Vjosa e fitoi edhe një betejë kundër të keqes – me parimësi dhe ndershmëri!

Vjosa e fitoi edhe një betejë kundër të keqes – me parimësi dhe ndershmëri!

Nga Enver Robelli - 07/04/2020

Këta liliputët politikë të LDK-së që e sulmojnë Vjosa Osmanin pa asnjë argument, por me gjuhë të ndyrë dhe duke thënë se partia ia ka siguruar asaj votat, pse nuk po provojnë të gjejnë ndonjë grua a burrë tjetër që siguron po kaq vota?

Ndoshta e gjejnë në zgjedhjet e ardhshme. Të cilat do të vijnë. Sepse nuk mund ta mashtroni më opinionin. Dil e merr vota me personalitete me kredibilitet, pastaj, pas zgjedhjeve, pështyj mbi kredibilitetin e njerëzve, mino qeverinë, mbaj mbledhje të fshehta dhe hidhu në prehër të atyre të cilët ke premtuar se do t’i luftosh e çosh në burg, sepse e kanë vjedhur Kosovën. S’ka më kështu! Nuk ka!

Opinioni do të jetë kureshtar të shohë se cili do të jetë kurbani i radhës i LDK-së për të mashtruar elektoratin që dëshiron dhe voton për ndryshime. Me gjasë zor se do të gjenden njerëz me kredibilitet për t’i prirë listës së LDK-së.

Jo që nuk ka, por nuk duan të keqpërdoren nga të pavotuarit dhe nga argatët e nëntokës politike. Kush dëshiron të jetë mashë? Askush.

Por ndoshta LDK e befason edhe Mongolinë dhe zgjedhjet i fiton me kandidatin për kryeministër, i njohur në opinion me emrin Muzg Valixhja?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco