Komunikata e bashkëpunimit

Komunikata e bashkëpunimit

Nga Alfons Zeneli - 22/05/2020

Ministri i Jashtëm i Serbisë sapo ka njoftuar se vendi i tij me dt 1 Qershor do te hape kufijtë për qytetaret ballkanike (nuk përmendet Kosova). Tani pritet dhe reagimi i shteteve te tjera nëse do të jenë të gatshëm të pranojnë dhe ata anasjelltas qytetaret serbe.

Tani pritet boom-i ekonomik në Shqipëri.

Kisha Ortodokse Serbe nxit në mënyre të hapur trazira politike, etnike dhe ndërfetare në Mal të Zi. Operacioni serb për destabilizimin e Malit te Zi, për kontrollin e tij nëpërmjet nacionalisteve serbe dhe grupimeve proserbe nuk ka mbaruar ende.

 Përkundrazi, do te vazhdoje deri në nxjerrjen e këtij shteti nga NATO. Kuptohet rolin drejtues e ka mare vete Kisha serbe, se çiles delet e grigjës i binden ku e ku me shume se sa Vucicit.

Nga ana tjetër Kisha serbe "me të drejtën hyjnore të Krishtit që fliste serbisht" po përpiqet të neutralizoje Kishën Malazeze që paskerka shpallur autoqefalin(mëvetësinë) prej Patrikanës së Stambollit edhe me herët se vete "nona" serbe.

 Kisha Ortodokse Serbe, për nga zakonet nuk i ka lenë gjë kishës motër greke (mashalla).

Të dyja kane marrëdhënie dhe strategji të përbashkët, të dyja janë shndërruar në institucione politike që frymëzojnë ekspansion territorial, racor dhe fetar, për të mos përmendur frymëzimin dhe bekimin e paramilitareve përkatës në misionin e tyre "ortodoks" të zhdukjes se racave të tjera.

Kryepeshkopi satanik Irenej eshte shume me aktiv fizikisht se sa ky i Tiranes, Durrësit dhe i gjiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiitheeeee Shqipërisë.

Sipas specialisteve te diplomacisë dhe strategjive rajonale, por edhe sipas fakteve të pohuara nga vete serbet, një kontingjent agjentesh të shërbimeve të fshehta serbe punojnë si në shtëpi të vet edhe këtu në Shqipëri.

Në strukturat drejtuese të PS (Rilindja) ose si me thëne Partia Socialiste e Rindërtuar, nuk ka asnjë qenie të gjallë që e kundërshton Ramen.

Pas relativitetit, kjo është absolutja e dyte në Univers. Asnjë kundërshtim, asnjë kritike, asnjë vërejtje , asnjë qortim, asnjë shaka, asnjë frymëmarrje.

Tani, e vetmja shprese që të mos quhemi "Republike Socialiste Autonome", është vete Rama. Po deshi ai na quan kështu, po s`deshi nuk na quan.


Popullit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të lutet dite nate për shëndetin e tij fizik se ai mendor...."olio con mare".
Në emër të kryqit
të kalorësit
e të varrit të shenjtë
te kishës greke
AMEN.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco