Letër e hapur ministrit dhe Këshillit Drejtues të SHSKUK

Letër e hapur ministrit dhe Këshillit Drejtues të SHSKUK

Nga Gani Bajraktari - 01/06/2020

I nderuari Minister, 

Te nderuar antare te Keshillit Drejtues te SHSKUK, 
Ne emrin tim personal, ne emer te komunitetit mjekesor qe perfaqesoj, dhe ne emer te pacienteve kardiak te demtuar nder vite, jam i shterguar qe te ju drejtohem personalisht juve lidhur me skandalin me te madh te shendetesise ne Kosoven e pasluftes. 

Tash qe perfundimisht u vertetua ajo qe une kam thene qe 2 vjet, se Drejtori i SHSKUK ka perdorur qe 15 vjet faksimil te FALSIFIKUAR te kardiologut, pa KRYER ASNJEHERE SHKOLLIM SPECIALISTIK TE KARDIOLOGUT, PA DHENE ASNJEHERE PROVIM SPECIALISTIK TE KARDIOLOGJISE, PA PASUR ASNJEHERE LICENCE KARDIOLOGU,  cfare duhet te prisni  me shume qe te lejoni nje FALSIFIKATOR  te udheheq institucionin me te larte shendetesor ne vend!

Zoti Minister, 
keto jane vepra te renda penale: FALSIFIKIM, MASHTRIM, TRAJTIM I PANDERGJEGJSHEM MJEKESOR, ABUZIM ME POZITEN, etj., per te cilat ju duhet te kerkoni menjehere aktivizimin e Prokurorise, por juve ju takon gjithashtu, qe te ndermerrni menjehere masat e nevojshme qe te eliminoni kete njolle te zeze te shendetesise, SKANDALIN ME TE MADH TE PASLUFTES NE SHENDETESI. 

Te keni parasysh, Z. Minister, se duke mos pasur pergatitje profesionale dhe licence te kardiologut nga institucionet relevante te vendit, keta dy profesioniste, te cilet paradoksalisht PA QENE KARDIOLOG kane udhehequr KLINIKAT E KARDIOLOGJISE, jane fajtoret direkt te rritjes se vdekshmerise ne masen 50% ne pacientet me infarkt akut me STEMI nga viti 2015 ne vitin 2017, duke shkaktuar keshtu shume vdekje te evitueshme, disa nga te cilat jane raportuar ne Oden e Mjekeve te Kosoves. 

Zoti Minister, 
Une nuk po dua te besoj se lidhja e Drejtorit te SHSKUK me dy figura politike te Partise suaj, kane ndikuar qe te keni standarde te dyfishta ne amnistimin e drejtorit – falsifikator, kundruall shkarkimeve masive qe jane bere nga Qeveria muajt e kaluar! Une akoma po besoj se kjo eshte thashetheme! 
Une besoj, se tashme qe nuk ka me shkalle ankese (profesionale) per shkeljet e bera nga Drejtori i SHSKUK, me ne fund ju do te veproni, ne menyre qe te mos merrni persiper barren e profesionisteve mashtrues – falsifikatore!

Sinqerisht, 

Prof.dr. Gani Bajraktari
Kryetar i Shoqates se Kardiologeve te Kosoves

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco