A do ta gjunjëzojë coronavirusi Amerikën?

A do ta gjunjëzojë coronavirusi Amerikën?

Nga Fadil Maloku - 08/04/2020

1. Nëse, me Amerikën identifikohet bota dhe civilizimi perëndimor, e nëse me civilizimin perëndimor identifikohet sistemi dhe botëkuptimi i ideologjisë neoliberale, e ajo pastaj me tendencën dhe proceset e globalizimit, atëherë, ka shumë indicie që periudha postpandemike, të duket shumë më ndryshe se sa ishte në këto dy dekadat e këtij milleniumi. 

Shumica e supozimeve dhe analizave në nivel global, gjihnjë e më shumë janë duke dëshmuar (tashmë edhe me shifra) pasojat e ndikimit negativ në proceset e globalizimit nga ana e pandemisë së coronavirusit. Në fakt, akti u orjentimit dhe bazimit në kryesisht resurset vetanake shtetërore, për shumicën e këtyre ekspert?ve dëshmon se sa i lëndueshëm dhe sa provizor ishte “arkitektura” e shkrirjes së sovraniteteve shtetërore, sidomos kjo BE-ane. 

Ku anipse, Brukseli ka dekada të tëra që është duke proklamuar e promovuar vetën si “kryeqytet” evropian, ashtu siq ësht? Washingtoni për kontinentin amerikan, n? pandeminë virusale e d?shmoj kretësisht të kundërtën!? Bile pati edhe raste si n? Itali ku njer?zit duke parë k?të shpërfillje të Brukselit, publikisht e hoqën flamurin dhe simbolin europian, duke e zëvendësuar ate me flamurin kinez (shkaku që mjek?t kinez bashkë me ata rus ndër t? parët ofruan ndihmën mjek?sore)!

2. Pra, shtetet europiane që u atakuan më së shumti nga coronavirusi, si Italia, Spanja, po edhe Gjermania e Franca, me veprimet dhe sjelljet e tyre të orjentuara kryesisht kah interesat kombëtare, dëshmuan që në situata të tilla pandemike t? rrezikut shtetet, popullësinë e vetë nuk munden dhe nuk duan me ia bartë asnjë mekanizmi kolektiv, e asnjë institucioni mbinacional. 

Këtë lloj “superegoizmi” kolektiv, do thosha kemi mundur me e pa edhe në rastin skandaloz pothuajse, kur Adminiatrata Trump, tentoj ta “blej” të drejtën zhvillimit të vaksinës kundër virusit COVID-19!? Gjë që me siguri kjo do lë pasoja edhe në marrëdhëniet bilaterale midis gjermanëve dhe amerikanëve, edhe për shkak se zyrtarët gjerman, tashmë dihet botërisht që dënuan publikisht, si indeferencën e shprehur, ashtu edhe tentativën e mashtrimit. Sepse, në këto raste dhimbjeje, hutie e sidomos frustrimi kolektiv siq u ndodhi italianëve, spanjollëve e gjermanëve, dosido çfardo veprim vetanak e egoist i sidomos Shba-ve, do kuptohet si zbehje e ushtrimit të ndikimit të saj n? gjithë botën. Këtu s’duhet harruar gjithsesi edhe urshërin e Presidentit aktual amerikan, për mbylljen apo pezullimin e kufijve me europianët, që është një presedan që s’mbahet në mend as n? dy luftërat e kaluara!?

3. Për neve shqoptarëve, si populli më proamerikan në rruzull, kujtoj që leksioni për miqësinë amerikano-gjermane, do ishte shembulli më i mir? për për ta ilustruar tez?n pyetjes kisingjeriane se “n? politikë s’ka miq të përhershëm, po ka vetëm interesa të përhershme”! Nëse, i adresohemi pyetjes së lartëcekur, atëherë tash për tash mund të konstatojmë që ; edhe nëse, nuk e ka shkatërru tash për tash globalizimin (rendin e ri botëreorë neoliberal), padyshim që e ka zbehë dhe e ka dobësu shumë kohezionin e standardeve dhe vlerave demokratike, mbi solidaritetin kolektiv midis shteteve, popujve, civilizimeveve e kulturave të ndryshme n? botë. Në ndërkohë, jemi dëshmitarë që Kina po rikuperohet – anipse, nuk mund ta pohojmë këtë prerazi. 


Mir?po, nëse ajo në këtë pandemi globale gradualisht po ringritet dhe po rikuperohet kryesisht si duqi globale ekonomike, në k?të intervalin kohor kur Shba-ja dhe Evropa po kulmojnë për dekada e shekuj të t?r? me emancipimin e tyre; ekonomik, social, politik, ushtarake, e kulturore, atëher? egziston mund?sia reale q? një situatë e tillë e”sidaritetit kolektiv” që u testua dhe u demonstrua publikisht n? Itali, e s? fundi edhe tek komshinjët tan? n? Serbi (ku aeroplana të tërë ndihmash në njer?z dhe materiale në tonelata kan? arritur. Dhe ku Presidenti serb, kinez?t i identifikon edhe si “vëllez?r”!?) t? interpretohet edhe si avancim ekonomik dhe strategjik i Kinës, pikëspari ndaj Amerikës dhe Europës, e m? pastaj edhe ndaj vendeve tjera të rruzullit. Tradita jonë na më mëson se; “miku i mirë, dihet në ditët e vështira”! E ato ditë duket që do na trokasin patjetër, pasi q? të ikën pandemia e coronavirusit…! Në k?të kontekst, n? ndërkoh? padyshim që do testohet dhe dëshmohet edhe miq?sia jon? me Ameriken.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco