Tmerri nga Kurti

Tmerri nga Kurti

Nga Shemsi Reçica - 10/04/2020

Akuzat e trilluara për “ANTIAMERIKANIZËM”, për “BOLSHEVIZËM”, e të tjera, si këto, në adresë të kryeministrit Kurti, janë SHPIFJA më e “goditur” e eksponentëve politikë dhe atyre medialë, për të nxitur MOSBESIMIN e qytetarëve në kryeministrin Kurti, dhe për ta siguruar, kështu, vazhdimin e livadhisjes së qetë të tyre në Kosovën e PAZOT, si në njëzet vjetët e fundit.
*****

Eksponentë të partive politike dhe eksponentë të mediave në Kosovë, sidomos të TV-ve, si T7-shi, Klan Kosova, TV Dukagjini, etj. po tmerrohen nga Kurti, sepse:
- Kurti është i papërfolur për implikime në afera KRIMINALE;
- Kurti është i papërfolur për implikime në afera KORRUPTIVE;
- Kurti është i papërfolur për implikime në afera NEPOTIKE;
- Kurti është i papërfolur për implikime në afera KLIENTELISTE, etj.

Si i këtillë, Kurti e ka përkrahjen masive dhe në rritje të qytetarëve të Kosovës:
- Qoftë si kryeministër në DETYRË;
- Qoftë si kryeministër në SHKUARJE;
- Qoftë si kryeministër në ARDHJE.

Eksponentë të partive politike dhe eksponentë të mediave janë të tmerruar nga BESIMI në RRITJE i qytetarëve në Kryeministrin Kurti dhe nga PREMTIMET e Kurtit për luftimin e korrupsionit e për KONFISKIMIN e pasurisë, së fituar në mënyrë të paligjshme.

Ata, prandaj, janë bashkuar në një FRONT të përbashkët dhe, në mungesë të akuzave për afera kriminale, korruptive, nepotike, etj., Kurtin po e akuzojnë për “ANTIAMERIKANIZËM”, për “BOLSHEVIZËM” e me akuza të tjera, si këto.

Akuzat e trilluara për “ANTIAMERIKANIZËM”, për “BOLSHEVIZËM”, etj., në adresë të kryeministrit Kurti, janë SHPIFJA më e “goditur” e eksponentëve politikë dhe eksponentëve medialë, për të nxitur MOSBESIMIN e qytetarëve në kryeministrin Kurti, dhe për ta siguruar, kështu, vazhdimin e livadhisjes së qetë të tyre në Kosovën e PAZOT, si në njëzet vjetët e fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco