Qeveria presidenciale e Kosovës

Qeveria presidenciale e Kosovës

Nga Islam Lauka - 03/06/2020

Sot, Kuvendi i Kosovës, me 61 vota pro miratoi qeverinë Hoti. Për herë të parë, në historinë 20 vje?are të Kosovës së lirë, kemi një qeveri të krijuar, jo nga fituesi i zgjedhjeve, jo nga vullneti i popullit, por nga koalicioni i nomenklaturës së vjetër pushtetore.

Duke qenë se qeveria Hoti, në thelb, është sajesë e makinacioneve të nëndheshme të Hashim Tha?it, ajo nuk mund të jetë e pavarur në veprimet e saj. Në këtë kuptim, qeveria e re është peng i tij dhe mund të konsiderohet thjesht, një qeveri presidenciale.

Nga ana tjetër, për shkak të ndikimit të madh në të, të presidentit serb Vu?i?, nëpërmjet mashës së vet, Listës Serbe, pa votat e së cilës qeveria Hoti nuk mund të miratojë as edhe një ligj të vetëm dhe të ekzistojë as edhe një ditë, do të mbetet peng edhe i Beogradit.

Duket se ajo u krijua (edhe me kumbarinë e ambasadorit amerikan Grenell) për një qëllim të vetëm-nënshkrimin sa më shpejt të marrëveshjes me Serbinë. Një qeveri në varësi të dyfishtë-nga Hashim Tha?i, i cili vitet e fundit është perceptuar si kërcënim për Kosovën, për shkak të tezës së tij “për kompromis të dhimbshëm me Serbinë” (ndarjen e Kosovës), si dhe nga Beogradi, kundërshtari historik i Kosovës, që njihet si dorë e zgjatur e Rusisë në Ballkan, e ka të pamundur t`i dalë zot vendit dhe të arrijë një marrëveshje historike me Serbinë, në favor të interesave tona shtetërore dhe kombëtare.

E vetmja gjë që mund të bëjë qeveria Hoti është përgatitja për zgjedhjet e reja. Po, këtë mund dhe duhet ta bëjë, për ta kthyer Kosovën në normalitet, pa qenë nevoja për të ngatërruar Murat Jasharin me qeveri teknike, jo se ai nuk e meriton të jetë kryeministër, por për faktin e thjeshtë se familja e nderuar Jashari e ka shpallur publikisht paanshmërinë e saj politike. Posti i kryeministrit nuk është i tillë. Murat Jasharin e njoh mirë dhe unë e shoh atë si simbol të unitetit të popullit, jo vetëm të Kosovës por të krejt shqiptarisë, ndaj si hap i parë, megjithëse i vonuar, le të jetë zgjedhja e tij, me konsensus të të gjitha partive politike, si president i Republikës së Kosovës, në pranverën e vitit të ardhshëm.

Hashim Tha?i dhe Isa Mustafa duhet ta harrojnë që qeveria Hoti mund ta ?ojë mandatin e saj deri në fund, vetëm me fuqinë e kartonave (edhe ajo e pasigurtë), pa legjitimitet popullor. Ata nuk mund të bëjnë naivin, sikur nuk paska ndodhur asgjë, 7-8 muajt e fundit. Përkundrazi, ka ndodhur di?ka shumë e rëndë për fatin e demokracisë: është tjetërsuar vullneti i qytetarëve, i shprehur n? zgjedhjet e 6 tetorit 2019; u përmbys qeveria e dalë nga këto zgjedhje, në mes të pandemisë, pa e lënë t`i plotësojë as 100 ditë; qeveria u la e vetme në luftën e saj tejet të vështirë kundër kovid-19 dhe u refuzua miratimi i ligjeve të domosdoshme për ta bërë më efektive këtë luftë; u akuzua qeveria si antiamerikane dhe që prishi marrëdhëniet me aleatët strategjikë.

Këto janë gjëra shumë serioze dhe qytetarët e Kosovës duhet ta thonë fjalën e tyre për to. Gjykata Kushtetuese, vërtet, është arbitër i kushtetutës, por ka një arbitër që qëndron mbi të gjithë arbitrat: mbi parlamentin, presidencën, kryeministrinë, partitë politike, Gjykatën Kushtetuese dhe mbi vetë kushtetutën. Me vullnetin e tij politik, të gjithë këta faktorë mund të zhbëhen, por jo vetë ai, sepse gëzon atributin e sovranit të vendit. Ky është populli i Kosovës. Të gjithë duhet t`i nënshtrohemi verdiktit të tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, sovrani pati vendosur të nxjerrë në opozitë PAN-in. Makiavelistët që kanë privatizuar luftën heroike të U?K-së dhe trashëgiminë e ndritur të Rugovës, e tjetërsuan vullnetin qytetar, duke rikthyer nomenklaturën e vjetër në pushtet dhe popullin në opozitë.

Jam i bindur se zgjedhjet e ardhshme do ta dërgojnë krejt nomenklaturën e vjetëruar të PLAN-it në pension të merituar politik. Kam shumë besim tek Feniksi me emrin Kosovë, e cila, pa Tha?in, Vu?i?in (Listën Serbe) e Mustafën, do të rilindë nga hiri i vet, edhe më e fortë, edhe më e bashkuar, edhe më e bukur.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco