Ishte imperative bërja e Bordit të Ri të SHSKUK.

Ishte imperative bërja e Bordit të Ri të SHSKUK.

Nga Gani Bajraktari - 28/03/2020

Ishte imperative bërja e Bordit të Ri të SHSKUK.
Në fakt ish-Bordi nuk ka funksionur për shumë muaj, ndërsa së paku nga 20 shkurti ka qenë edhe zyrtarisht afunksional.
Kjo ishte përgjigja e ish-kryetarit te bordit lidhur me shkarkimin e Drejtorit të SHSKUK,i cili ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar për falsifikim të faksimilit (e normalisht, një falsifikator I dënuar nuk mund të jetë në një positë të këtillë menaxheriale). Pra sipas ish kryetarit të këtij Bordi, ata nuk mund të mirreshin me shkarkimin e tij, sepse ishte Bordi jo-funksional!

Konsideroj, se kjo do të duhej të ishte detyra e pare e këtij Bordi!
Janë edhe dhejtëra shkelje e vepra tjera të raportuara, për të cilat unë nuk jam kompetent të flas.

Në këtë kohë të rendësishme për shëndetësinë e vendit, gjigantin e quajur SHSKUK duhet ta drejtojë një njeri me kredibilitet, dhe në asnjë mënyrë një person tashmë i dënuar për falsifikim e mashtrim.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco