Piku i epidemisë apo piku i arkës bosh

Piku i epidemisë apo piku i arkës bosh

Nga Sali Berisha - 02/04/2020

Në një super-skandal të pashembullt në botë, Edvin Kristaq Mashtrimi që tallet me shëndetin dhe jetën e një populli të tërë, deklaroi në mënyrën më të parpërgjegjshme me një zëdhënës të tij se epidemia e koronavirusit arriti pikun e saj në Shqipëri.

Ndërkohë që autoritetet e asnjë vendi në rajon as dhe në Europë, madje përveç Kinës, Singaporit, Koresë së Jugut as dhe në botë ende nuk kanë deklaruar dot pikun e epidemisë në vendet e tyre, siç bëri kryeepidemiologu xhahil i Shqipërisë.

Këtë nuk e kanë bërë dot as ato vende që kanë përdorur që në fillim karantinën, as të tjerat që nuk e kanë përdorur atë. Prapa kësaj deklarate të Edvin Kristaq Mashtrimit fshihet qëllimi makabër i manipulimit të çdo të dhëne dhe adaptimit të strategjisë, ruajtjes me çdo kusht të karriges dhe pushtetit të tij, kësaj radhe me koston e shumë e shumë jetëve njerëzore. Në themel të kësaj deklarate qëndron arka bosh e narkoshtetit të falimentuar të Edvin Drogës.

Për të shpallur pikun politik apo të arkës bosh të epidemisë Covid-19, Edvin Kristaq Mashtrimi veproi si vijon:
1-Kufizoi në ekstrem testet për diagnozën e të infektuarve nga Covid-19 duke mos lejuar me vetëdije të plotë zbulimin e përmasave të epidemisë dhe kufizuar artificialisht përmasat e saj. Shqipëria është kështu vendi me përqindjen më të lartë në botë të pozitivitetit midis të testuarve.

2-Centralizoi në një pike të vetme testimin dhe vendosi në sekret të plotë shtetëror rezultatin e testit. Ky rezultat, kalon nga laborantja që e bënte te militantja e PS, nga ajo tek Ndrikull Hajni Maska dhe së fundi Edvin Kristaq Mashtrimi sikur të ishte sekreti i sekreteve të shtetit.

Ky është dhe shkaku me kryesor i monopolizimit të egër të testimit personalisht nga Edvin Kristaq Mashtrimi dhe Ndrikull Hajni Maska dhe vasalët e papagajtë e tij që shkelmojnë në mënyrë kriminale mbi betimin dhe misionin e mjekut.

Ky është dhe shkaku pse nuk lejojnë laboratorët private të pajisur me aparatura ultramoderne që të bëjnë testin e Covid-19 në rastet e dyshuara sepse humbasin kontrollin absolut mafioz mbi përmasat e epidemisë.

3-Me dhjetëra e qindra raste me temperaturë të lartë diagnostikohen me telefon nga 127 pa u vizituar dhe pa iu bërë testi si raste me Covid vetëm për të mos shtuar numrin e rasteve me këtë virozë dhe për të njoftuar raste të reja aq sa donte kryepidemiologu xhahil i Surrelit.

4-Në funksion të kësaj praktike kriminale janë ulur në zero vdekjet e shumta nga Covid-19 jashtë Spitalit Infektiv.

Kështu, në Has, pas një ceremonie mortore rezulton me “grip” një lagje e tërë. Nga kjo lagje ka tre vdekje, por vetëm njëra që mundi të vinte në Tiranë në spital u shpall vdekje nga Covid-19 dy të tjerët e morën virusin në varr sepse ashtu donte kryepidemiologu xhahil. Raste analoge si këto janë njoftuar të shumta.

5-Në përputhje me këtë vendim kriminal, tre ditët e fundit shifrat reale të të sëmurëve u zvogëluan për të ardhur tek deklarata se arritëm pikun.

Miq, pas kësaj deklarate skandaloze, e cila dëshmon se pikun e epidemisë në Shqiperi e përcakton Sulltan Salep Surreli, çdo ditë shqiptarët do degjojnë nga Edvin Kristaq Mashtrimi numrin që ai dëshiron vetë të shpallë si të infektuar me Covid-19, numrin që dëshiron dhe zgjedh vetë ai të të sëmurëve dhe të të vdekurve nga epidemia Covid-19.

Kështu për dy-tre javë Shqipëria duket se do të shpallet vendi i tretë në botë pa asnjë rast me koronavirus.
Pasojat e këtij qëndrimi të papërgjegjshëm dhe kriminal do jenë përhapja masive e epidemisë, dhjetëra dhe qindra e mijëra të infektuar e të sëmurë me Covid-19 do mbeten në shtëpitë e tyre rrugëve pa asnjë kujdes, dhjetëra e qindra të sëmurë me Covid-19 do vdesin në shtëpitë e tyre apo spitale duke iu mohuar mjekimin për sëmundjen nën pretekstin e tmerrshëm se sëmundja nuk ka mjekim.

Duke dënuar me forcë këto veprime çnjerëzore, kriminale, unë i bëj thirrje OBSH të ndërhyjë me urgjencën më të madhe për të vendosur sanksione ndaj Edvin Mafisë dhe narkoqeverisë së tij dhe për t’iu kërkuar të zbatojnë me rreptësi direktivën e OBSH në qëndrimin ndaj epidemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco