Dorëheqja e kryeministrit si akt politik dhe shkarkimi i Qeverisë si akt juridik

Dorëheqja e kryeministrit si akt politik dhe shkarkimi i Qeverisë si akt juridik

Nga Dren Salihu - 31/03/2020

Jo të gjithë e dinë se dorëheqja dhe shkarkimi kanë kuptime të ndryshme duke determinuar situata dhe kualifikime ligjore të ndryshme.
1. Dorëheqja është akt politik dhe vendim personal i kryeministrit duke hequr dorë nga pozita e kryeminstrit. Po ashtu dorëheqja mund të përdoret edhe si manovër politike për qëllime tjera elektorale. Me dorëheqje kryeministri dorëzon mandatin e tij dhe hap rrugë për të formuar Qeverinë.

2. Shkarkimi i kryeministrit (Qeverisë) është akt juridik i cili instrumentalizohet përmes Mocionit të mosbesimit (neni 100 i Kushtetutës së R. Kosovës). Pra shkarkimi është veprim juridik duke nënkuptuar inicimin e proceduarve ligjore –kushtetutare drejt rrëzimit të Qeverisë, me ç’rast qeveria e shkarkuar do ti kryej të gjitha detyrat deri në formimin e qeveris së re dhe demokratike.

Çka pas shkarkimit të Qeverisë Kurti ?

Rruga ligjore drejt zgjidhjës dhe procedimit është e çartë, vetëm nevoitet bashkërendim dhe respektim të dispozitave Kushtetuese. Ne rastin tonë sikur kryeministri në detyrë Albin Kurti të dorëhiqej nga pozita e tij atëher menjëherë do të vinte në shprehje neni 95, pika 5 e Kushtetutës se Kosovës citoi: “Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.”
Pra siq mund të shihet Presidenti do të mund ti thërret në kunsultim partitë tjera për të formuar Qeverinë vetëm kur Kryeministri dorëhiqet por jo edhe kur shkarkohet Qeveria.

Në situatën juridike kur është Shkarkuar Qeveria Kurti përmes institutit, mocionit të mosbesimi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, është në diskrecionin e presidentit, pra në kompetencën e presidentit që të veproj komfor nenit 82, paragrafi 2, citoi: “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.“ Praktikisht vendi ynë pas pushimit të rrethanave emergjnete në lidhje me Covit-19, dhe fillimit të jetës normale, të shpërndahet Kuvendi i Kosovës dhe vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Duke u bazuar në vlerësimet e cekura si më lartë por edhe nga praktika dhe precedentet e vitit 2010 dhe 2017 kur qeveritë ishin shkarkuar përmes mocionit të mosbesimit dhe ishte shpërndarë Kuvendi i Kosovës duke shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme, çdo tentativë tjetër jashtë këtyre veprimeve si më lartë është shkelje dhe zbatim i gabuar dispozitave kushtetuese.

Avokat D.S.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco