Testimi i kufizuar është krim!

Testimi i kufizuar është krim!

Nga Sali Berisha - 28/03/2020

Edvin PPP Maska dhe Ndrikull Hajni Maska, me testimin e kufizuar që është në kundërshtim flagrant me direktivën e OKB, e cila urdhëron vendet anëtare të bëjnë “testim, testim, testim”, vazhdojnë testimin e kufizuar.

Ndërkohë është faktuar se vetëm karantinimi, ndonëse i domosdoshëm, absolutisht nuk mbron dot pa testimin e gjerë nga përhapja e epidemisë. Ata me këtë qëndrim po infektojnë dhe sëmurin çdo ditë me qindra qytetarë, të cilët në kushtet e një testimi të gjerë, do të mund t’i shpëtonin infeksionit.

Ky është një krim i vërtetë me të cilin, duke mos i zbuluar të infektuarit bëjnë të mundur që ata çdo ditë të infektojnë të tjerët.

Këtë qëndrim, Edvin PPP Maska dhe Ndrikull Hajni Maska po e mbajnë sepse ata për 90 ditë nuk importuan asnjë test dhe kur filloi epidemia kishin vetëm një sasi të kufizuar testesh. Testet e porosituara para një jave duan kohë që të vijnë.
 

Për të jusifikuar qëndrimin e tyre, dyshja Edvin PPP Maska dhe ndrikull Hajni Maska mashtrojnë në mënyrë të paskrupullt shqiptarët duke deklaruar se testi masiv krijon kaos apo se këtë nuk e bën Finlanda!

Dënoj me ashpërsi të madhe këtë qëndrim që zmadhon çdo ditë e më shumë infeksionin dhe semundjen nga COVID-19 dhe kërkoj aplikimin e testimit të gjerë në përputhje me direktivën e OBSH.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco