Efekti i izolimit në shëndetin mendor

Efekti i izolimit në shëndetin mendor

Nga Jusuf Ulaj - 03/04/2020

Izolimi dhe mbyllja në shtëpi ka efektin e vet edhe në shëndetin mendor. Mungesa e kontakteve fizike me të afërm, koleg të punës, shokë e miq krijon një shprazëti, ndjenjë frike dhe vetmie. Ka një rrethanë ngushëlluese sepse nuk jemi vetëm dhe nuk e kemi ndjenjën e fajit, jemi të barabartë me tërë globin.

Pra kësaj radhe pa marrë parasysh a jemi të pasur, të varfër, a jemi shtet i vogël apo i madh, a jemi të ri apo të vjetër, të gjthë jemi në të njëjtën situatë. Mësuam që e keqja sado e vogël që është (në këtë rast virusi) paralizon botën. Rregullat e sjelljes dhe kujdesit poashtu janë univerzale (rri në shtëpi, mbaj distancën fizike, mbaj higjienën). Sa më të kujdesshëm që jemi dhe sa më të vetëdijshëm për rrezikun dhe situatën aq më lehtë do e kalojmë. Shëndeti mendor është shumë i rëndësishëm, sa më mirë të udhëheqim këtë kohë – më të shëndetshëm do dalim në fund.

Deri sa jemi në karantinë, sidomos ata të cilët janë më të vetmuar, në hapësira të vogla dhe ndërtesa kolektive, dita është edhe më gjatë. Shumë mendime vijnë nga e kaluara jonë, traumat e përjetuara, konfliktet, zhgënjimi, zemërimi dhe ndjenja tjera negative. Ndërdija punon vazhdimisht. Kohë e mjaftueshme për të qenë më afër me anëtarët e familjes, kohë të cilën deri më tani nuk e kemi pasur. Të qenurit tërë kohën bashkë përpos kënaqësisë, humorit, hap edhe tema tjera. Nga frustrimi dhe rënia e tolerancës shpesh ndodhin edhe fërkime, biseda të pakëndshme, gjetje “fajtoresh” etj.

Të shfrytëzojmë kohën dhe anën pozitive të kësaj periudhe që të bëjmë dicka të vlefshme për të ardhmën tonë. Cdo temë që hapet është mirë që të bisedohet rreth saj, me qetësi duke ndëgjuar njëri tjetrin, duke i dhënë hapësirë të duhur shprehjes së mendimit apo edhe mllefit – ndëgjimi aktiv është shërues. Është pikërisht kjo kohë që “problemet, konfliktet” e padiskutuara, të kamufluara, të lëna për më vonë, të zbërthehën dhe analizohen me mirëkuptim dhe dashuri. Kërkim falja dhe falja të jenë finalja e këtyre konfrontimeve eventuale.

Vazhdoni të kënaqeni duke kryer aktivitetet ditore së bashku, pastrim, përgaditje ushqimi, lexim, lojëra të ndryshme, filma, fotografi dhe cdo gjë tjetër pozitive që ua lejon hapësira dhe mundësitë!.
Durim! të mirat vijnë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco