Nje grusht njerëzish s'mund t’ia mohojnë popullit qeverinë e re legjitime përmes zgjedhjeve

Nje grusht njerëzish s'mund t’ia mohojnë popullit qeverinë e re legjitime përmes zgjedhjeve

Nga Luan Dalipi - 25/05/2020

Nje grusht njerezish nuk mund t’ia mohojne popullit qeverine e re legjitime permes zgjedhjeve te reja, qe mund te mbahen qysh ne korrik.

Nje fakt interesant: nese per mocionin e mos-besimit ishin marre per baze votat e votuesve te top 3 apo 5 kandidateve te partive garuese shqiptare, mocioni NUK kishte kaluar. Votat e qytetareve per top 3 kandidatet rezultojne ne 55% ‘kunder’ mocionit vs. 45% ‘per’, ndersa per votat e top 5 kandidateve jane 53% ‘kunder’ mocionit vs. 47% ‘per’. Dhe keto duke mos e marre parasysh zemerimin e madh publik qe ka rezultu pas ketij mocionit. Pra, kjo me 82 deputete eshte farse, kozmetike, sic thojne “sa per t’iu hedhe hi syve”. Ky ‘82’ ne popullate tani eshte nje 82% i sigurte KUNDER mocionit qe ka ndodhur dhe PER zgjedhje te reja, bazuar ne nenin 82.2 te Kushtetutes.

Nje grusht njerezish, qe nje pakice e skajshme po i referohen si “udheheqes”/”liderë” – e ne fakt ata nuk kane asgje t’bejn me ate se cka ne te vertete do te duhej ta karakterizonte nje lider/e – kane vendosur me 25 mars te fillojne tentim-rrembimin (theksi ne ‘tentim’) e vullnetit te popullit te shprehur me 6 tetor. Te frikesuar nga humbja e privilegjeve krahas ckapjes se shtetit nga krimi, korrupsioni e nepotizmi, ky grusht njerezish po mundohen ta sjellin nje qeveri te re permes rrugeve plotesisht jo-legjitime dhe kunder-kushtetuese.

Ky grusht njerezish nuk mund te kene sukses ne kete tentim-zevendesim te qeverisjes me shpresedhenese qysh nga pas-lufta. Lejimi i krijimit te qeverise se re pa zgjedhje do te rrezikonte te shembte rendin demokratik ne vend...do te humbsej arsyeja e fitores se gares zgjedhore. Mungesa e konkurrueshmerise eshte ekuivalente e pushteteve moniste, ne te cilin zeri i qytetarit behet jo-relevant. Prandaj, une si qytetar mbi te gjitha, nuk dua te besoj qe nje tentim i tille i ketij grushti njerezisht mund te kete sukses. Sjellja e kesaj qeverie eshte merite – mbi te gjitha – e qytetareve. Prandaj, nuk ka pasur asnjehere vullnet me te madh tek qytetaret qe ta mbrojne ‘zerin’ / te drejten e tyre per te zgjedhur kush do t'i udheheqe ata.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco