Shqiptarët në Ballkanin Perendimor duhet të jenë faktor të evropianizimit

Shqiptarët në Ballkanin Perendimor duhet të jenë faktor të evropianizimit

Nga Izmi Zeka - 22/05/2020

Ballkani historikisht është ballafaquar me probleme të shumta të cilat në një mënyrë kanë ndikuar në perspektivën dhe zhvillmin e tij. Jemi në shekullin XXI kur Evropa pretendon të mbetet pa kufinjë dhe të arrij në pikat kulmore të zhvllimit saj duke krijuar kushte të barabarta për të gjithë pa dallim, sindromi i urrejtjes patologjike po pengon integrimin dhe lëvizjen drejt BE-së.

Krizat e shumta dhe jostabiliteti i shteteve në ballkan po ndikon në politikëbërjet që kanë standard evropianizimin dhe civilizimin ballkanik. Nga ky kompleksivitet rol negativ po luan Serbia e cila ende s`po mund të lirohet nga e kaluara e saj shtypëse dhe politikat e saj degraduese që e po shkatrrojnë në esencë vizionin për një evropë të bashkuar.

Edhe e kaluara historike ka treguar se ballkani ka qenë qendër e ndeshjeve të fuqive të mëdha dhe eksperiment për të parë ndikimet e tyre në përballje me fuqitë dhe prosperimin e ekonomik. Kohëve të fundit shihet një interesim tejet të madh i ndikimit rus dhe si i tillë po krijon paqëndrueshmëri qytetare dhe rrezikim të stabilitetit ballkanik. Serbia si shtet ende nuk e ka marrë dënimin për luftrat e shekullit XX prandaj edhe sjelljet e saj nuk janë dhe nuk kanë të bëjnë me vlerat e shek.XXI.

Çdo ndikim përtej BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve këtë rajon e sjell në kriza të cilat mund të jenë të pashpjegueshëme dhe sinjal i një përshkallëzimi përtej ballkanik.

Lufta e parë Botërore pati një shkas, atentatin mbi Franc Ferdinandi, mbret Austrohungarez dhe përmasat e këtij rasti edhe sot i kemi të qarta.

Shqiptarët të ndarë në shumë shtete ballkanike sot paraqesin forcën progresive për stabilitet dhe qendrueshmëri ballkanike. Orienitimi i tyre është evropian dhe paraqet skemën më të rëndësishme për zhvillim, qëndrueshmëri dhe integrim të ballkanit përendimor. Duhet të kuptohet drejt, shqiptarët historikisht janë në këto troje ku asgjë pa vizionion e tyre nuk mund të arrihet por njëkohësisht edhe nuk duhet as të mendohet se kemi të bëjmë me shekujt kur shqiptarët ishin të shtypur apo edhe të ndarë pa pasur një unfikim të tërësishëm.

E kaluara dhe e sotmja paraqet përdallimin më të madh të historisë së shqiptarëve. Shqipëria dhe Kosova dy shtete me orientim evropian dhe përendimor janë katalizator të paqës, stabilitetit dhe ruajtje së vlerave demokratike. Orientimi ynë evropian tanimë ka kaluar suazat e realitetit dhe pashmangshëm politikat zhvillimore janë në harmoni me trendet evropiane.

Shekulli XXI është shekulli i shqiptarëve pavarësisht së gjerësisë që e kanë. Nga ky kompozim e kaluara mbetet një histori për t`u shkruar dhe lexuar por asesi në pengesë për arritjen e objektivave që kemi si popull. Edhe Napoleon Bonaparta kishte arritur të pushtonte pjesën e konsiderueshme të evropës megjithate ai i mbeti historisë dhe evropa ndryshoi rrënjësisht. Luftrat e parreshtura të shqiptarëve kishin objektiv çlirimin shpirtëror edhe fizik të tyre.

Nacionalizmi shqiptarë paraqet nacionalizmin më bashkohor evropian e mos të flasim ballkanik. Sot mund të thuhet se historia ishte e padrejt ndaj nesh por mbetet për t`u diskutuar aspektet që quan në situatë të tillë. Askush në ballkanin e trazuar më shumë se shqiptarët nuk kanë vuajtur të zitë e ullirit. Nga ky shikim historia jonë ka falur të gjithë pa përjashtim vetëm e vetëm që përspektiva jonë të jetë përspektivë e përbashkët e të gjithëve në një evropë të bashkuar.

Kemi ruajtur kohezion gjatë gjithë proceseve të rënda historike dhe kemi arritur që së paku krahasuar me vështirësitë, gjenocidin, shtypjen të ruajmë qënësinë shpirtërore dhe kombëtare. Sot dy shtete shqiptare dhe katër pjesë të ndara paraqesin sinonimin e civilizimit iliro-dardan.
Shihemi te shtatorja e Nijazi Azemit- Komandant Mjekrra! Aty do të rrëfehem!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco