Rruga e Surrelit

Rruga e Surrelit

Nga Alfons Zeneli - 27/05/2020

 

Pas lajmit se Serbia do t`i hape kufijtë për shtetasit e vendeve te tjera ballkanike, i pari qe u përgjigj anasjelltas ishte padyshim vëllai i Sandrit, artisti jone, dervish babe Surreli. 

Pra, me demek, tashme shqiptaret e etur për të shkuar në Serbi do e kenë derën hapur. Se ne mezi e kemi pritur ketë dite. Po ashtu dhe serbet do e kenë hapur derën për t`u dyndur në Shqipërinë motër.

Nuk kam dijeni se çfarë vendimi kane mare shtetet e tjera ballkanike si Maqedonia e Veriut apo Bosnja. Por me beri përshtypje vendimi i Malit të Zi për të mos e hapur kufirin e tyre ndaj shtetasve serbe. 

Dhe kini parasysh se atje jetojnë dhe një komunitet jo fort i vogël serb, apo lidhjet e hershme midis dy vendeve. Mirëpo malazezet, tashme të inkuadruar dhe të vendosur në rrugën e tyre evropiane i kane shkëputur njëherë e mire lidhjet e tyre me Beogradin. Malazezet nuk e harrojnë investimin fetar, financiar, luftarak e agjenturor të Beogradit për të rrezuar rendin kushtetues në Malin e Zi si dhe përpjekjet e tjera te gjithanshme serbe për ta penguar integrimin e vendit të tyre në Evropë. 

Qeveria e Malit te Zi dhe populli i tij mendojnë se rruga drejt përparimit dhe Evropës nuk kalon neper Beograd. Ata e kuptojnë se për t`u bere pjese e Evropës moderne dhe demokratike nuk është e nevojshme të binjakëzohen me Serbinë.

Mali i Zi po i kryen me sukses dhe seriozitet detyrat e tij. Jo për Evropën por për popullin e vet. Ndaj dhe nuk i lind nevoja që të bëjë bishtnime fatale strategjike siç bën qeveria kuislingë e Tiranes. Mali i zi, e di se lidhjet me Serbinë janë vrastare dhe sjellin vetëm të keqa. 

Ne funksion të gjithë kësaj, ata vendosen të mos lapangjosen para serbeve dhe nuk do i hapin kufijtë e tyre për qytetaret serbe.

Respekt për ketë komb të vogël por me dinjitet dhe sovranitet moral. Ky akt është një mësim i mire për të gjithë ata që mendojnë se zvarritja dhe politika lëpirëse e Tiranës zyrtare ndaj Beogradit janë imperativë te kohës, janë te dirigjuara nga Berlini, apo se Minishengeni është rruge për të hyrë në BE. 

Më vjen keq ta them por ata që besojnë në teorinë e Rames për "të mirat" evropiane të  Minishengenit ballkanik janë ose naive ose filosllave. Këta të fundit ndahen në të vetëdijshëm dhe në të pavetëdijshëm. 

Naivet besojnë se për të shkuar në Evrope duhet të hyjmë se pari ne minishendenin ballkanik të Vucicit. Të besosh ketë është njëlloj sikur të besosh se për të shkuar nga kryeministria në Surrel duhet t`i biesh nga Ndroqi. 

Ndërsa filosllavet janë njerëz qe kane trashëguar në mënyre të vetvetishme në gjakun e tyre ideologjik filosllavizmin e etërve i cili e ka origjinën tek bufoniada e kuqe e PKSH se formuar nga serbet. Kjo shpjegon dhe përjargen kronike qe manifeston lugati i Kristaqit kur sheh serb me sy.
Edhe njëherë respekt për qeverinë malazeze që tregoi dinjitet kombëtar dhe që ruan nderin e kombit te vet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco