Në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kosovës e qytetarëve të saj i'u duhet unitet

Në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kosovës e qytetarëve të saj i'u duhet unitet

Nga Adrian Nokaj - 26/05/2020

Rreziku që po na kanoset si shoqëri, në këtë kohë është shumëdimensional, ndërsa ky është momenti kur të gjithë duhet të jemi racionalë në ballafaqimin tonë me situatën e shkaktuar nga Covid-19, përveç brengës shëndetësore për qytetarët, shteti ynë duhet të fokusohet edhe në pasojat socio-ekonomike, të cilat mund të jenë fatale, nëse nuk ndërmerren menjëherë hapat e duhur preventivë.

Tashmë ekonomia globale po rrezikohet nga një recesion i madh, shumë më i madh sesa ai i viteve ‘30.
Po ashtu, çdo ditë bëhet e ditur se rritja ekonomike do të bjerë dukshëm, deri 2-4 për qind, ndërsa edhe remitencat do të ulen ndjeshëm.

Institutet dhe ekspertët kompetentë që merren me çështjet ekonomike, thonë se Kosova është duke humbur mbi 10 milionë euro çdo ditë. Humbja totale deri më tash është mbi 5o0 milionë euro.

Shteti ynë ( Qevëria në detyr) nuk është e gatshëm që të marrë përgjegjësinë e ndërhyrjes për ta shpëtuar ekonominë e vendit, atëherë 280 mijë vende të punës në sektorin privat do të rrezikohen dhe qindra ndërmarrje të mesme e të vogla do të shuhen. 

Çfardo qoftë vendimi i Gjykates Kushtëtuese të gjitha palet duhet ta pranojmë në qetësi dhe të sillemi konform ati vendimi. Qytetarëve si as njëher me parë duhet dalur në ndim sociale për të përballuar situaten pas pandemike.  Qytetarëve të Kosovës gjithmonë duhet t’ua krijojmë perspektiven për një të ardhme stabile, përtej çdo dallimi politik dhe çdo kalkulimi elektoral.

Nëse vendi shkon në zgjedhje le të mos përdorim gjuhën e urrejtjës por të vukosohemi në programet politike në të mir të qytëtarëve. 

Nese vendi i Gjykates Kushtëtuesë është pro mandatit për krijimin e Qevërisë së re, ateher le të mbaten forcat në Kuvendin e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco