qenë tutorët tanë e në fund kur humbasin durimin urdherojnë që dialogu ndërpartiak të zhvillohet brenda ambasadës.

Një turp për trupin diplomatik, por edhe për politikanët shqiptarë.

Ja pse ambasada më ngjet si motel. Si vendi ku gatuhen gjëra të fshehura,pazare të dyshimta dhe ‘agresion’ prej përdhunuesi.

Edhe në se do dalë tym i bardhë prej atij moteli ai nuk ka bardhësinë e transparencës, të mirëkuptimit dhe dakortësisë.

Nuk do jetë çudi që në fund marrëveshja të firmoset nga Lul Basha dhe kur t’i kërkohet firma Edi Ramës ai t’i thotë ambasadores Kim-ete:’ Firmose ti në emër të Rilindjes!’

Motel ‘Ambasada’ ka vite që funksionon kështu.

Por duhet një herë të parë t’i thuhet ndal. Ka plot zyra shteti shqiptar ku të bëhen marrëveshjet shqiptare.

Dhe të mësojmë se jemi vend sovran. Ambasadorëve t’u japim lajmin vetëm pasi të nënshkruajmë marrëveshjen shqiptar me shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco