Covid-19/Lufta e terrorizmit biologjik, njihuni me pasojat globale

Covid-19/Lufta e terrorizmit biologjik, njihuni me pasojat globale

Nga Avni Islami - 29/03/2020

Nuk ka më luftë të armatosur klasike. 

“Qërimi i hesapeve” midis shteteve të fuqishme kryhet me akte terroriste. Aktet terroriste i paraprijnë masave të destabilizimit ekonomik dhe të sigurisë, në mënyrë që aktet terroriste të shtetit agresor, të shkaktojnë frikë, panik e pasiguri të madhe. Kur, në këtë mënyrë të dëmtohet shteti ose grup i shteteve në një kohë të më vonshme do të shihen pasojat dhe rritja e ndikimit të shteteve të caktuara.

Në fazat e ma vonshme do të shohim, dobësimin e arsimit, shëndetësisë, drejtësisë, ekonomisë, kulturës, raporteve familjare e shkatërrimin e mjedisit –kështu do të dobësohet siguria dhe shteti.

Tash të gjithë e sidomos ekspertë të fushave përkatëse janë të vetëdijshëm dhe kanë bazë dyshuese se një virus Covid-19 po qarkullon me shpejtësi të madhe dhe ky virus për mendimin tim është jorastësisht por i prodhuar nga laboratorët e sofistikuar dhe e gjitha e ka një qëllim.

Siç shpjegon Profesori universitar Vesel Latifi në librin e tij “KRIMINALISTIKA” se përdorimi i armëve biologjike paraqet shpërndarjen e qëllimshme të viruseve, baktereve apo mikrobeve të tjera për të shkaktuar sëmundje apo vdekje në njerëz, kafshë ose bimë.

“Në parim, dalja nga laboratori e virusit mund të ndodhë qoftë si rrjedhje, ose si një infeksion i pa vënë re brenda një personi që normalisht del nga objekti në fjalë, shumica e ekspertëve besojnë se ky është një virus natyror, jo që është gjeneruar në një laborator. 
Ata pranojnë tezën e virologëve kinezë, të cilët një ditë para se të botohej intervista e Shohamit, njoftuan se ata kishin zbërthyer kodin gjenetik të virusit përgjegjës për pandeminë aktuale. 

Por unë qëndroi pranë mendimit tim se me lëshimin e virusit Covid-19, po krijohet një rend i ri botëror dhe se bota nuk  do të mbetet e njëjtë pas fitores së mundimshme, kundër Pandemisë me Corona virusin.

/Autori është profesor i Shkencave të Sigurisë/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco