Përrallat “e kaluara” dhe rr’nimi

Përrallat “e kaluara” dhe rr’nimi

Nga Enver S. Morina - 23/05/2020

Pas heshtjes së pandemisë dhe në kohën e ndërtimit të shtetësisë, “rr’nimi” në titull ka kuptimin e mbijetës dhe zgjatjës së saj gàt’...

Shkrirja e individit në gjithësi dhe ngrirja në arkivol e bënë sëmundjen e panjohur më të afërt. Formati i Covid-19 është ende frymë, është ende “e paprekur” për mjekësinë. Liderët e shteteve më të fuqishme në strukturën e tyre identitare ideologjike (Kina me numrin më të shumtë të njeriut në botë, Rusia me hapësirën më të madhe të dheut në planet, SHBA me fuqinë më të madhe ushtarake në tokë) nuk arrijnë ta “pushtojnë” njera tjetrën as me deklarata. 

Në një nga skenat e filmit prodhim i kinostudios “Shqipëria e Re” “Përrallë nga e kaluara” (1987) më domëthënëse e kuptimplotë është ajo kur dy personazhet “mëkatar” e të ndëshkuar Marigoja dhe Vangjeli dalin natën jashtë, që të gjejnë lehtësim e strehim. Sapo hapin derën thashethemnaja është sfiduese dhe e zhurmshme.

Nga kjo zhurmëri që të tmerron ata futen brenda. Dhe e vetmja rrugëzgjidhje është vetvrasja! Aq e fuqishme është thashethemnaja sa që të qon në vdekje. Organizohet varrimi i Marigosë. E gjitha është një ëndërr e mirë për shikuesit që e shohin për herë të parë. Dhe për kritikët e filmit. Por jo për ata që e shikojnë për të disatën herë. E tërë filmi është plot situara komike.

Një komedi e zezë, një ekranizim brilant i pjesës skenike “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër” (botuar në vitin 1902) e Çajupit nga regjizori Dhimitër Anagnosti. Nënvijëzimi kuptimor sjell porosinë e lehtësimit dhe çthurje të veseve të kohës, një periudhë e cila tashmë ka perënduar edhe në “Lindje, edhe pse herë-herë shfaqet në “Perëndim” (thojzat sikurse reagojnë ndaj shkronjës së madhe në etydën e hapësirave hipotetike). Për gjithë njerëzimin ka lindje të diellit, por për planetin nuk ka perëndim. 

Tek popujt e përparuar personalitetet historike vihen nëpër enciklopedi të mirëfillta e të merituara. Me “pamjen” e tyre emërtohen institucione të rëndësishme, shkruhen libra, xhirohen filma etj. Asnjë nga këto shtetet e mëdha nuk ndërhynë për të ndaluar a shpejtuar rrënimin e Teatrit Kombëtar në Tiranë e Burgut në Pejë, e as Shtëpisë së Kulturës në Klinë dhe Shkollës së Parë në Gllarevë. 

“ABC” dhe “Nora të mbrojtura nga privatizimi: Dy institucionet “Parti kulturore” në mesin e miliardave të tjera që ka Kosova, në të vërtetë e kanë ruajtur gjenezën themeltare të tyre: kinema “ABC” në Prishtinë dhe motel “Nora” në afërsi të Klinës. Dhe kjo ndodh jo pse në të parën ka qendruar të shpeshtën e herave Bekim Fehmiu gjatë vizitës në kryeqytet, as pse në të dytën ka kaluar Josip Broz Tito gjatë vizitës së tij të fundit jashtë e larg Beogradit.

Në vitin 1959 Shqipërinë do ta vizitoj numri një i Kremlinit Nikita Hrushovi i cili do të vë edhe gurin e parë të ndërtimit të Pallatit të e ri të Kulturës në Tiranë (sot Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Biblioteka Kombëtare). Në vitet 60-ta dy herë Shqipërinë e vizitoj numri dy i qeverisë së gjigandit aziatik, Kinës komuniste, Çu En Lai. Forcimi i marrëdhënieve ekonomike dhe ideologjike janë qëllime të këtyre vizitave. Pas kësaj do “shkëlqej Revolucioni Kulturor” dritë-hijet e së cilit do vërehen edhe pas gjysmëshekulli. 

Megjithatë akti vetëshkatërrues ndodhi në vitin 1967. Zani i askujt nuk u ndëgjua atëherë edhe po të ishte rrënuar xhamia në qendër të kryeqytetit, edhe Manastiri i Ardenicës. Varfëria të qon në derë të hasmit. Tek Ne sikur na qon në diktaturë. Në theqafje. Në rrënim.

Mos u brengosni për ditët e gëzuara e të lumtura që do të vijnë patjetër sepse shpresa është e fundit jetë, me klithjen emeërtuse të një drame te Samuel Beckett: “Oh, ditët e bukura!” Në një variant në shqip kjo pjesë dramatike është përkthyer “Oh, ato ditë të bukura!” 

Semantika e kritikës moderne, fatmirësisht, ka një shpjegim tjetër: Fitorja dhe mposhtja e Covid-19 ka një rrjedhë origjinale: në Kosovë (para Sllovenisë) ndodhi me mocionin e mosbesimit të Qeverisë, ndërsa në Shqipëri (pas Sllovenisë) ndodhi me rrënimin e teatrit ish-popullor. Tashmë nuk besoj që jo vetëm tri shtetet e mëdha (SHBA, Rusia e Kina), por edhe të tjerat në miqësi të përhershme me njërën nga ato, mund të bashkojnë Republikën e Kosovës, sepse çudia “ende” zgjat vetëm tri ditë, nga që kënga folklorike “Jo nuk ndahet Mitrovica” nuk zgjatë më shumë se tre minuta.

Keni durim e prisni sepse ende nuk keni parë asgjë, edhe pas rënies dhe heshtjes së Covid-19. Njerëzimi ka ende çudira të tjera jo vetëm për popujt e varfër nga dija e pasuria... 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco