Oda e Avokatëve të avancoi ushtrimin e profesionit të avokatisë

Oda e Avokatëve të avancoi ushtrimin e profesionit të avokatisë

Nga Musa Dragusha - 04/06/2020

Në Kosovë, struktura e re ligjore e përcjellë me procedurat ligjore dhe institucionet juridike sipas standardeve ndërkombëtare shtrojnë nevojën e krijimit të resusrseve profesionale për zbatimin e drejtë të tyre. Ekonomia e tregut dhe ndryshimet shoqërore e politike ,shtrojne nevojën për shërbime në çështjet e ndërlikuara komerciale dhe të transaksioneve të biznisit . Praktikuesit e ligjit me shpejtësi dhe në mënyrë efikase duhet t’u përgjigjen kërkesave të mëdha në lidhje me reformimin e ekonomisë dhe ristrukturimin ligjor të imponuar nga këto reforma.

Tradicionalisht avokatet ne Kosove kane vepruar ne Zyra individuale ,me resurse te kufizuara dhe pa personel mbeshtetes. Ne kete drejtim OAK ka arrite qe te krijoj nje Korniza ligjore ,me forma te avancuara te organizimit te avokateve . Prej kendej,OAK tani duhet ta vendos prioritetin ne perforcimin e organizimit te Zyrave te perbashketa te avokateve dhe neper Kompanite/Shoqerite e tyre. Ajo,duhet te shtoje angazhimet per fuqizimin e menyres se ketille te ushtrimit te profesionit.

Keto do te ishin perpjekjet me serioze te OAK per te permirsuar nivelin e sherbimeve profesionale te avokateve. Keshtu, me staf te mjaftueshem per hulumtim ne ligj dhe pune ne teren krijohen resurset e nevojshme per perfaqesimin e denje te rasteve edhe me te renda me te cilat ngarkohen avokatet.Kjo forme ofron mundesi te panumerta organzimi dhe zhvillimi te sherbimeve:krahas angazhimit te avokateve me specializime nga fushat e caktuara,deri te staffi i mjaftueshem mbeshtetes,punesimi i juristeve te rinj,angazhimi i bashkepunetorve te jashtem,me kontrate(sipas rregullatives në Shoqërine e avokateve mund të ketë avokat që punojnë por nuk janë anëtarë të shoqërisë), specialist të fushave të caktuara juridike, për raste të caktuara.

Ne kete menyre,kjo do te ndikonte qe edhe ne Kosove te krijohet tradita e sistemeve te zhvilluara juridike ne ushtrimin e profesionit te avokatit.E, kjo paraqet edhe nje kontribut te Odes se Avokateve ne avancimin procedurave te drejta dhe te efektshme gjyqesore dhe rrjedhimisht forcimin e sundimit te ligjit ! # Per shtetin e se drejtes.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco