Tradhëtia si pasojë e retardimit mendor

Tradhëtia si pasojë e retardimit mendor

Nga Sami Kurteshi - 30/05/2020

Kur dikush shkruan apo deklaron publikisht sikur bën Isa Mustafa:

“Po e presim Aktgjykimin e kompletuar të Gjykatës Kushtetuese, ....”

Dhe:

“Jo se nuk e kemi të qartë Aktgjykimin, por se jemi të interesuar të respektojmë Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha procedurat demokratike.”

Edhe:

“Jam lumtur që Gjykata Kushtetuese me një aktgjykim të argumentuar [...] konfirmoi kushtetutshmërinë...”

Kur një person brenda një ligjërimi të shkurtë për të njëjtën çështje dëshmon zbraztësi gjegjësisht kundërshti të tilla logjike, është person me logjikë të retarduar apo idiot i pa logjikë, pa marrë parasysh në çfarë cilësie shprehet, madje nëse edhe në cilësinë e një profesori universitar.

Mirëpo, kur një person i tillë, mendërisht i retarduar, është në krye të një partie politike super-intelektualiste, madje “akademike”, ai jo vetëm bartë çmendurinë tek bashkëvepruesit, por me çmendurinë e tij tradhëton gjithë zingjirin e lidhur me të.

E fatkeqësia e një populli është kur në këtë zingjir është e lidhur edhe drejtësia e një vendi, sikurse Gjykata Kushtetuese në Kosovë, që është lidhur në zingjirin e krimit të organizuar institucional. Sepse i marri, personi i retarduar mendërisht, tradhëton pa vetëdije sipas forcës së inercionit, pas kalimit në gjendje çmendurie nga gjendja normale, kur tradhëtia ka qenë baza e veprimit ndërnjerëzor.

Të jesh i bindur vërtetësinë e një “aktgjykimi të argumentuar” dhe në ‘qartësinë e Aktgjykimit’, në pritje të të cilit, të “Aktgjykimit të kompletuar” je ende, jo vetëm dëshmon për zbraztësi logjike, por edhe për tradhëti të Gjykatës Kushtetuese.

Sigurisht se as qëllimi i Gjykatës Kushtetuese, por as marrëveshja e Gjykatës Kushtetuese me urdhërdhënësit e saj, nuk ka qenë që të shpërfaqet kështu hapur qëndrimi i saj i anshëm dhe degradimi i saj në këtë rast delikat. Por çfarë t’i bësh një personi me mendje të retarduar? Ai flet e shkruan atë që “di”.

Dhe vërtetë, pyetja logjike për Gjykatën Kushtetuese:

Si është e mundur të bëhen publike qëndrimet ligjore për një çështje të caktuar ende në shqyrtim, para përfundimit shqyrtimit dhe analizës së plotë ligjore!?!

Natyrisht, pyetja vlen nëse qëndrimet nuk janë ditur shumë më herët, sepse ato i ka formuluar e diktuar urdhërdhënësi.

Vendimi i publikuar!

Mirëpo LDK, si parti institucionaliste po i respetkon “të gjitha procedurat demokratike”

Prandaj

Aktgjykimi në mungesë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco