Një dritë e re po shkëlqen në qiellin e Kosovës

Një dritë e re po shkëlqen në qiellin e Kosovës

Nga Jahja Kokaj - 26/05/2020

Një dritë e re po shkëlqen në qiellin e Kosovës, në këto ditë kur Corona Virusi dhe një lëndë e errët ka grupuar ansamblin orkestral të moszhvillimit dhe të ngecjes 20-vjeçare famëkeqe në saj.
Një shkëndijë e re është duke u ndezur, përkundër boshtit të errësirës të formuar nga tandemi, "mjeshtri" I politikes 40-vjeçare p të dyshimtë -gllaberuese dhe atij që humbi rrugën e lirisë duke u zhytur në egoizëm, duke gllabëruar, por dhe duke humbur dashurinë e tij për integritetin e atdheut.
Ky bosht i errësirës, fuqishëm ka gravituar rreth tij 82% të votave, “shumicë” me një tendencë të re për t’u zhytur në errësirën e gëlltitjes, famëkeqe 20-vjeçare, të stagnacionit dhe degradimit, varfërisë mendore dhe materiale. Është kjo errësirë e mjegullirës dhe pa perspektivës, e vazhdimit të pashpresës të popullit të pafajshëm dhe liridashës të Kosovës.

Aksi dhe graviteti në fjalë, grupoi dhe polarizoi, duke formuar masën e madhe të errësirës së mjegullës së njohur 20-vjeçare , një pol dhe pakicën dritësore të VV dhe elementeve të ndriçuara në polin tjetër.

Por kjo thjeshtoi dilemën e njerëzve të mjegulluar për 20 vjet nga multi polet politike dhe perpelitjet nga zhytja në degradimin material dhe mendor.

Tani ai mund të zgjedhë polin e errësirës, ose atë më të vogël, të nëpërkëmbur dhe të nënçmuar nga fuqia e errësirës, qe vershen TV kanalet, mjetet informative, opinionistë e “mendimtarë” lakmitar gjithandej.

Po, poli i madh dhe i fuqishëm i errët dhe poli i vogël LVV u ndanë. Logjika e shëndoshë, nxjerr fitoren e kulluet: kandari bie drejt peshës së madhe. Duhet të mbizotërojë errësira. . Ajo duhet të dominoi.
Është normale të dominosh me institucione të kapura masivisht, ato shtetërore, ligjore dhe kushtetuese. Kjo logjikë e shëndoshë përjashton çdo pritje ndryshe.
Por jo, në këtë llogari diçka me rëndësi thelbësore harrohet këtu: Se poli i errësirës me fuqinë e tij tkurret brenda vetëvedit. Ligji i universal I implodimit e zvogëlon atë.
Nga ana tjetër, poli i dritës ka ligje të tjera. Ai përhapet. Drita përhapet në mënyrë koherente ekspanduese, duke kapur mendje dhe zemra, jo 82% brenda mureve të Kuvendit,jo në mendjet e opinionistëve lakmitarë të panumërt në të gjitha TV emisionet, të rrejteve ugurzerza sociale informative të lakmitareve, por kaplon mendjet e të papuneve, mendjet hallexhinjëve, të shumicës gjithëandej. Mendjet e njerëzëve logjikë , të atyre qe duan zhvillim.

Drita në fjalë do të fillojë nga shkëndia re që do të përhapet me forcë në mendjet dhe zemrat e atdhetarëve dhe atyre që e duan Kosovën, e cila nuk është e amputuar dhe e cunguar, Kosovën të pa kancer administrativ të natyrës Zayednice.
Nga ata që e duan Kosovën, e ëndrrës së Heroit Adem Jashari dhe heronjve-vëllezërve Haradinaj, të Hasan Prishtinës, Isa Buletinit.
Shkëndija që po ndez, drita që po shpërhapet fuqishëm, po kaplon zemrat e shumicës dërmuese të qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco